Maqedonia e Veriut mban kufijtë të mbyllur edhe për gushtin, lëvizje të lirë pa kushtëzim vetëm me Shqipërinë
Maqedonia e Veriut do të mbajë mbyllur kufijtë, ose më saktë lëvizje të kushtëzuar për Serbinë, Kosovën, Bosnjen dhe Malin e Zi.
Sipas mediave lokale, prej korrikut Maqedonia e Veriut ka vendosur një masë ndaj këtyre 4 shteteve ku qytetarët që vijnë nga to duhet të vërtetorjnë me një test PCR- RT jo më shumë se 72 orë të vjetër që janë negativë me COVID-19.
Ky është kushti i cili mbetet në fuqi edhe në muajin gusht. Por ndërkohë Maqedonia e Veriut nuk ka vënë masë ndaj Greqisë dhe Bullgarisë, por këto të fundit si shtete të BE e kanë bllokuar hyrjen nga Maqedonia e Veriut.
Por vetëm Shqipëria mbetet vendi fqinj i saj, me të cilin mund të lëvizë lirisht pa kufizime e kushtëzime.
“Nuk kemi ndërmend ta ndryshojmë sepse situata aktuale në këto vend është e ngjashme me tonën dhe nëse hapen plotësisht kufijtë do të kemi numër më të madh të të infektuarve. E ndjekim situatën aktuale në të gjitha shtetet dhe shohim se ka numër të madh të të sëmurëve edhe në këto vende.”- deklaroi – Zharko Karaxhovski, Kryetar i Komisionit për Sëmundje Infektive.
Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë realizuar sot një numër rekord testimesh, plot 1971 teste dhe prej tyre janë regjistruar 188 raste pozitive, të shpërndara sipas qyteteve të mëposhtme:
Shkup 44
Kumanovë 21
Dibër 1
Shtip 18
Tetovë 24
Strugë 21
Veles 1
Manastir 5
Ohër 6
Kavadar 3
Gostivar 23
Kriva Pallankë 1
Koçan 1
Probishtip 2
Demir Hisar 1
Makedonski Brod 3
Kërçovë 10
Resnjë 1
Negotinë 2
Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetën nga Covid-19 5 pacientë, Shkupi, Manastiri, Kumanova, dhe 2 nga Tetova. Po ashtu betejën me koronavirusin e kanë fituar edhe 268 pacientë në 24 orët e fundit. Kjo situatë e bën edhe më të pamundur hapjen e kufirit me vendet e tjera.