• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rasti i habitshëm: Vendi që ka vaksina, por nuk i do

by Ardit Rada
10/03/2021 21:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka vende në Europë dhe botë që po bëjnë çdo gjë për të pasur doza vaksine të mjaftueshme për Covid-19.

Por ka dhe vende që një sasi të bollshëm e kanë, por nuk duan ta përdorin. Ky është rasti i Ukrainës, ndoshta vendi ku opinioni publik është më refuzuesi ndaj fushatës së vaksinimit.

Vendi ka marrë rreth 500 mijë vaksina të Astra Zeneca, dhe një sasi tjetër nga kinezja Sinovac, por deri më tani vetëm 23 mijë persona janë vaksinuar, dhe trendi nuk duket se do të ndryshojë për momentin.

Por shifrat janë edhe më domethënëse, nëse mësohet se pjesa më e madhe e të vaksinuarve, rreth 14 mijë, është e përbërë  nga ushtarakët që patrullojnë kufirin lindor me provincat rebele pro ruse, pas një konflikti të përgjakshëm, që ende vijon me ritme më të ulëta dhe që ka shkaktuar në vend më viktima se vetë pandemia.

Sipas një sondazhi të këtyre ditëve, rreth 60% i popullsisë refuzon të vaksinohet, ndërkohë që kjo shifër një muaj më parë nuk kalonte 40%.

Në periferitë e vendit, mosbesimi është edhe më i madh. Në një reportazh të Associated Press, tregohet rasti i qytezës së Selydove, 700 kilometra nga Kievi, ku  vetëm 5% i vetë mjekëve pranoi vaksinimin, duke detyruar stafin që kishte ardhur nga kryeqyteti t’ia injektojë vetes që mos të shkonte dëm.

Por cilat janë arsyet e këtij mosbesimi? Në radhë të parë, dyshimet për korrupsion. Dyshimet janë të forta që cilësia e vaksinave nuk është e mirë ashtu si dhe ruajtja e tyre, veçanërisht në rastin e vaksinës kineze.

Sipas një sondazhi të këtyre ditëve, rreth 60% i popullsisë refuzon të vaksinohet, dhe disa politikanë e kanë fryrë mosbesimin me akuzat e tyre.

Ndërkohë, bilanci rritet dita ditës. Vendi me 41 milionë banorë ka regjistruar rreth 1.4 milionë të infektuar, ndërkohë që viktimat kanë kaluar 28 mijë.

Next Post
Anijet turke të NATO-s mbërrijnë në portin ukrainas

Anijet turke të NATO-s mbërrijnë në portin ukrainas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In