• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rastet në rritje/ Epidemiologu: Infektimi i moshave të reja të pavaksinuar prodhon shifra të larta por jo rastesh të rënda

by Java News
18/09/2021 09:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

COVID ka shtrirë “hartën” e përhapjes në vendin tonë duke shënuar sërish një trend rritje. Vendi duket se është futur në një tjetër valë pandemie duke bërë që në harkun kohor të 24 orëve të shënohen deri në 1000 raste të reja.

Kështu në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 959 raste të reja me COVID, nga një numër relativisht i lartë testimesh, 5106 në total. Ndërkohë kanë ndërruar jetë 6 pacientë. Kjo është edhe shifra rekord e viktimave në vendin tonë që prej muajve shkurt-mars kur regjistroheshin më shumë se 20 vdekje në ditë, ndonëse rastet e reja ishin thuajse në të njëjtat trende.

Thënë kjo, krahasuar me shifrat e 6 muajve më parë, në datë 16 Mars në vendin tonë janë shënuar 475 raste të reja nga 3005 testime të kryera në total, ndërsa kanë humbur jetën 17 pacientë.  Ndërsa një muaj më herët, më 16 shkurt, në vend janë shënuar 801 raste të reja me COVID, nga 3842 testime të kryera në total dhe 15 humbje jete në harkun kohor të 24 orëve.

Epidemiologu Ilir Alimehmeti thotë për Abcnews.al se kjo vjen për shkak se një numër i lartë personash e kanë kaluar sëmundjen në mënyrë natyrore ndërkohë që një pjesë tjetër janë vaksinuar.

“Një numër shumë i lartë personash e ka kaluar sëmundjen në mënyrë natyrore dhe një tjetër numër i rëndësishëm është vaksinuar. Kjo bën që të evitohen shumë raste të renda dhe humbje jetësh, pasi infektimi i moshave më të reja të pavaksinuara prodhon pikërisht shifra të larta të infektuarish por jo rastesh të rënda”, shprehet Alimehmeti.

Deri tani në vendin tonë janë vaksinuar kundër COVID  gjithsej 1 640 239 qytetarë, prej të cilëve më shumë se 700 mijë kanë marrë të dyja dozat. Aktualisht janë 12 910 raste aktive me COVID në vend. Në spitalet COVID po marrin trajtim 215 pacientë, nga të cilët 30 janë në gjendje më të rënduar./ abcnews

Statistikat e COVID në Shqipëri- 17 Shtator 2021

Raste të reja ditore        959

Të shëruar në 24 orë      891

Të shtruar në spitale       215

Humbje jete në 24 orë     6

Testime ditore                 5106

Testime totale              1,142,382

Raste pozitive               161,324

Raste të shëruara         145,845

Raste Aktive                  12,910

Humbje jete                     2,569

Next Post
Murrizi “thumbon” Bashën: Në komunizëm kush fliste fshehurazi pushkatohej hapur, në demokraci kush flet hapur “pushkatohet” fshehurazi

“'Lufta' e tyre është lojë, mos u gënjeni"/ Murrizi: Berisha e Basha kanë dashur të kruhen aty ku u hante

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Po e hoqëm lejlekun, kë do të vëmë mbret?

November 13, 2026
“Shqipëria fitoi, Italia fitoi”, Rama thotë se e pa ndeshjen me Melonin dhe kryeministrin e Finlandës: Ngjitur kishim Macron

“Shqipëria fitoi, Italia fitoi”, Rama thotë se e pa ndeshjen me Melonin dhe kryeministrin e Finlandës: Ngjitur kishim Macron

November 13, 2026
Dita e sotme me vranësira mesatare, reshje shiu në disa zona

Dita e sotme me vranësira mesatare, reshje shiu në disa zona

November 13, 2026
Bukë, mish e perime. Shqiptarët 40% të të ardhurave i shpenzojnë për ushqime

Çmimet e marketeve në Tiranë, deri në 50% më të shtrenjta se në rajon. Rekord bulmeti

November 13, 2026
Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

November 12, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

November 12, 2026
‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

November 12, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

November 12, 2026
Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

November 12, 2026
“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In