• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Rasti kur aplikohet gjoba për siguracionin”, Gonxhja: Po t’u hoq patenta kthehesh në autoshkollë

by
26/03/2021 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesit e automjeteve që nuk rinovojnë siguracionin nuk do të marrin gjoba automatike.

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor Blendi Gonxhja sqaron se pavarësisht kërkesave të shoqërisë së siguracioneve një rregull i tillë nuk do të përfshihet në kodin rrugor.

Penalitete për drejtuesit e makinave do të ketë në rastet ku konstatohen nga policia në ambiente publike.

“Nuk ka asnjë dispozitë të tillë që të kemi dakordësuar që të jetë pjesë e Kodit Rrugor për të përcaktuar një gjobë automatike nëse nuk rinovon siguracionin e detyrueshëm. Ka vetëm një mënyrë sesi gjobat për mospasje siguracioni të detyrueshëm aplikohen, kjo është përmes vizualizimit, kapjes në qarkullim” tha ai për ABC News.

Pas shtyrjes me tre muaj brenda 2 javëve pritet të rinisë edhe procesi i kolaudimit të automjeteve. Gonxhja sqaron se kriteret e kontrollit teknik të automjeteve do të jenë më të forta meqenëse zgjatet  periudha e kontrollit nga 1 vit në 2 vite.

“Teknikët po punojnë dhe shumë shpejt do të jemi në gjendje të hapemi për shërbimin e ri të koaludimit, kriteret do të jenë më të forta” tha ai.

Në ndryshimet e kodit Rrugor  është parashikuar rritje e penaliteteve për drejtuesit që abuzojnë me rregullat në të gjitha nivelet. Për këta persona do të jetë e detyrueshme rikthimi në autoshkolle.

“Flasim për ata që i kanë përsëritur dhe janë në ekstremet e kundravajtjes. Kur anulohet leja e drejtimit, nuk do të ketë më vetëm ritestet, por një rikthim në bankat e autoshkollës” tha ai.

Ndryshimet në Kodin Rrugor tashmë kanë kaluar në komisionet parlamentare dhe pritet të marrin miratimin përfundimtar në parlament në seancën e ardhshme. / b.h

Next Post
Incidenti me Kurtin dhe Osmanin në Mitrovicë/ Reagon Vuçiç: Provokim ndaj serbëve

Deklarata e fortë e Vuçiç: Do të vazhdoj punën drejt delegjitimimit të pavarësisë së Kosovës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In