• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rasti i Anjeza Shabanit: Kush është monstra?

by Armir Shkurti
21/06/2016 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armir Shkurti

Lajmi i mbrëmshëm nuk qe se Anjeza Shabani u filmua duke zhdëpur një fëmijë, por se ish kolegu i saj i para 3 viteve, Armir Shkurti, nuk reagoi në facebook për ngjarjen!

zanetti armir shkurti

Ja, edhe vet i madhi Zanetti i Interit më ka shkruar! Shkroi më pas edhe në një postim timin, bashkë me emra të mëdhenj të futbollit, e më pas këtë …e bënë lajm në një portal!

“Monstër” qe epiteti më dashamirës që më atribuan. E gjithë kariera ime paskësh qenë kot,  më blozë aktivizmi qytetar e akoma më plehrë emisioni Alarm . Më bënë lëpirës prapanicash të partive, kurvar e çmos tjetër. Më i zi unë se Anja që i binte me sa fuqi kishte atij fëmije. ….

….. Po Ministres së Arsimit , kush nga portalet , mediat dhe opinioni publik i kërkoi një reagim? Po agjencive dhe inspektorateve të panumërta shtetërore, kush i shkoi e t’i bëjë disa pyetje thelbësore:

1 –  A ishte i rregullt, me leje e gjithçka ky biznes?

Mesa jam informuar, është hapur PA LEJE! Por kjo mbetet për t’u sqaruar nga portalet, emisionet dhe opinioni publik. Mbase unë gaboj. Por nëse është e vërtetë kjo që  unë di, në burg bashkë me atë rrahëse fëmijësh duhet të jetë edhe një varg i gjatë funksionarësh shteti që e kanë lënë të zhvillojë atë aktivitet

Pra pasi të flasë Ministria, Drejtoria Arsimore Rajonale Tiranë, Drejtoria e Tatim – Taksave, Drejtoria e Policisë Tiranë etj, për rregullsinë e atij biznesi, pastaj në ka mbetur ndonjë gur për t’u hedhur, ia lëshoni pa problem Armirit që flet a që hesht

2 – A është Anjeza Shabani shtriga që duhet djegur në turrën e druve? Patjetër! – shkruajnë një pjesë e të indinjuarve me të drejtë. “Ta zhdukim, ta vrasim, ta dënojmë…!!!”

“E vras këdo që më prek tim bir”! – këtë deklaratë e kam bërë qysh sa i pashë sytë orën e parë që erdhi në këtë botë. Por s’qe e thënë. E kisha në një kopsht privat në mes të Tiranës. “Babi, më rrafi zysh Edlira sot. Ma skuli vesin ele më xhujti ke façja”. Më ra qielli. Thirra, bërtita, ulërita, kërcënova…po nuk e vrava dot edukatoren! Ashtu siç – besoj unë – shumica që bën be në facebook se do vrasë këdo që i prek fëmijën, tërhiqet në moment të fundit.

Pasi unë bëra namin, fëmijën nuk ma prekën më me dorë. Për hakmarrje nuk i afrohej edukatorja, nuk  e përfshinte në lojra, nuk e stimulonte…

angjeza shabani me femijen

SEPSE KY ËSHTË SISTEMI!!!

Përqëndrimi i urrejtjes, mllefit, shfryrjes vetëm tek një “businesswoman” që rreh fëmijë, nëse mbetet aty, besoj se nuk është aspak e shëndetshme për shoqërinë. Janë mbushur profilet me foton e Anjeza Shabanit të krehur e pudrosur dhe të gjithë shfryjnë atje. Mirëpo ajo mbrëmë fjeti në qeli. Ne do flasim edhe sot edhe nesër , sa të na dalë ndonjë histori tjetër …qoftë edhe futbolli që do të zerë komentet a bisedat tone. Ne mbrëmë nuk pamë as më pak e as më shumë nga ç’kemi parë në kamera të tjera të fshehta në shkolla, jetimore, kopshte fëmijësh. Janë arrestuar, dënuar e liruar drejtoresha e edukatorë pafund, por janë liruar sërish e druri sërish vazhdon ndër fëmijë pa mëshirë.

A e dini se dënimi për atë vepër që patë në ekran mbrëmë nis nga 3 muaj burg? Do të thotë se e arrestuara e mbrëmshme ka të gjithë të drejtat që të lirohet nga gjykata dhe ta nxjekë proçesin në gjendje të lirë? A e dini se për këto lloj veprash që dënohen nën 2 vjet burg, jepet masë dënimi alternative, si psh: punë në komunitet apo shërbim prove? Pra kur të tërhiqet vala e  cunamit të dufit e mallkimeve, Anjezës mbase mund t’i ketë marrë me vete koshtin, por jo lirinë.

3 – A pyetën portalet dhe opinioni ligjvënësit dhe ligjzbatuesit se si ka mundësi që shteti, i ashpër deri në tirani për një kupon tatimor a gotë birrë në timon, është kaq mëshirëplotë për ata/ato që me të drejtë quan “monstra” e që jo vetëm rrahin një fëmijë, por lenë gjurmë të përjetshme në jetën e tij e gjithë atyre krijesave të vogla që shohin dhe përjetojnë tmerrin duke parë ato skena dhune? Nuk pashë as dje as sot të analizonte kush se si ka mundësi që ky shteti ynë është kaq larg edukimit të fëmijës, kaq pasiv ndaj rritjes së tyre, varfërisë e deri dhunës?

Tani dy fjalë për Anjezën dhe për Alarmin:

Emisioni investigativ Alarm u ngrit vrullshëm, brenda pak muajve, dhe u bë një ndër emisionet investigative kryesore në vend, ku gjenin pasqyrim madje edhe zgjidhje halle e probleme nga më të larmishmet: Nga keqtrajtimi i pacientëve nëpër spitale tek ai i fëmijëve në shkolla, nga polici që merr rryshfet tek deputeti, nga PD – ja te PS -ja…

Anjeza Shabani ka qenë pjesë e atij emisioni dhe ka dhënë kontributin e saj si prezantuese. Korrekte dhe e impenjuar. Në raste të ngjashme me të sajin mbrëmë, ka mbushur sytë me lot e ka mallkuar dorën që ka qëlluar foshnjen. Në atë periudhë të paktën, se tani nuk e di, falte 5 vakte, një a dy prej të cilave në Xhaminë e Xhurës, pas Kinostudios. Iku nga Alarmi në vitin 2013 kur do lindte vajzën, të cilës i vuri emrin Diren, emrin e të cilës ia ka vënë edhe kopshtit.

Për këto arsye, tronditja dhe befasia e neveria ime ishin të mëdha. Zhgënjim nga dikush që ti pret të jetë në majat e luftës , të paktën asaj në mbrojtje të më të dobtëve. E pashë në lokalin pranë shtëpisë emisionin mbrëmë, me burra të tjerë, dhe që të gjithë njëzëri , pasi e shamë, deklaruam: “T’ia bënte tim biri, unë e kisha vrarë”….por unë e di që s’jemi nga ata burra…

Next Post

Shpallen fituesit e konkursit për skulpturat dekorative në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In