• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rasti i 613 kg kokainë dhe skema e “garantit” përmes Prokurorisë

by Mero Baze
04/05/2018 20:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Arrestimi i biznesmenit që trafikoi 613 kg kokainë nga Kolumbia në Shqipëri, ka vendosur heshtjen në kampin opozitar në Shqipëri dhe ka filluar të prodhoj një farë “qesëndie” prej tyre për “peshkun e madh”, edhe pse për javë të tëra, Sali Berisha dhe shtypi afër tij, e ka paraqitur rastin, si një skandal të lidhru me qeverinë.

Të vetmit që ndjehen të lehtësuar nga arrestimi janë ambasada amerikane dhe qeveria shqiptare, e cila ka pranuar se arrestimi është bërë në bashkëpunim me agjensitë e zbulimit ndërkombëtar.

Biles Ambasada amerikane, si për ironi,  e ka shoqëruar arrestimin dhe me një foto satirike, që e paraqet Çekaj si “peshk I madh” .

Por çfarë e bën kaq të bujshëm lajmin e arrestimit të Çekaj?

Arrestimi mund të rindërtoj historinë e kësaj linje trafiku, e cila është kryer dukshëm përmes një skeme, e cila ka përdour si garante të mos dënimit final, prokurorinë. Nga pikpamja formale juridike, ngarkesa e porositur e bananeve e tipit CIF, ku përgjegjësia deri në portin e  Durrësit është e porositësit, ka qenë skema që ka shpëtuar nga penalizimi të njëjtin biznesmen vite më parë, kur në kontenierin e  tij është gjetur sërish kokainë. Prokuroria e ka lënë të lire, duke e justifikuar se ai nuk ka faj, pasi ka porositur banane.

Nën këtë skemë të garancisë ligjore, nëse prokuroria nuk heton më tej dhe nuk gërmon në gjurmët e rrugës së trafikut, ky biznes bëhet plotësisht I suksesëshëm pa pasur nevojë të kesh lidhje me shefa police apo çdo kënd tjetër, pasi ke të sigurt shfajësimin formal që ngarkesa nuk është e jotja.

Për këtë arsye arrestimi i Çekajt dhe hetimi i thelluar ndaj kësaj linje trafiku, mund të prodhoj një pamje të re të rolit që ka luajtur prokuroria shqiptare si “garante e heshtur”  e kësaj skeme trafiku, ku nëse droga kalon pa u kapur është fitore, por nëse kapet, nuk është fundi I botës, pasi nuk ke faj ligjërisht.

Edhe pse kompania ka një precedent të mëparshëm në këtë histori, për më shumë se dy vite ndaj saj nuk është bërë asnjë hetim dhe kapja e drogës është bërë fal skanerit të doganës në Durrës, dhe sinjaleve ndërkombëtare për dyshimet mbi ngarkesën.

Është kjo arsyeja që arrestimi i sotëm në Gjermani ka ngjallur entuziazëm tek ambasada e SHBA dhe qeveria në Tiranë, dhe akoma më tepër pritshmëria që në rrjet ka rënë një peshk I madh, që mund ta çoj drejtësinë drejt garantëve të sigurt të këtij trafiku.

Është aq reale kjo pritshmëri, sa ndjehet edhe në “qesëndinë” e opozitarëve, që kanë filluar ta quajnë rastin e Maminasit dhe vet Çekaj një “peshk i vogël”. Me sa duket i arrestuari tjetër në Spanjë me një tonë, i ka hutuar. Dhe s’kanë faj, se u duket “sypeshkaqen”.

Next Post
Fëmijës i rikthehet shikimi, ministrja Manastirliu mesazh prekës

Fëmijës i rikthehet shikimi, ministrja Manastirliu mesazh prekës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In