• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rasti “Rraja” dhe opozita me pushime të parakohshme

by Erl Murati
10/07/2023 14:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Erl Murati

Nëse kërkon në “Google” me togfjalëshin “të dorëhiqet Bledi Çuçi” të dalin me qindra lajme për kërkesat e vazhdueshme të opozitës për largimin nga detyra të ministrit të Brendshëm. Kërkesa për dorëheqje të Çuçit u artikuluan në rastin e vdekjes në komisariat të të riut Lear Kurti, me rastin e vdekjes në komisariat të të riut Arben Mici, me rastin e vetëvrasjes në komisariat të të riut Y.M., me rastin e vrasjes së 3-fishtë nga i sapoliruari nga burgu Dan Hutra, etj.

Madje edhe me rastin e ndërhyrjes së policisë në kampin e muxhahedinëve në Manëz, Berisha kërkoi dorëheqjen e Bledi Çuçit.

I vetmi rast, kur opozita nuk ka kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm, ishte ky i fundit, rasti “Rraja”.

Largimi i ministrit të Brendshëm ndodhi kur opozita më pak e priste. Madje rasti i Rrajave që masakrojnë me shkopinj dy kushërinj dhe filmojnë gjithë ngjarjen në mes të ditës, tregon 2 gjëra. E para, që shteti nuk kontroll fare territore të caktuara në Republikën e Shqipërisë dhe e dyta, që opozita i ka marrë herët pushimet verore.

Rasti i Fushë-Krujës jo vetëm për shkak të dhunës, por për shkak të sfidës së hapur që i bëhet shtetit dhe shoqërisë, duhet të ngjallte një reagim të ashpër kryesisht nga opozita.

Por, fatkeqësisht, opozita nuk e reflektoi dot politikisht revoltën qytetare. Janë raste të tilla, kur qytetari ndjen se është i përfaqësuar ose jo politikisht nga qeveria apo nga opozita e vendit.

Dhe në fakt, Edi Rama e reflektoi këtë revoltë qytetare duke e perceptuar si një rrezik ndaj qeverisjes, pushtetit dhe autoritetit të tij. Ai e kuptoi se nuk mund ta kalonte këtë incident me një ndjesë, largim shefash komisariati ose me frazat standarde “përgjegjësia është personale” dhe “PS nuk bëhet strehë e askujt”.

Ai vendosi të lëshojë një ministër të Brendshëm dhe një anëtar të grupit të tij parlamentar vetëm për t’iu përgjigjur pritshmërive të publikut. Të ishte për opozitën politike, Cuçi dhe Rraja do të shkonin të hënën në mëngjes në zyrat respektive.

Po pse opozita nuk e përktheu politikisht zemërimin qytetar që e kaploi në këtë rast?

Asnjë dalje publike në vendngjarje, asnjë vizitë në spital të plagosurve, asnjë vizitë në shtëpi, asnjë takim me banorët që pretendojnë se janë dëmtuar nga guroret. Vetëm disa statuse të thata në rrjetet sociale.

Berisha u kujdes të specifikojë se një nga të rrahurit e fisit Maja, është kryetar i grupseksionit të PD në Borizanë. Dhe kaq.

Rasti “Rraja” tregon më shumë se gjendjen aktuale të pafuqisë politike të opozitës.

E ndarë dhe e përçarë ne 4 fraksione apo grupime faktike, opozita e sotme shfaqet e dorëzuar përballë pushtetit. Ajo sillet sikur është e ndërgjegjshme që nuk mund të bëjë asgjë për të ndryshuar gjendjen e saj. Është e ndërgjegjshme se nuk është kompetitive, e vetëdijshme se nuk mund të rivalizojë PS në pushtet edhe nëse ajo kaplohet nga skandalet në vazhdimësi. Prandaj, rri e pret.

Basha pret Berishën, Bardhi pret Bashën, Berisha pret Bardhin. Dhe Meta i pret të gjithë.

Dhe të gjithë, kanë vendosur të nisin pushimet e parakohshme, i janë dorëzuar fatit të tyre. Rënies së lirë drejt disfatës së ardhshme elektorale. Jetëgjatësisë në opozitë që po mbyll dekadën e plotë.

Në fakt, duhet të ketë dinjitet edhe në humbje e disfatë. Pavarësisht se pushteti ngjan i largët dhe Edi Rama, më i fortë se kurrë, opozita duhet të bëjë atë për të cilën është mandatuar. Duhet të jetë në terren, me njerëzit, të përpiqet t’i kuptojë, të jetë zëri i tyre, të jetë avokate e tyre, të bëhet avokate e njerëzve kur mafia i rrezikon jetën, të sakrifikojë. Pra, të kryejë detyrën e saj funksionale.

Sot për sot, opozita politike ngjan me një tjetër Krujë, të marrë peng. Jo nga një fis, por disa fise.

Next Post
Tragjedia në Vilë – Bashtovë, inspektorët dhe policia zbresin në terren, konstatohen shkelje

Tragjedia në Vilë – Bashtovë, inspektorët dhe policia zbresin në terren, konstatohen shkelje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tajfuni “Dolphin“ hyn në zonën e paralajmërimit 24-orësh, rritet niveli i reagimit

Tajfuni “Dolphin“ hyn në zonën e paralajmërimit 24-orësh, rritet niveli i reagimit

August 8, 2026
Sherr me thika e brisqe rroje në burgun e Fierit, Zotaj qëllon Bajrin! Dy të plagosur

Sherr me thika e brisqe rroje në burgun e Fierit, Zotaj qëllon Bajrin! Dy të plagosur

August 8, 2026
Fluks në pikën kufitare, nga Kosova drejt brigjeve shqiptare për pushime

Fluks në pikën kufitare, nga Kosova drejt brigjeve shqiptare për pushime

August 8, 2026
Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, Berisha: Nuk marrim pjesë në përzgjedhjen e emrit

70 ditë tubim, Berisha: Do të shkoja çdo natë po të mos ishin qytetare

August 8, 2026
Cana rrëfehet për FSHF: Anglia më refuzoi vizën për tek Arsenali

Cana rrëfehet për FSHF: Anglia më refuzoi vizën për tek Arsenali

August 8, 2026
Pas disa ditësh betejë me flakët, fiken zjarret në Mallakastër, por vijojnë në Roskovec

Pas disa ditësh betejë me flakët, fiken zjarret në Mallakastër, por vijojnë në Roskovec

August 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 9 Gusht 2026

August 8, 2026
Sherr në burgun e Fierit, dy të burgosur përfundojnë në spital

Sherr në burgun e Fierit, dy të burgosur përfundojnë në spital

August 8, 2026
VIDEO / Deputetja e Haradinajt sulmon Albin Kurtin me vezë në Kuvend, dalin pamjet

VIDEO / Deputetja e Haradinajt sulmon Albin Kurtin me vezë në Kuvend, dalin pamjet

August 8, 2026
Analiza / Pacolli ka financuar vetëm 5.7 mln euro për ndërtimin e Aeroportit nga paratë e veta, edhe ato si hua

Analiza / Pacolli ka financuar vetëm 5.7 mln euro për ndërtimin e Aeroportit nga paratë e veta, edhe ato si hua

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com