• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rasti “Godole” na dha një përgjigje të qartë se çfarë do të bëjë Basha në raport me Berishën

by Java News
01/09/2021 19:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kush ka punuar në gazetën “Koha Jonë” këtu e dy dekada më parë apo ka qenë lexues i rregullt i saj, (në kohën kur kjo media rrezonte edhe qeveri), nuk do të surprizohej aspak nga një deklaratë e beftë e dhënë nga Sekretarja e sapoemëruar për të Përndjekurit Politik (me firmën e Lulzim Bashës), Jonila Godole, kundër Sali Berishës.

Jonila Godole bashkë me një tjetër ish-kolege të saj, Mimoza Dervishi, ishin gazetaret femra që deri në vitin ’97 etiketoheshin si dy emrat anti-Berishë kryesisht për shkak të intervistave dhe shkrimeve në ketë gazetë.

Për shumëkënd që njeh sado pak historikun e medias, emërimi i i Godoles nga Basha u mor deri diku si provokim nga ky i fundit për Berishën (ose nga kushdo që ia ka propozuar sa kohë që Godole u shpreh se nuk kishte njohje personale me Bashën), por solli ndërmend edhe fenomenin tjetër “tërhiq e mos këput” të Lulzim Bashës duke emëruar në njërën anë njerëz anti-Berishë dhe në anën tjetër njerëz që kanë bashkëpunuar me këtë të fundit.

Por ky pazëll politik u mbyll shpejt me debatin që shkaktoi intervista e Godoles pa mbushur 24 orë nga emërimi në Këshillin Kombëtar të PD-së, si Sekretare për ish të Përndjekurit Politik.

“Vendimi i z. Berisha është vendim personal i tij. Çdo forcë politike tregon pjekurinë e vet pikërisht në këto lloj momentesh të rëndësishme. Kjo do ta çojë PD përpara ose jo, këto janë kosto që do t’i mbajnë ata. Unë kam thënë që bota ka treguar që dhe personalitete të mëdha, të cilët kanë qenë absolutisht të rëndësishëm për gjithë Evropën, ku kam sjellë në vëmendje rastin e ish-kancelarit gjerman Helmut Kohl, në një moment të caktuar partisë i është dashur të marrë një vendim, që të ndahej prej tij, por duke respektuar kontributin e tij deri në fund”, tha kujdesshëm Godole në një intervistë për News “24”, një dalje kjo krejt spontane dhe aspak e parapërgatitur, për disa që e njohin mirë median se kërkesa për ta marrë atë në interviste u bë nga një ish-koleg i saj po gazetar.

Deklarata e Godoles nuk do të bënte aq zhurmë nëse nuk do të pasqyrohej me një titull (që as “Balkanweb’ nuk e bëri) të publikuar në gazetën zyrtare të PD-së “Rilindja Demokratike”; ”PD duhet të distancohet nga Berisha” .

Kaq mjaftoi për të ngritur një tymnajë të tërë nëse ky ishte një provokim i Bashës (pasi asgjë në këtë media nuk kalon pa filtrin zyrtar të partisë) apo një shkarje vëmendje që sigurisht nuk përtuan ta kujtojnë gjithë mbështetësit e Berishës, përmes komenteve në rrjetet sociale dhe jo vetëm.

E vërteta e asaj që ndodhi vetëm me tre ore publikim në organin zyrtar të PD-së e zorshme të kuptohet.

Por pasojat e atij botimi ishin të qarta.

Botimi u zhduk dhe kryeredaktori i “RD” prej vitesh (qysh në kohën e qeverisë Berisha) Bledi Kasmi bëri një reagim të shkurtër

“Asgjë nuk na lëkund nga besimi se Berisha në funksionet e tij të të bërit shtet dhe opozitar, në të gjithë dimensionin e tij politik mbetet burrë shteti, por fjala e lirë është tjetër, pasqyrimet e saj janë tjetër dhe qëndrimet mbi to krejt tjetër. Mirënjohje të gjithë lexuesve për sugjerimet e tyre”.

