Kuvendi i ShqipĂ«risĂ« ratifikoi dje marrĂ«veshjen e BE-sĂ« (MarrĂ«veshja KornizĂ« Financiare e Partneritetit), e cila do tâi lejojĂ« ShqipĂ«risĂ« tĂ« marrĂ« fonde nga Instrumenti i AsistencĂ«s sĂ« Para-anĂ«tarĂ«simit tĂ« BE-sĂ« (IPAIII).
Kjo asistencĂ« e para-anĂ«tarĂ«simit mbĂ«shtet vendet kandidate pĂ«r nĂ« BE dhe kandidatĂ«t e mundshĂ«m nĂ« miratimin dhe zbatimin e reformave kyçe politike, institucionale, sociale dhe ekonomike pĂ«r tĂ« qenĂ« nĂ« pĂ«rputhje me vlerat e BE-sĂ« dhe pĂ«r tâu pĂ«rafruar nĂ« mĂ«nyrĂ« progresive me rregullat, standardet dhe politikat e BE-sĂ«.
Financimi i ri, i cili nuk do të ketë nevojë të shlyhet, do të drejtohet në një sërë sektorësh si reforma në drejtësi, mjedisi, energjia, zhvillimi i sektorit privat, bujqësia, punësimi dhe përfshirja sociale, qeverisja e mirë dhe decentralizimi si dhe qeverisja vendore dhe civile.
Great news: Albanian parliament ratified #EU agreement for next seven years of EU financial assistance which will support #Albaniaâs reforms related to the enlargement process with up to +600 million EUR.
More info https://t.co/asRpzIuIRx#EuropeIsHere pic.twitter.com/B9fQClqQwTâ EU in Albania (@EUinAlbania) September 16, 2022
Ambasadorja Christiane Hohmann, Shefja e Delegacionit tĂ« BE-sĂ« nĂ« ShqipĂ«ri tha: âHapja e negociatave tĂ« anĂ«tarĂ«simit kĂ«tĂ« verĂ« ishte njĂ« moment historik nĂ« marrĂ«dhĂ«niet BE-ShqipĂ«ri, por lidhja jonĂ« ka qenĂ« gjithmonĂ« shumĂ« e fortĂ«. PĂ«r vite me radhĂ«, BE-ja ka qenĂ« mbĂ«shtetĂ«si mĂ« i madh i reformave nĂ« ShqipĂ«ri duke ofruar pothuajse 100 milionĂ« euro nĂ« vit pĂ«r programe nĂ« fusha si reforma nĂ« drejtĂ«si, bujqĂ«sia dhe shumĂ« fusha tĂ« tjera qĂ« prekin jetĂ«n e qytetarĂ«ve shqiptarĂ«. Ky ratifikim vazhdon kĂ«tĂ« partneritet tĂ« fortĂ«, me njĂ« paketĂ« tĂ« re dhe mĂ« tĂ« madhe mbĂ«shtetjeje pĂ«r tĂ« ndihmuar QeverinĂ« nĂ« procesin e zgjerimit nĂ« vitet nĂ« vijim, si dhe pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar jetĂ«n e pĂ«rditshme tĂ« shqiptarĂ«ve.
Më shumë rreth IPAIII
IPAIII për periudhën 2021-2027 është fokusuar në prioritetet e procesit të zgjerimit të BE-së. Sipas IPA III, programimi i asistencës së BE-së është programuar sipas pesë dritareve tematike, të cilat pasqyrojnë grupimet e kapitujve negociues. Dritaret tematike janë:
- Dritarja 1: Sundimi i ligjit, të drejtat themelore dhe demokracia;
- Dritarja 2: Qeverisja e mirë, përafrimi me acquis të BE-së, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe komunikimi strategjik;
- Dritarja 3: Axhenda e gjelbër dhe lidhje e qëndrueshme;
- Dritarja 4: Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse;
- Dritarja 5: Bashkëpunimi territorial dhe ndërkufitar.
Përveç kësaj, një sërë temash ndërsektoriale, të tilla si ndryshimet klimatike, mbrojtja e mjedisit, shoqëria civile, barazia gjinore dhe qasja e bazuar në të drejtat, janë integruar dhe për këtë arsye zbatohen në pesë dritaret.
Buxheti i ri IPAIII për periudhën programore 2021-2027 është mbi 14 miliardë euro, duke mbuluar partnerët e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë. Kjo është një rritje e konsiderueshme nga buxheti prej 10 miliardë eurosh i fazës së mëparshme IPA (IPAII, 2014-2020).
g.kosovari











Ahh sa keq! Nuk e moren parasysh pergjerimin e nongrates qe mos na jepnin asnje euro!