• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rasti më i famshëm i azilit në Austri/ Vajza shqiptare zhduket, pasi policia i çon letrat për dëbimin e saj

by Java News
08/02/2020 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rasti më i njohur i azilit në historinë e re të Austrisë është ai i vajzës së re shqiptare, Arigona Zogaj, shkruan gazeta Wiener Zeitung.

Më 26 shtator të vitit 2007, Arigona Zogaj ishte fshehur për t`i ikur dëbimit. Ndërkohë, pasi kanë kaluar disa vite, ajo, nëna e saj Nuria bashkë ne vëllain Albinin dhe motrën, Albonën, të dytë më të rinj se ajo, jetojnë të qetë dhe në mënyrë tërësisht të ligjshme në Austrinë e Epërme. Arigona, veç tjerash, ishte shpallur Njeriu i Vitit 2009 në Austri.

Kjo është kronologjia e kësaj historie:

Maj 2001: Babai Zogaj hyn në Austri në mënyrë të paligjshme dhe aplikon për azil, transmeton albinfo.ch. Gruaja Nuria dhe pesë fëmijët iu bashkuan në shtator të  vitit 2002. Të gjitha aplikimet do të refuzohen në vitet në vijim, rast pas rasti.

26 shtator 2007: Policia bën gati familjen për dëbim, por Arigona zhduket. Për pasojë, nëna e saj mund të qëndrojë në Austri për të gjetur 15-vjeçaren. Pak kohë më vonë, shfaqet një letër dhe më pas edhe një video përmes të cilave Arigona kërcënon se do të bëjë vetëvrasje. Më 10 tetor, bëhet i njohur qëndrimi i Arigonës tek pastori Josef Friedl, nën mbrojtjen e tij.

14 dhjetor 2007: Gjykata Kushtetuese e Austrisë (VfGH)kundërshton një ankesë të bërë nga Zogajt – por njëherësh e bën të qartë se kjo nuk do të thotë që Arigona dhe nëna e saj duhet të dëbohen, përcjell albinfo.ch. Ministri i i atëhershëm i punëve të brendshme, Günther Platter, mohon të drejtën humanitare të qëndrimit, por Arigona dhe e ëma mund të qëndrojnë deri në përfundim të vitit shkollor, në vitin 2008.

Qershor 2008: Arigona dhe Nurie Zogajt u kërkohet me shkrim të largohen nga vendi që në fillim të pushimeve verore. Ndërkaq, një raport psikiatrik vërteton se Nuria kishte tentuar të bënte vetëvrasje ndërsa  vajza e saj në korrik kishte nevojë për trajtim. Kështu, ato mund të qëndronin për momentin. Babai ndërkohë kishte ikur në Kosovë.

12 nëntor 2009: Ministria e Brendshme vendos të deportojë Arigonën, nënën dhe dy motrat më të reja për shkak të një vendimi negativ të azilit, pëfcjell albinfo.ch. Avokati i Zogajve, Helmut Blum ushtron një ankesë në Gjykatën e Azilit.

18 Mars 2010: Gjykata e Azilit kundërshton ankesën. Blum njofton se do të bëjë një ankesë në VfGH. Në muajin prill bëhet kërkesa për efekt pezullues, dhe kështu dëbimi pezullohet deri në përfundim të procedurës.

14 qershor 2010: VfGH hedh poshtë ankesat. Ministrja e Brendshme Maria Fekter (PVP) rekomandon largimin vullnetar dhe një ditë më vonë i referohet edhe mundësisë së një kthimi ligjor.

15 korrik 2010: Familja udhëton në Kosovë pas përfundimit të vitit shkollor.

22 nëntor 2010: BH (autoritetet e qarkut) Vöcklabruck pranojnë aplikimet për vizë të nënës tani të divorcuar Nuries, Arigonës si dhe vëllait të saj, Albinit dhe motrës, Albonës, transmeton albinfo.ch. Kështu,  menjëherë pas kësaj, të katër anëtarët e familjes kthehen në Austri.

