• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rasti Bregu, diferenca mes asaj që zgjedh Europa dhe asaj që zgjedh Basha!

by Mero Baze
24/04/2018 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Majlinda Bregu do të jetë prej vitit 2019, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal në nismën e Europës Juglindore. Ky është posti më i lartë që një politikan shqiptar ka marrë këto 25 vite në krye të institucioneve europiane dhe është mundësuar për shkak të profilit të Majlinda Bregut në çështjet europiane, pasi në garë kanë qenë shumë emra të njohur të politikës rajonale, por dhe bonsensit që ka treguar qeveria shqiptare, duke mbështetur aplikimin e saj me rekomandim pozitiv.

Në këtë aspekt, fitorja personale e Majlinda Bregut është një ngjarje europiane për Shqipërinë, ndaj së cilës politika shqiptare duhet të reflektojë.

Së pari, duhet të reflektojë për profilin e politikanëve që promovon dhe aftësinë e tyre, për të pasur vlera të pranuara europiane. Majlinda Bregu konkurroi me disa emra shumë të njohur politikanësh rajonalë, ish- kryeministra, ministra dhe deputetë, të cilët garuan në këtë post, dhe përzgjedhja si fituese është një shenjë e mirë.

Nga ana tjetër, përzgjedhja e saj është një leksion për mënyrën se si politikanët shqiptarë duhet të sillen në arenën ndërkombëtare, kur vjen fjala për një ngjarje shqiptare. Kandidimi i Bregut ishte personal, pasi është formula e aplikimit për atë post, por rekomandimet politike për mbështetjen e kandidaturës merren nga qeveria e çdo vendi. Qeveria shqiptare ka dhënë rekomandim pozitiv për Bregun, edhe pse është figurë politike e një partie kundërshtare, dhe kjo i ka vlejtë më shumë qeverisë, se sa vetë Bregut, pasi ka lënë shije të mirë tek ata që e kanë parë.

Përfytyro tani të ketë Berisha në dorë mundësinë për të thënë një fjalë të mirë për një kundërshtar politik në Europë, dhe ta bëjë këtë. Edhe tani që bëhet fjalë për çeljen e negociatave dhe nevojën për një gjuhë më pozitive ndaj të ardhmes së Shqipërisë, ai dhe PD kanë kaluar në gjuhë ekstreme kundër vendit të tyre për qëllime politike, e jo më për emra konkretë.

Së fundmi, ky është një leksion dhe për lirinë personale të çdo politikani. Shumë politikanë shqiptarë problemin më të madh që kanë në jetë është se ngelen pa punë, nëse i heq nga deputet, pasi nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër. Majlinda Bregu është tanimë një vlerë e Partisë Demokratike, një parti që nuk gëzon dot për të, çka tregon regresin real që ka brenda asaj force politike.

Bile më keq se kaq. Për shkak se Basha nuk e ka uruar, nuk guxon ta urojë dhe asnjë ish- koleg i saj, ende deputet në atë parti, çka tregon autoritarizmin e Bashës mbi listën në parti.

Majlinda Bregu u la jashtë Parlamentit nga Lulzim Basha dhe u zëvendësua me Klevesin apo Salianjin, ndërsa një institucion europian ka lënë jashtë politikanë të njohur dhe ka zgjedhur Bregun. Ky fakt është shpjegimi për vizionin e Lulzim Bashës për PD.

Në këtë aspekt, ish- deputetë të PD të larguar brutalisht nga Basha, nga karriera politike, dhe kushdo që ndjehet i fyer nga qëndrimet e tij klienteliste, duhet të provojnë se dinë të gjejnë veten e tyre në shoqëri dhe politikë, edhe pa Lulzim Bashën dhe PD. Qoftë si politikanë që ja rinisin nga e para, qoftë edhe si profesonistë nga fushat që vijnë. Se për demokratët, më shumë shpresë në të ardhmen është dikush si Bregu që i përfaqëson në familjen europiane, se sa dikush si Basha që i përfaqëson si “dhëndër brenda”.

a.ç

Next Post
“Infermierë për Shqipërinë”, përzgjidhen fituesit për vendet vakante në Tiranë

“Infermierë për Shqipërinë”, përzgjidhen fituesit për vendet vakante në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In