• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rasti “Xhafaj” dhe vëllezërit e ministres franceze të drejtësisë

by Ardit Rada
12/05/2018 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rachida Dati është një nga figurat më të njohura politike të Francës së sotme. Ish këshilltare e Presidentit Nicholas Sarkozi në vitin 2007, ajo ka qenë dy herë ministre e drejtësisë në qeveritë e François Fillon. Më pas ajo është zgjedhur kryetare bashkie e njërës prej njësive të mëdha të Parisit, e më pas vijon të jetë europdeputete e të djathtës franceze.

Dati ka qenë e para vajzë e një familjeje refugjatësh nga veriu i Afrikës, që është zgjedhur anëtare e një qeverie në Francë. Të gjitha këto janë të njohura për cilindo qe e ndjek jetën politike franceze dhe atë europiane. Ashtu siç janë të njohura edhe problemet e mëdha familjare që Dati ka pasur, për shkak të dy vëllezërve të saj, Jamalit dhe Omar Dati.

Teksa këto ditë opozita shqiptare bën një zhurmë të pazakontë në lidhje me vëllain e ministrit të brendshëm shqiptar Fatmir Xhafaj, është me interes të shihet sesi e ka trajtuar një situatë të ngjashme një vend si Franca, të cilën është e vështirë ta qortosh për “butësi” ndaj etikës dhe pastërtisë së figurës së politikanit. Mjafton të kujtosh ashpërsinë e sistemit politik e juridik francez ndaj shumë figurave të njohura politike, përfshirë ish-presidentin Jacques Chirac.

Vëllezërit e ish-ministres dhe europdeputetes Rachida Dati janë personazhe të njohur në Francë. Jamali është arrestuar shumë herë edhe gjatë kohës kur Rachida ishte ministre dhe kryetare bashkie, apo edhe kur ajo u zgjodh eurodeputete. Dhunë fizike ndaj ish të dashurës për ta vjedhur, shpërndarje droge në Francë e Belgjikë dhe konsum drogash të forta, vjedhje sendesh personale në vende publike etj, Jamal Dati e ka parë shumë herë derën e gjykatave dhe të burgut. Vetë Rachida është shprehur shumë herë publikisht se “drama e vëllait e shkatërroi familjen time, sidomos nënën”.

Edhe vëllai tjetër, Omari, është dënuar në dhjetor 2007 me tetë muaj burg, për trafikim drogash të forta. Në një familje me 11 fëmijë, rastet e vëllezërve Dati kanë qenë rregullisht një problem familjar i hapur. Por nga ana tjetër, këto probleme nuk kanë ndërhyrë në karrierën politike të Rachidas, vajzës muslimane që çau në politikën franceze pa u penguar nga hallet juridike të vëllezërve të saj.

Ardit Rada

Next Post
VIDEO/ Panik në Tiranë, makina merr flakë në ecje

VIDEO/ Automjeti shpërthen në flakë në Tiranë në ecje e sipër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga zgjedhja e kryepolicit tek mbështetja e bujqësisë, zbardhen vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave

Nga zgjedhja e kryepolicit tek mbështetja e bujqësisë, zbardhen vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave

March 30, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Nga fusha e sportit te arkitektura e shtetit

March 30, 2026
Pse adoleshentët vuajnë nga ankthi? Kriza që po përjetojnë sot

Pse adoleshentët vuajnë nga ankthi? Kriza që po përjetojnë sot

March 30, 2026
Dëmtim i Ernest Muçit te Kombëtarja? Nga Trabzonspori dalin detaje të tjera: Ky është plani për të

Dëmtim i Ernest Muçit te Kombëtarja? Nga Trabzonspori dalin detaje të tjera: Ky është plani për të

March 30, 2026
Shifrat/ Mijëra të vrarë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës me Iranin

Shifrat/ Mijëra të vrarë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës me Iranin

March 30, 2026
Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

March 30, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

Tabaku: Ligji për Parqet Teknologjike qokë për një pakicë e zbuluar nga SPAK tek AKSHI

March 30, 2026
Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

March 30, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD thirrje Berishës: Fakto publikisht akuzat ndaj Ervin Salianjit

March 30, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Do fillojmë takimet me opozitën, na duhen 84-86 deputetë

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In