• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raunig: Shteti të mbrojë të drejtat e qytetarëve më të cenuar

by A R
13/05/2016 14:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Vlorë është mbajtur veprimtaria për prezantimin e Udhëzuesit për Mbrojtjen e Fëmijëve në Situatë Rruge.

Në këtë veprimtari merrnin pjesë Ambasadori i OSBE, Florian Raunig, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Elona Gjebrea, dhe Kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli.

“Edhe pse puna e fëmijëve ndalohet me ligj, ne të gjithë i kemi parë: fëmijë që lypin, që lajnë xhamat e makinave, që shesin pranë semaforëve, apo që punojnë për biznesin e riciklimit. Këtyre fëmijëve iu është mohuar mundësia për të qenë fëmijë. Shumica e tyre nuk shkojnë në shkollë. Ata nuk kanë kohë të luajnë. Madje ata nuk përfitojnë as kujdesin e duhur dhe as ushqehen siç duhet”, tha Raunig.

151df684-f12c-4074-a049-eb1a7fc5739eAi shtoi se, “në vitin 2009, Prezenca e OSBE-së mbështeti Bashkinë e Vlorës për krijimin e Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve. Kjo njësi aktualisht bashkërendon veprimtarinë për gjetjen e zgjidhjeve të duhura për sfidat me të cilat përballen fëmijët në nevojë dhe familjet e tyre. Harta e re territoriale dhe zgjerimi i kompetencave të pushtetit vendor do të thotë më shumë përgjegjësi për Njësinë për Mbrojtjen e Fëmijëve. Por, rritja e përgjegjësive kërkon edhe burime shtesë.

Sipas tij, “prezenca e OSBE-së është e përkushtuar që të promovojë mbrojtjen dhe përfshirjen e fëmijëve, me objektivin që të gjithë fëmijët të gëzojnë të drejta të barabarta. Gjatë dy viteve të fundit, falë mbështetjes së Qeverisë Italiane, kemi punuar intensivisht me Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve për të adresuar problematikën e fëmijëve në situatë rruge. Udhëzuesi për mbrojtjen e fëmijëve në situatë rruge është hartuar me mbështetjen e Prezencës dhe tani udhëheq punën e ekipeve në terren në disa bashki”.

aa5d253a-3493-498c-8f1a-f94c533ce9cc“Prezenca po punon nga afër me bashkitë për hartimin e planeve të veprimit që përshkruajnë përgjegjësitë specifike të autoriteteve vendore për mbrojtjen e fëmijëve. Jam optimist se plani i veprimit që kemi hartuar me stafin e Bashkisë së Vlorës do të mbështetet plotësisht nga bashkia, sidomos në aspektin e planifikimit në kohë dhe caktimit të burimeve”, tha Raunig.

Sipas tij, “është detyrë e shtetit që të mbrojë të drejtat e qytetarëve më të cenuar. Gjithashtu, mbarë shoqëria ka detyrimin moral të garantojë që asnjë fëmije të mos i mohohet mundësia për të gëzuar fëmijërinë, për të ndjekur shkollën, për të nxënë aftësitë që i duhen për të siguruar të ardhmen. Fëmijët duhet të kenë mundësinë që të rriten dhe të bëhen qytetarë që kontribuojnë në familjet dhe komunitetet e tyre. Le të ndërtojmë së bashku një të ardhme ku të gjithë fëmijët do të kenë mundësinë për ta shprehur plotësisht potencialin e tyre”. (javanews.al / r.a)

Next Post

Nënat më seksi duke iu dhënë gji fëmijëve (GALERI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rriten shërbimet klimatike të mbështetura në teknologji

Rriten shërbimet klimatike të mbështetura në teknologji

August 23, 2026
“Çdo ngritje çmimi, abuzim”, OSHEE: Nuk ka rritje të çmimit të energjisë për furrat e bukës! Ja si funksionon “orari pik”

Lufta dhe temperaturat ekstreme rrisin presionin mbi çmimet e bukës dhe makaronave

August 23, 2026
Ky është boksieri shqiptar që vrau partneren dhe më pas veten në Greqi

Ky është boksieri shqiptar që vrau partneren dhe më pas veten në Greqi

August 23, 2026
Arrestohet 32-vjeçari: Në makinë i gjenden pistoleta, municion dhe 15 800 euro

Arrestohet 32-vjeçari: Në makinë i gjenden pistoleta, municion dhe 15 800 euro

August 23, 2026
Situata e zjarreve në Pukë përmirësohet, vatrat në Gjegjan të shuara, vijon monitorimi

Situata e zjarreve në Pukë përmirësohet, vatrat në Gjegjan të shuara, vijon monitorimi

August 23, 2026
Rikthehet ilegalisht në Britani shqiptari i dënuar për përdhunim, kapet pas 7 vitesh

Rikthehet ilegalisht në Britani shqiptari i dënuar për përdhunim, kapet pas 7 vitesh

August 23, 2026
Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Shqipëria U-21 barazon me Italinë, bindin kuqezinjtë e Bushit

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Shqipëria U-21 barazon me Italinë, bindin kuqezinjtë e Bushit

August 23, 2026
Grabiste biçikleta dhe para në taksi, pranga 56 vjeçarit në Shkodër

Grabiste biçikleta dhe para në taksi, pranga 56 vjeçarit në Shkodër

August 23, 2026
Irani paralajmëron fqinjët: Kush i bashkohet luftës ekonomike të SHBA-së do të shihet si armik

Irani paralajmëron fqinjët: Kush i bashkohet luftës ekonomike të SHBA-së do të shihet si armik

August 23, 2026
Gushti nis me fluks të lartë udhëtarësh në pikat kufitare të vendit

Dyndje në Morinë, mbi 41 mijë kosovarë hyjnë në Shqipëri gjatë fundjavës

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com