• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rastet e reja me COVID në Shqipëri/ VOA: Rriten lehtë, më pak viktima në javën e fundit

by Java News
16/11/2021 08:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri, rastet e reja me koronavirus u rritën lehtë gjatë javës së fundit (9-15 nëntor), ndërsa numri i viktimave shënoi një rënie. Por në spitale vihet re një dyfishim i pacientëve që trajtohen në terapi intensive.

Sipas të dhënave zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës, u rregjistruan në total 3914 të infektuar, me një rritje prej vetëm 1.4 përqind krahasuar me javën pararendëse. Mesatarja ditore ishte prej 559 raste.

Nga ana tjetër testimet mbeten në kuota të ulta, për një total prej 21656 tamponësh, ose 3.1 përqind më pak. Ajo që bie në sy është fakti se për të 6-ën javë radhazi, pozitiviteti (raporti mes rasteve të reja dhe testimeve) ka ardhur duke u rritur dhe mesatarja e javës së fundit është në kuotën e 18 përqindëshit, ose 0.8 pikë përqindje me shumë se java pararendëse. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Po ashtu në rritje progresive, që prej 5 javësh, janë dhe rastet aktive të cilat të hënën ishin në nivelin e 8433 të prekurve. Më shumë se gjysma e tyre (4449 raste aktive) janë rregjistruar në qarkun e Tiranës, ndërsa në të gjitha qarqet e tjera janë poshtë kuotës së 1 mijë rasteve.

Për të dytën javë radhazi, numrii i viktimave erdhi duke u ulur. Në total gjatë javës së fundit u rregjistruan 31 vdekje, 4 më pak se një javë më parë. E hëna ishte dita me nivelin më të lartë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 7 humbje jete: tre qytetarë nga Tirana të moshave 53-79 vjeç, një qytetar nga Kruja 61 vjeç, një qytetare nga Saranda 70 vjeçe, një qytetare nga Fieri 71 vjeçe, dhe një qytetar nga Durrësi 74 vjeç.

Por situata në spitale, ndonëse vihet re një tendencë në rritje, ka qenë pak a shumë e njejtë. Sipas të dhënave të ministrisë, deri të hënën pasdite ishin të shtruar 172 pacientë. Në rritje të fortë, janë rastet e rënda, që përfundojnë në terapi intensive, që janë thuajse dyfishuar. Të hënën u njoftua për 29 pacientë në situatë kritike, nga 15 që ishin një javë më parë.

Ndërsa nuk ka shenja të një përmirësimi të gjendjes së pandemisë, ritmet e vaksinimit ranë sërish në gjysmën e parë të nëntorit. Të dhënat zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës, dëshmojnë se kanë marrë dozat e para ose të dyta mbi 62 mijë persona, ose një mesatare ditore prej 4439 dozash. Kjo shifër është 18.4 përqind më e ulët se ajo e muajit tetor, gjatë të cilët ritmet e vaksinimit ranë me 40 përqind. Pak më shumë se 1 milion e 47 mijë persona, ose 46.7 përqind e popullatës mbi 16 vjeç, kanë marrë të paktën një dozë. Prej tyre, mbi 924 mijë qytetarë, ose 41.2 përqind e popullatës 16+, i kanë marrë të dyja dozat. Ndërsa mbi 28 mijë persona kanë marrë dhe dozën e tretë përforcuese, e cila ka nisur të zbatohet që prej fillimit të nëntorit./VOA

g.kosovari

Next Post
Turizmi po i rikthehet gradualisht niveleve të para krizës/ Eurostat: Rikuperimi më i shpejtë në Europë

Turizmi po i rikthehet gradualisht niveleve të para krizës/ Eurostat: Rikuperimi më i shpejtë në Europë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTOLAJM / Rama vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Leoni XIV

FOTOLAJM / Rama vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Leoni XIV

February 4, 2026
Rusia rikthehet në futbollin ndërkombëtar?! Reagime të ashpra ndaj Infantinos

Rusia rikthehet në futbollin ndërkombëtar?! Reagime të ashpra ndaj Infantinos

February 4, 2026
Hetim ndaj postave private në Shqipëri, sekuestrohen 13 mln lekë

Hetim ndaj postave private në Shqipëri, sekuestrohen 13 mln lekë

February 4, 2026
FOTO / Pak minuta shi përmbytin Vlorën, banorët: Të na lënë ndonjë gomone të kalojmë

Rreshje shiu intensive gjatë 24 orëve, IGJEO: Qarqet e prekura, Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër

February 4, 2026
Berisha: Dëshmova në Strasburg regjimin e Ramës, opozita do vazhdojë betejën deri në fitore

Kërkesat për rritje page, Berisha në mbështetje të gjyqtarëve: Rama ka përmbysur piramidën!

February 4, 2026
Lufta për fronin në Çeçeni: Kush mund të jetë pasardhësi i Kadyrovit?

Lufta për fronin në Çeçeni: Kush mund të jetë pasardhësi i Kadyrovit?

February 4, 2026
Mot i përkeqësuar, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Sarandë, Ksamil dhe Borsh

Mot i përkeqësuar, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Sarandë, Ksamil dhe Borsh

February 4, 2026
“Nevojiten forca të dedikuara”, KLGJ: Siguria në gjykata është çështje kombëtare, jo vetëm e drejtësisë

“Nevojiten forca të dedikuara”, KLGJ: Siguria në gjykata është çështje kombëtare, jo vetëm e drejtësisë

February 4, 2026
Rama: Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, urë konkrete mes arsimit universitar dhe punësimit në administratë

Rama: Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, urë konkrete mes arsimit universitar dhe punësimit në administratë

February 4, 2026
Iu bashkuan gjyqtarëve për pagat, Rama replikon me prokurorët: Arrestet pa gjyqe na kanë njollosur botërisht

Iu bashkuan gjyqtarëve për pagat, Rama replikon me prokurorët: Arrestet pa gjyqe na kanë njollosur botërisht

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In