• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rastet kur ligji parashikon martesën nën 18 vjeç”, Çobani: Jemi kthyer 100 vjet pas! Duhet rregulluar Kodi

by A R
06/02/2024 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E ftuar këtë të martë në emisionin “Aldo Morning Show”, në Tv Klan, ka qenë juristja, Eni Çobani, e cila ka folur për Kodin Penal dhe atë të Familjes. Ajo u shpreh se për këtë të fundit ka një paragraf ku thuhet se lejohet martesa nën 18 vjeç në raste të veçanta.

Sipas saj, kjo gjë duhet të rregullohet, pasi sot kemi martesa të shumta të të miturve. Për këtë gjë, Çobani bën përgjegjës prindërit.

Eni Çobani: Ligji thotë: Martesa ligjore është mbi moshën 18 vjeç. Por, unë tani në vëmendje të kolegëve të cilët po merren me këtë projekt, dua t’ju vë në dukje diçka: po rregullojnë Kodin Penal, po me Kodin e Familjes çfarë do bëjmë? Sepse në nenin shtatë të nderuar, se këto janë kleçkat e drejtësisë, për të cilat duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Në paragrafin e parë thuhet: Martesat ligjore në Republikën e Shqipërisë është mbi moshën 18 vjeç. Çfarë vazhdon në paragrafin e dytë të po këtij neni? Thuhet një gjë tjetër, pikërisht që lejohet martesa dhe poshtë kësaj moshe, në raste të veçanta. Atëherë këtu abuzohet. Po, këtu abuzohet!

Rast i veçantë është për shembull, një shtatzëni në moshën 16-vjeçare. Shkon përpara gjykatës, gjykatës i çohet fakti, normalisht, një eko ose diçka që zonja ka ngelur shtatzënë gjatë kësaj marrëdhënie, dhe ta njeh gjykata. Pra, nuk ta regjistron Gjendja Civile, se Gjendja Civile e Republikës së Shqipërisë sigurisht që do prodhojë dokument në bazë të ligjit mbi moshën 18 vjeç, por…

Aldo: Kjo është mirë, mirë, por s’e ke mirë.

Eni Çobani: Pikërisht! Sot kemi martesa në këtë moshë të shumta, të cilat nga rrjedhin i dashur? Nga prindërit. Tani duhet t’i themi gjërat ashtu siç janë. Pra, vajza apo djali që shkon drejt një lidhjeje të tillë, ligjore ose jo ligjore, a i dinë prindërit? A vihen në dijeni prindërit? Çfarë ka pasur Kodi i vjetër, ai që ne anatemojmë dhe është i kohës së diktaturë e të gjitha. Në nenin 189 ka qenë e sanksionuar me ligj fejesat e të miturve. Dënoheshin të gjithë ata persona që lejonin lidhje të tilla, poshtë moshës ligjore.

Aldo: Po thua para ’90-s?

Eni Çobani: Para ’90-s. Po, patjetër! Dhe, bashkëjetesa e ndaluar…

Aldo: E kemi hequr ne?

Eni Çobani: Po, e kemi hequr dhe kemi pasur edhe bashkëjetesën e ndaluar. Të dyja këto nene janë hequr. Dëgjo, ne bëmë një ligj të ri dhe e përmirësuam, patjetër, sepse çdo periudhë kërkon t’i përgjigjet rritjes sociale aktuale të shoqërisë. Po ne sot, në 2024-ën, po diskutojmë ende gjëra të cilat kanë ndodhur 100 vjet përpara. Pra, e kuptoni se sa mbrapa jemi kthyer?

Ky është vakumi. Kodi i Familjes, neni 7, po e vë dhe njëherë në dukje për të gjithë kolegët, keni paragrafin e dytë. Duhet rregulluar paragrafi i dytë! Nuk mund të lejohet poshtë moshës ligjore, se vajza ngelet shtatzënë, jo! Atëherë hajde dënojmë prindërit, që kanë lejuar një marrëdhënie të tillë. Se tani i jemi veshur burrave dhe grave, po familja ku është? Po prindërit ku janë?

/a.r

Next Post
Konstituohet Kuvendi i ri i Serbisë, deputetët e opozitës betohen në korridor

Konstituohet Kuvendi i ri i Serbisë, deputetët e opozitës betohen në korridor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

August 16, 2026
Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

August 16, 2026
Kur hekurat e qelisë nuk janë pengesë/ Ish-krerët e UÇK-së votojnë në zgjedhjet e Kosovës nga paraburgimi

Hamza: Pas 6 vitesh në Hagë, 16 shtatori duhet t’i kthejë në shtëpi ish-krerët e UÇK-së

August 16, 2026
Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

August 16, 2026
Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

August 16, 2026
Kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë e njëjtë! 

Shkrirja e Bashkisë Selenicë!

August 16, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

August 16, 2026
Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

August 16, 2026
Sherr mes shitësve të biletave në Portin e Vlorës, njëri nxjerr thikën dhe plagos tjetrin

Sherr mes shitësve të biletave në Portin e Vlorës, njëri nxjerr thikën dhe plagos tjetrin

August 16, 2026
“Epsteini” ynë

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com