• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rasti “Maaßen“ përçan Gjermaninë

by Java News
22/09/2018 11:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

„Kemi gabuar“ – Rasti „Maaßen“ duhet të rihapet, thotë kryetarja e SPD-së, Andrea Nahles dhe shpreson se ministri i Brendshëm, Horst Seehofer do të tregojë mirëkuptim. Edhe kancelarja Merkel kërkon zgjidhje të shpejtë. Kthesë e papritur në rastin e Hans-Georg Maaßen, ish-kreut të Mbrojtes Kushtetuese, shërbimit sekret gjerman që vëzhgon ruajtjen e Kushtetutës pas largimit nga detyra.

Me kërkesë të kryetares së partisë socialdemokrate, Andrea Nahles, që ndodhet nën presion të fortë nga partia e saj, kancelarja Angela Merkel dhe ministri i Brendshëm, Horst Seehofer do ta rimendojnë ringritjen në post të Maaßenit, pas largimit nga detyra si kreu i Mbrojtjes Kushtetuese për shkak të kritikave të forta dhe disa deklaratave për një video ku sulmoheshin të huajt. Maaßen u shpreh para disa ditësh për gazetën “Bild” se nuk ka të dhëna për një gjueti ndaj të huajve dhe vuri në dyshim vërtetësinë e videos.

Të rivlerësojmë situatën

Merkel është shprehur se së bashku me Nahles dhe kreun kristiansocial do të kërkojnë një „zgjidhje të përbashkët, të qëndrueshme” madje përgjatë fundjavës. Merkel u shpreh se ka një ujdi me Seehofer dhe Nahles që „të rivlerësojme situatën”.

Nahles i është drejtuar me një letër Merkelit dhe Seehoferit duke kërkuar që të rishikohet vendimi i së martës. Kemi gabuar“, thotë kryetarja e SPD-së, Andrea Nahles.

Në letrën e saj, Nahles iu referua „reagimeve tërësisht negative” brenda popullatës . „Kjo duhet të jetë arsye që të reflektojmë”. Edhe Merkel kërkon një reagim të shpejtë, sepse „për shkak të sfidave të jashtme dhe të brendshme” në këtë kohë është mjaft e nevojshme një „përqëndrim i plotë tek aftësia vepruese e qeverisë”.

Kreu i grupit parlamentar kristiansocial, Alexander Dobrindt u shpreh se pritet „një fundjavë e ashpër e përpjekjeve diplomatike”.

Ngritja në detyrë e Hans-Georg Maaßenit shkaktoi kritika të forta brenda socialdemokratëve, që donin nxjerrjen në pension të tij. Zemërimi u rrit kur u bë e ditur, se Maaßen, ngrihej në detyrë, duke u bërë sekretar shteti në Ministrinë e Brendshme e duke zëvendësuar kështu socialdemokratin Gunther Adler në këtë detyrë.(DW)

Next Post
Dua t’ju njoh me Milenen!

Ishte koha e targave të zeza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In