• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rastet që vërtetojnë se për SHBA-të Meta është i shkarkuar

by Java News
05/09/2019 15:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Megjithëse parlamenti i Shqipërisë nuk e ka thënë ende fjalën e fundit, duket se për SHBA-në, presidenti Ilir Meta është i shkarkuar. Janë dhënë sinjale më herët për këtë qëndrim të ftohtë të SHBA-së ndaj tij, por vulën e vuri vizita e së mërkurës e drejtorit për Evropën Qendrore e Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Kostelancik. Zyrtari i lartë i DASH i shoqëruar nga e ngarkuara me punë e ambasadës amerikane në Tiranë, Leyla Moses-Oneës, zhvilloi takime me të gjithë figurat kryesore politike në vend, përveç presidentit Ilir Meta. Kostelancik u takua me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi; kryeministrin Edi Rama; kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla; kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Por ajo që ra në sy në këto takime, ishte fakti se zyrtari i lartë i DASH nuk kishte parashikuar në axhendën e tij një takim me kreun e shtetit, duke e shmangur plotësisht atë.

Siç duket sulmi i ashpër drejtuar amerikanëve në lidhje me reformën në drejtësi i ka kushtuar rëndë presidentit Meta, për të cilin Kuvendi ka nisur procedurën e shkarkimit, por ende nuk e ka shkarkuar plotësisht. Pavarësisht kësaj duket se për amerikanët, Meta është i shkarkuar.

Sipas verifikimeve të Realstory.al janë të paktën 4 raste që vërtetojnë zhvlerësimin që amerikanët i kanë bërë Metës.

Rasti më flagrant ishte ai i së mërkurës që e shpjeguam më lart.

Rasti tjetër ishte mos njohja e dekretit të presidentit për anulimin e datës 30 qershor për zhvillimin e zgjedhjeve lokale. Megjithëse presidenti firmosi një dekret të tij, zyrtarët amerikanë kërkuan që vendi të shkojë në zgjedhje.

“Ne presim që zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor, të jenë të qeta e të rregullta. Pas zgjedhjeve do të formohet Gjykata Kushtetuese dhe shpresojmë që mosmarrëveshjet për kohën e zhvillimit të zgjedhjeve të zgjidhen përmes institucioneve të vendit”. Ka qenë kjo deklarata e ndihmës sekretarit të shtetit Matthew Palmer në një prononcim për Zërin e Amerikës më 27 qershor, vetëm 3 ditë para zgjedhjeve duke zhvlerësuar totalisht rolin e Metës dhe firmën e tij.

Rasti i tretë është mosnjohja e dekretit tjetër, atë për zgjedhje më 13 tetor. Edhe në këtë rast firma e Metës nuk është njohur nga politikanët amerikanë.

Ndërsa rasti i 4 lidhet me të gjitha akuzat që Meta ka bërë ndaj reformës në drejtësi. Ai ka sulmuar hapur ambasadën amerikane se në bashkëpunim me Ramën kanë kapur reformën duke e kthyer atë në Ramaformë, si dhe ka sulmuar ekspertët ndërkombëtarë të Euralius të cilët jo vetëm kanë ndihmuar në hartimin e kësaj reforme, por vazhdojnë të japin kontributin e tyre në zbatimin korrekt të saj. Në të gjitha rastet SHBA nuk kanë reaguar në mënyrë të drejtëpërdrejtë ndaj akuzave të Metës, por kanë gjetur një mënyrë origjinale. Atë të publikimit të videove informuese për qytetarët për ecurinë e deritanishme të reformës në drejtësi. Përmes këtyre videove SHBA e ka bërë të qartë shumë herë se Reforma në Drejtësi është investim i tyre dhe se procesi po ecën në rrugë të mbarë dhe se “nuk pinë ujë” akuzat e Metës në këtë drejtim. (Realstory.al) /l.m

Next Post
Raporti mjekësor që dorëzohet tek punëdhënësi tani mund të merret edhe tek mjeku i familjes

Raporti mjekësor që dorëzohet tek punëdhënësi tani mund të merret edhe tek mjeku i familjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In