• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rasti Veliaj dhe rasti Ndoci, dy standarde shoqërimi dhe një arratisje skandaloze

by Os De
13/01/2026 16:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur në korrik të vitit të shkuar Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit, duhet të shkonte për një vizitë në një spital privat të këtij qyteti, ngjitur me spitalin publik, shoqërimi i tij u bë me një prani të pazakontë të forcave të policisë. 

Zyrtarisht, në përgjigjen që Drejtoria e Burgjeve, i dërgonte më pas Avokatit të Popullit, bëhej e ditur se “për këtë shërbim janë planizuar 8 punonjës policie të rolit bazë, 2 drejtuesë automjetesh dhe një drejtues shërbimi Oficer. Ky planizim paraprak është kryer me arsyetimin e garantimit të sigurisë gjatë udhëtimit, sigurimin e mjeteve në parkim të përshtatshëm, sigurimin perimetrik të objektit Spital, sigurimin e ambienteve ku do të kryheshin vizitat/konsultat/ekzaminimet nga kati në kat i godinës etj. Së bashku me grupin e shoqërimit ka qenë present edhe 1 ndihmësmjek i IEVP Durrës, i cili shoqëron të burgosurin gjatë ekzaminimeve dhe administron dosjen shëndetësore dhe dokumentacionin shoqërues”, shkruhet nga Burgjet për shoqërimin e Veliajt. 

Në përgjigje, shpjegohej më tej se “stafi multidisiplinar i IEVP-ve (siguri, social, shëndetësor, ligjor) është përgjegjës për vlerësimin e riskut të të gjithë të dënuarve dhe të paraburgosurve, kur është nevoja për shoqërim jashtë regjimeve të banimit. Në këtë formular përcaktohen dy shkallë të riskut, “i lartë” dhe “standard”. Bazuar në formularin e treguesve të riskut dhe nevojave Nr. Extra Prot., datë 17.03.2025, për Z. Erion Veliaj, plotësuar nga IEVP Durrës, rezulton se ai është cilësuar me risk të shkallës “Standard”.” 

Drejtoria e Burgjeve e përshkruan kështu, shoqërimin e Veliajt me 12 persona, si një procedurë normale, në rastin e një personi me rrezik ‘standart’.  

Duke i qëndruar këtij interpretimi, rasti i sotëm i Altin Ndocit, i akuzuar për vrasje, përfaqëson një skandal shumë të rëndë. Ai është shoqëruar, jashtë paraburgimit, në praninë dhe të një të dënuari tjetër, nga vetëm 5 efektivë dhe shoferi i automjetit. 

Nëse procedura për një person me shkallën e rrezikut ‘standart’ parashikon shoqërimin me dy automjete dhe 12 persona, është i pashpjegueshëm vlerësimi që është bërë për Altin Ndocin, i cili është lënë në shoqërimin e vetëm dy efektivëve në momentin e hyrjes në spital. Qartazi, ai nuk mund të kategorizohet në personat me rrezik ‘standart’, e për pasojë shoqërimi i tij, sipas logjikës së vetë autoriteteve, do duhej të ishte me një numër forcash ndjeshëm më të madh se sa në rastin Veliaj. E megjithatë, kjo nuk ka ndodhur, përkundrazi, ai nuk ka qenë i shoqëruar as me minimumin e kërkuar nga vetë rregullorja e burgjeve, sipas së cilës numri  punonjësve të sigurisë parashikohet “në asnjë rast jo më pak se 3 (tre) punonjës sigurie për një të burgosur”. 

Në këtë rast kanë qenë dy të paraburgosur, dhe vetëm 5 punonjës sigurie. 

Një tjetër pikë e errët është, dhe fakti se i paraburgosuri tjetër, në qeli për vepra jo të rënda penale, është rikthyer në Institucionin e dënimit, i shoqëruar nga 3 punonjës siguri, ndërsa për të ruajtur Ndocin, i akuzuar për një seri veprash, mes të cilave dhe vrasje, kanë qëndruar vetëm dy policë.  

Por njollat e errëta që mbulojnë këtë ngjarje, shtrihen përtej këtij episodi. Për cilat arsye, mund të lihej në një burg si ai i Durrësit, botërisht i njohur, si një mjedis konvaleshence për të dënuarit një person me rrezikshmëri të lartë, i arrestuar me urdhër të SPAK, si pjesë e grupeve kriminale? 

Pakujdesi apo komplicitet, këtë mbetet ta vërtetojnë hetimet. Por një gjë është e qartë, arratisja e Ndocit është një dështim spektakolar! / Shqiptarja.com 

 

Next Post
Vrasja e gjyqtarit, GJKKO: Goditje e rëndë dhe kërcënim serioz ndaj pavarësisë së gjyqësorit

U akuzua për korrupsion në zgjedhje/ GJKKO dënon me 1 vit burg babanë e ish-kandidates së PSD-së në Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
Opozita të propozojë Vjosa Osmanin

Opozita të propozojë Vjosa Osmanin

March 3, 2026
Kosova pa kandidat për president/ Vetëm 72 orë nga skadimi i afatit kushtetues, Kurti ende nuk ka bindur opozitën

Kosova pa kandidat për president/ Vetëm 72 orë nga skadimi i afatit kushtetues, Kurti ende nuk ka bindur opozitën

March 3, 2026
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s nga Shkupi: Ambiciet bërthamore të Iranit përbëjnë kërcënim të madh për Evropën

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s nga Shkupi: Ambiciet bërthamore të Iranit përbëjnë kërcënim të madh për Evropën

March 3, 2026
“Ktheji në flori, mos i fut lekët në tokë se prishen”, Franc Çopja orientoi “Eskobarin” shqiptar si t’i investojë paratë

“Ktheji në flori, mos i fut lekët në tokë se prishen”, Franc Çopja orientoi “Eskobarin” shqiptar si t’i investojë paratë

March 3, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Arsyet pse frikësohet PD nga debati për imunitetin e Belinda Ballukut

March 3, 2026
“Nuk jemi pjesë e luftës, por do të mbrohemi!”, Katari mohon përfshirjen në sulmet ndaj Iranit

“Nuk jemi pjesë e luftës, por do të mbrohemi!”, Katari mohon përfshirjen në sulmet ndaj Iranit

March 3, 2026
Sondë me kamera për të zbuluar lidhjet e paligjshme, kreu i UKT: Humbjet në rrjet, një ndër arsyet kryesore të mungesës së ujit

Sondë me kamera për të zbuluar lidhjet e paligjshme, kreu i UKT: Humbjet në rrjet, një ndër arsyet kryesore të mungesës së ujit

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In