• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rastësi apo…? Lidhja mes vaksinës së fruthit, rubolës dhe shytave me COVID-19/ A ndihmon në pandemi

by Java News
04/07/2020 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekspertët që kanë shqyrtuar të dhënat gjatë pandemisë së koronavirusit kanë vërejtur se vendet që kanë patur shpërthime të fruthit kohët e fundit, kanë më pak vdekje dhe pasoja serioze nga koronavirusi. A është kjo rastësi? Apo ka diçka në lidhje me vaksinën për fruthin, shytat dhe rubeolën që të mbron nga prekja më e rëndë nga koronavirusi?

Vitin e kaluar, kur fruthi përfshiu Samoan, punonjësit e shëndetësisë shkuan derë më derë me vaksinat e fruthit, shytave dhe rubeolës dhe vaksinuan 90 përqind të popullsisë, të rinj dhe të moshuar me vaksinën MMR.

Pastaj koronavirusi filloi të përhapej nëpër botë, por çuditërisht, Samoa në Oqeanin Paqësor ka shumë pak raste.

Madagaskari, Hong Kongu dhe Koreja e Jugut gjithashtu patën shpërthime të fruthit kohët e fundit, fushata të fuqishme vaksinimi dhe nivele më të ulëta të COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi i ri.

Jeff Gold i Organizatës Botërore analizon shifrat. “Ekziston një lidhje e qartë midis vaksinimit të fruthit, shytave dhe rubeolës dhe popullatës që kanë imunitet më të madh nga COVID-19”.

Më pas zoti Gold vërejti vendet me nivele të ulëta të vaksinimit për fruthin dhe gjeti të kundërtën.

“Italia ishte një nga vendet më pak të vaksinuara me vaksinën MMR në vitin 2002, me nën 80%, më pas vjen Britania, Franca, Shtetet e Bashkuara dhe pastaj Gjermania”.

Të dhënat e zotit Gold tregojnë se aty ku të rriturit janë vaksinuar me vaksinën MMR, ata ishin shumë më pak të prekshëm nga koronavirusi sesa homologët e tyre në vendet e tjera.

Një studim në Universitetin e Kembrixhit zbuloi se është pjesa e ilaçit të rubeolës në vaksinën MMR ajo që duket se siguron imunitetin.

Shkencëtarët në disa vende po e studiojnë këtë teori. Një studim i fëmijëve refugjatë sirianë në një prej kampeve në Turqi tregoi se ata kishin gjashtë herë më pak të ngjarë të shtroheshin në spital me COVID-19 sesa shtetasit turq.

Studiuesi turk, Dr. Ramazan Okyay thotë se nevojiten studime më të zgjeruara.

“Duhet të bëhet një studim me njerëz që e kanë marrë vaksinën MMR, përveç fëmijëve si imigrantë, ushtarë, udhëtarë dhe ti krahasojmë ato me një grup të ngjashëm të rriturish që nuk kanë bërë vaksinën MMR”, thotë dr. Okyay.

Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjes infektive në SH.B.A., thotë se gjithçka që njerëzit mund të bëjnë për të përmirësuar shëndetin dhe për të mbrojtur veten nga një sëmundje ia vlen të bëhet, veçanërisht gjatë një pandemie.

“Ekziston teoria se nëse vaksinoni dikë me një vaksinë të efektshme kundër, le të themi, fruthit, kjo do t’ju jepte mbrojtje – gjithashtu kundër koronavirusit. Kjo është një teori që nuk është vërtetuar përfundimisht”.

Hulumtuesit shpresojnë që studimet e tyre mund ta vërtetojnë këtë lidhje.

Nëse është e vërtetë, vaksina e fruthit, shytave dhe rubeolës mund të përdoret gjerësisht në botë pa prova të mëtejshme, sepse është e sigurt dhe e disponueshme. Shpresa është se mund të na mbrojë derisa të kemi një vaksinë kundër COVID-19./ VOA

g.kosovari

Next Post
Si u prangos për 4 minuta në orët e para të mëngjesit i shumëkërkuari nga Shijaku/ Policia jep detaje

Si u prangos për 4 minuta në orët e para të mëngjesit i shumëkërkuari nga Shijaku/ Policia jep detaje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme, BE propozon uljen e objektivit të rezervave të gazit

Tensionet në Lindjen e Mesme, BE propozon uljen e objektivit të rezervave të gazit

March 21, 2026
Tjetërsimi i pronave në Lalëz/ Kërkuan lirimin nga qelia, GjL rrëzon rekursin e vëllait të ‘Rrumit’ të Shijakut dhe Vlash Brahjas

Tjetërsimi i pronave në Lalëz/ Kërkuan lirimin nga qelia, GjL rrëzon rekursin e vëllait të ‘Rrumit’ të Shijakut dhe Vlash Brahjas

March 21, 2026
Dy të vdekur dhe pesë të plagosur nga një ortek në Itali

Dy të vdekur dhe pesë të plagosur nga një ortek në Itali

March 21, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Asgjësimi dhe vetëasgjësimi i opozitës

March 21, 2026
Aksident në Pogradec, makina përplas çiftin e bashkëshortëve që udhëtonte me motor, dërgohen në spital

Aksident në Pogradec, makina përplas çiftin e bashkëshortëve që udhëtonte me motor, dërgohen në spital

March 21, 2026
Meta kërkon lirinë, GJKKO shqyrton të martën kërkesën! Për herë të parë ofron edhe garanci pasurore

Meta kërkon lirinë, GJKKO shqyrton të martën kërkesën! Për herë të parë ofron edhe garanci pasurore

March 21, 2026
Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026, një magnet për investitorët dhe arkitektët ndërkombëtarë

Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026, një magnet për investitorët dhe arkitektët ndërkombëtarë

March 21, 2026
Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

March 21, 2026
Alban Bushi: Lista e Kombëtares, më e mira e mundshme. Polakët e kanë frikë Muçin

Alban Bushi: Lista e Kombëtares, më e mira e mundshme. Polakët e kanë frikë Muçin

March 21, 2026
Çmimi i naftës, biznesi në Kosovë: Kurti të hartojë paketë mbështetëse

Çmimi i naftës, biznesi në Kosovë: Kurti të hartojë paketë mbështetëse

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In