Edhe Nebil Çika, kryetar i shoqatës të përndjekurve politikë antikomunistë të Shqipërisë, komentoi në një postim se “Godole nuk ishte pjesë e shtresës së përndjekur politike” dhe se “emërimi i saj nuk kishte lidhje me ata”.

“Është vendim i z. Basha dhe i strukturave të PD. Do të ishte mirë që në një post të tillë të ishte përzgjedhur një i përndjekur politik antikomunistë, pra njëri nga ne, që në PD jemi me shumicë, por kjo nuk ka ndodhur”.

Nuk mjaftoi me kaq.

Në mbrëmje vetë Alfred Rrushaj i emëruar po nga Basha si kryetar i grupit parlamentar dhe nënkryetar i partisë u detyrua të përcjellë një mesazh përmes telefonit për gjithë deputetet dhe sekretarët.

“Mirëmbrëma të gjithëve! Duke ju uruar shumë suksese në detyrën e rëndësishme që ju kemi besuar, kërkoj mirëkuptimin tuja për të mos konfirmuar asnjë dalje mediatike pa koordinuar mesazhin politik për temat që do të diskutohen. Gjithashtu çdo dalje mediatike për çështje politike duhet të realizohet me njoftim paraprak të zyrës së shtypit të PD. Ju falënderoj për mirëkuptimin! Për çdo informacion apo sqarim me shkruani/telefononi tek numri im dhe jo në këtë grup. Gjithë të mirat. Alfred Rrushaj”.

Në gjithë këtë zallumuhi 24 orëshe që Lulzim Basha u përpoq ta mbyllë me vrap dhe gjithë kompleksitet u kuptua vetëm një gjë; Se Basha nuk ka për tu ndarë nga Sali Berisha, se ai nuk është rasti i “vrasjes së babait” . Thjesht dhe vetëm për një arsye; Nuk e ka atë stof… /N.P

/m.j

Next Post
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Basha! S’futesh dot në histori duke ndryshuar 2008, por duke fituar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ping-pong me bisedimet SHBA-Iran: Witkoff shkon në Oman, por klima mbetet e tensionuar

Ping-pong me bisedimet SHBA-Iran: Witkoff shkon në Oman, por klima mbetet e tensionuar

February 5, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Brekët e ulura të “burrave të dheut”: Përbindëshat nuk i krijoi Epstein

February 5, 2026
Donard Hasani: “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas”, vepra më e vështirë e karierës time

Donard Hasani: “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas”, vepra më e vështirë e karierës time

February 5, 2026
Hoqi 1/3 e gazetarëve nga redaksia, pse Jeff Bezos po e godet Washington Post

Hoqi 1/3 e gazetarëve nga redaksia, pse Jeff Bezos po e godet Washington Post

February 5, 2026
Tronditëse në Australi, një 27-vjeçar akuzohet për abuzim seksual ndaj  459 fëmijëve

Tronditëse në Australi, një 27-vjeçar akuzohet për abuzim seksual ndaj 459 fëmijëve

February 5, 2026
Hakerimi i SPAK-ut, paraqitet në GJKKO ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili

Hakerimi i SPAK-ut, paraqitet në GJKKO ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili

February 5, 2026
Banorët e Rrjollit protestë para SPAK për resortin: Nëse s’merren masa për 3 ditë, do të…

Banorët e Rrjollit protestë para SPAK për resortin: Nëse s’merren masa për 3 ditë, do të…

February 5, 2026
Kërkoi kthimin e telefonëve dhe laptopëve, Apeli jep vendimin për zyrtaren e Policisë

Kërkoi kthimin e telefonëve dhe laptopëve, Apeli jep vendimin për zyrtaren e Policisë

February 5, 2026
“Duhet të ndahen”/ Bashkëshortja e Mirit: Po të hyja në shtëpinë e “BBV”, ja çfarë do i thoja Selin

“Duhet të ndahen”/ Bashkëshortja e Mirit: Po të hyja në shtëpinë e “BBV”, ja çfarë do i thoja Selin

February 5, 2026
Analiza e REL: Si u shndërrua Gaza në debat të brendshëm në Kosovë…

Analiza e REL: Si u shndërrua Gaza në debat të brendshëm në Kosovë…

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In