• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rasti i motrave Kajtazi, Klosi letër AMA-s: U shkelën të drejtat e fëmijëve

by Java News
27/08/2015 20:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historia e motrave Kajtazi, nga Durrësi, ishte këtë verë një nga lajmet më të transmetuara nga mediat audiovizive dhe ato të shkuara. Pavarsisht moshës së tyre të mitur, lajmet me fotot e tyre u pasquruan në çdo edicion lajmesh apo në faqet e para të gazetave në shumicën e rasteve pa asnjë çensurim.

Nisur pikërisht nga ky rast, por që në fakt përfaqson një fenomen të vazhdueshëm në vendin tonë, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, si institucioni që bashkërendon punën për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës dhe mbikqyr zbatimin e legjislacionit në këtë drejtim, i ka shprehur shqetësimin për mënyrën e pasqyrimit në media, Autoritetit të Mediave Audiovizive. Me anë të një letre drejtuar kreut të AMA-s, Gentian Sula, ministri Klosi thekson se parimi i mbizotërimit të interesit të fëmijës para çdo interesi tjetër, e drejta e jetës dhe e zhvillimit, dhe mbrojtja e fëmijës nga cënimi i paligjshëm i moralit dhe i dinjitetit janë parime bazë të të drejtave të fëmijëve që duhen respektuar nga mediat në transmetimin e lajmeve apo kronikave ku përfshihen fëmijët.

Më tej ai thekson se kuadri legjislativ dhe rregullator për mediat audiovizive përcakton qartë përgjegjësitë e mediave në respektimin e të drejtave të fëmijëve. “Në mënyrë të veçantë, mediat kanë detyrimin të ndalojnë transmetimin e programeve që mund të dëmtojnë seriozisht zhvillimin fizik, mendor ose moral të të miturve, duhet të respektojnë me rigorizitet privatësinë e të miturve si dhe duhet të shmangin çdo raportim apo transmetim, që çon direkt apo indirekt në identifikimin e çdo fëmije që mund të jetë ose është viktimë, dëshmitar, apo i akuzuar për kryerjen e një vepre penale”, – thuhet në këtë letër.

“Transmetimi i figurës apo detajeve mbi ngjarjen të cilat bëjnë lehtësisht të mundshëm identifikimin e plotë të fëmijës, janë në kundërshtim të plotë me parimet kryesore që media duhet të respektojë. Mosrespektimi i këtyre detyrimeve është në shkelje të Konventës së OKB-së “Për të drejtat e Fëmijës”, duke u bërë një faktor pengues për rehabilitimin e fëmijës dhe riintegrimin e tyre në një jetë normale”, – thuhet në letrën e ministrit Klosi.

Gjithashtu ai bënë të ditur se gjatë monitorimit të vazhdueshëm për ngjarjet dhe rastet e pasqyruara në media ku janë përfshirë fëmijët, është konstatuar shkelje të këtyre parimeve dhe të të drejtave të fëmijëve, veçanërisht në rastet që kanë prekur fëmijë si viktima apo si autorë të veprave penale. Për sa më sipër, ministri Klosi i kërkon AMA-s, marrjen e masave konkrete për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve gjatë transmetimeve të operatorëve të shërbimeve audiovizive, në përputhje me ligjin.

Next Post

Vajza e Eli Farës provokon, nxjerr gjoksin në Facebook (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

July 5, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Është vonë…

July 5, 2026
Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

July 5, 2026
Protestuesja në tubimin para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

Protestuesja në tubimin para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

July 5, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa është pjesëmarrja në protestën përpara Kryeministrisë

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa është pjesëmarrja në protestën përpara Kryeministrisë

July 5, 2026
Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

July 5, 2026
Kina dhe Suedia bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të mbështesin multilateralizmin

Kina dhe Suedia bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të mbështesin multilateralizmin

July 5, 2026
“Epsteini” ynë

Pse fantazia e memeve përfundoi në arkivol?

July 5, 2026
“Protesta e fundit e pazakontë”, analisti: Ndërkombëtarët nuk kanë dalë në mbështetje të plotë!

“Protesta e fundit e pazakontë”, analisti: Ndërkombëtarët nuk kanë dalë në mbështetje të plotë!

July 5, 2026
Vullkani Etna shpërthen sërish në Siçili, re hiri mbi ishull dhe kufizime fluturimesh në aeroportin e Katanias

Vullkani Etna shpërthen sërish në Siçili, re hiri mbi ishull dhe kufizime fluturimesh në aeroportin e Katanias

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In