6 shkurt 2012: Arigona, Albini dhe Albona marrin vizat me leje qëndrimi. Nëna e tyre e kishte marrë vendimin në fund të vitit 2011. Familja ka jetuar e pavarur që nga ajo kohë dhe nuk ka marrë fare ndihma nga shteti. Vizat fillimisht ishin të vlefshme për një vit, por më pas ato janë zgjatur për dy vjet, përcjell albinfo.ch. Sot Arigona, nëna e saj dhe dy vëllezërit e motrat e saj të vegjël jetojnë ligjërisht dhe pa probleme në Austri./panorama

g,kosovari

Next Post
VIDEO+FOTO/ Pas Alketës, Dua Lipa ‘elektrizoi’ skenën e festivalit të “Sanremo” në Itali

VIDEO+FOTO/ Pas Alketës, Dua Lipa ‘elektrizoi’ skenën e festivalit të “Sanremo” në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTOLAJM/ Nis protesta e 16-të para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja

“Pas kësaj proteste, PD nuk do të ekzistojë më”, deputetja e PS: Rama s’ka asnjë arsye për dorëheqje!

July 7, 2026
Nigel Farage jep dorëheqjen si deputet nga parlamenti britanik

Nigel Farage jep dorëheqjen si deputet nga parlamenti britanik

July 7, 2026
Alarmi për zjarret, Çako: 160 vatra të regjistruara në vetëm dy javë, jemi të përgatitur për të menaxhuar çdo situatë

Alarmi për zjarret, Çako: 160 vatra të regjistruara në vetëm dy javë, jemi të përgatitur për të menaxhuar çdo situatë

July 7, 2026
Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

Rama nxjerr videon: Shumica e helmit të urrejtjes digjitale prodhohet nga Lindja, së shpejti edhe provat!

July 7, 2026
Porositën dy vrasje e trafik droge, SPAK 8 urdhër-arreste, shpëtojnë i forti i Vlorës dhe i besuari i tij! Në pranga një shef policie, kapet ish-efektivi në Zvicër

SPAK zbërthen rrjetin e drogës me lidhje nga Shqipëria në Gjermani, Turqi dhe Amerikën e Jugut, arrestohet ‘koka’ e grupit kriminal

July 7, 2026
“E motra është në gjyq me kryetarin e Bashkisë”/ Dokumentet nxjerrin në pah konfliktin e interesit të gjyqtares Flora Hajredinaj me çështjen kundër Veliajt

“E motra është në gjyq me kryetarin e Bashkisë”/ Dokumentet nxjerrin në pah konfliktin e interesit të gjyqtares Flora Hajredinaj me çështjen kundër Veliajt

July 7, 2026
VIDEO/ “Nuk mundet të shitet si Arlind Qori”, Buzhala për Pacollin: Njerëzit e tij u bënë organizatorë të protestës në Tiranë

VIDEO/ “Nuk mundet të shitet si Arlind Qori”, Buzhala për Pacollin: Njerëzit e tij u bënë organizatorë të protestës në Tiranë

July 7, 2026
Konferenca Ndërqeveritare, Balla: Shqipëria europiane që po ndërtojmë është një histori suksesi

“Bufat e kënetës dhe sorrat e inkubatorit do të bëjnë gjithmonë dëm”, Balla i përgjigjet Berishës pas mashtrimit për qumështin në Prishtinë

July 7, 2026
Arrestimi i 14 doganierëve, Greqia zgjat orarin në kufirin me Shqipërinë

“Doganat” arkëtojnë 66 milionë lekë, falin 168 milionë tjera. Kush përfiton deri më 31 dhjetor?

July 7, 2026
Fundi i epokës Le Pen? Bardella gati për betejën e madhe për garën presidenciale

Fundi i epokës Le Pen? Bardella gati për betejën e madhe për garën presidenciale

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In