• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Deklarata e fortë e Vuçiç: Do të vazhdoj punën drejt delegjitimimit të pavarësisë së Kosovës!

by
26/03/2021 19:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar të premten se do të vazhdojë të punojë drejt “delegjitimimit të pavarësisë së Kosovës”.

Vuçiç ka bërë këto deklarata teksa ka komentuar raportin e Parlamentit Evropian (PE) mbi përparimin e Serbisë drejt pranimit në Bashkimin Evropian, të miratuar një ditë më parë.

Presidenti serb e ka konsideruar raportin si “gënjeshtra të zhveshura”, duke shtuar se deputetët e bllokut evropian kanë “humbur në kohë dhe hapësirë”.

“Ata duket se kanë lexuar një raport nga 2011 dhe jo nga viti 2021,” u ka thënë presidenti serb gazetarëve, gjatë një vizite në rrethinën e qytetit Shabac.

Në këtë raport, anëtarët e Parlamentit Evropian kanë paralajmëruar se normalizimi i marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën, dhe respektimi i vërtetë i të drejtave themelore në këtë vend, është element thelbësor për përcaktimin e ritmit të negociatave të pranimit në Bashkimin Evropian.

Lidhur me pjesën e raportit në të cilën PE ka shprehur shqetësim për “fushatën për të delegjitimuar pavarësinë e Kosovës”, Vuçiq tha se ai është krenar për këtë dhe se do të vazhdojë të punojë për delegjitimimin e pavarësisë së Kosovës “për inat të Parlamentit Evropian”.

Duke komentuar pjesët e raportit të PE, i cili përmend “mungesën e pajisjeve mjekësore” për luftën kundër pandemisë së koronavirusit dhe ekspertizën e pamjaftueshme të mjekëve në Serbi, Vuçiç tha se deputetët evropianë “kanë thënë gjithçka vetëm për veten e tyre” kur kanë miratuar atë dokument .

“Ne testojmë më shumë sesa 80 për qind e vendeve të BE-së dhe ata na dënojnë”, ka deklaruar ai.

Në raport janë shprehur shqetësime edhe në lidhje me funksionimin e Parlamentit të ri të Serbisë, i cili nuk ka opozitë parlamentare.

Deputetët evropianë kanë përsëritur rëndësinë e përafrimit të Serbisë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së, duke pasur parasysh që shkalla e pajtueshmërisë së Serbisë aktualisht është më e ulëta në rajon.

Serbisë i janë kërkuar rezultate “bindëse”, duke përfshirë hetime efektive në fusha të rëndësishme si, gjyqësori, liria e shprehjes, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Mes tjerash është përmendur edhe se liria e medias po përkeqësohet dhe se përdorimi i gjuhës ofenduese, frikësimi dhe madje gjuha e urrejtjes po rritet ndaj anëtarëve të opozitës parlamentare, intelektualëve të pavarur, organizatave joqeveritare, gazetarëve, individëve me ndikim dhe anëtarëve të partive në pushtet.

Në mesin e çështjeve tjera, deputetët e PE-së kanë mirëpritur përparimin që Serbia ka bërë në zhvillimin e një ekonomie funksionale të tregut dhe kanë inkurajuar Qeverinë serbe të ndjekë reformat strukturore në këtë fushë./ REL

b.h

Next Post
FOTO: Nesër nisin punimet në lotin I të Unazës së Madhe, ja si do të bëhet qarkullimi i mjeteve për një javë

FOTO: Nesër nisin punimet në lotin I të Unazës së Madhe, ja si do të bëhet qarkullimi i mjeteve për një javë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Ndërtimet pa leje “fundosin” të tjerë zyrtarë dhe efektivë në Sarandë, lëshohen 12 urdhër-arreste

May 25, 2026
Pse “non grata” nuk blihet dot me para?!

“5-vjetori i non-gratës”, Sondazhi: 75% të shqiptarëve nuk iu intereson fare halli i Berishës

May 25, 2026
“Po e merr PD-në me vete në varr…”, Haxhiu: Portreti i doktorit është për në mur, jo të drejtojë partinë

“Po e merr PD-në me vete në varr…”, Haxhiu: Portreti i doktorit është për në mur, jo të drejtojë partinë

May 25, 2026
Rusia kërcënon me sulme të reja ndaj Kievit dhe u bën thirrje të huajve: Largohuni menjëherë!

Rusia kërcënon me sulme të reja ndaj Kievit dhe u bën thirrje të huajve: Largohuni menjëherë!

May 25, 2026
“Fishekzjarret i hodhi Rama…”/ Salianji për “zgjedhjet” në PD: Morën pjesë 4 mijë vetë, mosha mesatare 70 vjeç

“Fishekzjarret i hodhi Rama…”/ Salianji për “zgjedhjet” në PD: Morën pjesë 4 mijë vetë, mosha mesatare 70 vjeç

May 25, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

Vizita e Dendias në Tiranë, Nazarko: Greqia ushtron presion ndaj Shqipërisë për shkak të integrimit

May 25, 2026
“Nuk është momenti për Nenin 4…”, ambasadori shqiptar në Kiev: Sulmet ruse mbi selitë tona? Do qëndrojmë…

“Nuk është momenti për Nenin 4…”, ambasadori shqiptar në Kiev: Sulmet ruse mbi selitë tona? Do qëndrojmë…

May 25, 2026
“Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre”

Alibeaj: Kapitulli 23, numri “Michael Jordan” i procesit të integrimit të Shqipërisë në BE

May 25, 2026
“Rama është në rreth të kuq”, Berisha: Raporti i IBAR kaloi për shkaqe gjeopolitike!

“Rama është në rreth të kuq”, Berisha: Raporti i IBAR kaloi për shkaqe gjeopolitike!

May 25, 2026
Nën gazin lotsjellës opozita turke gjen një yll të ri! Özgür Özel del në skenë si rivali i ri i Erdoganit

Nën gazin lotsjellës opozita turke gjen një yll të ri! Özgür Özel del në skenë si rivali i ri i Erdoganit

May 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In