• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Raste korrupsioni në administratë, 332 bilbilfryrës në aksion duke mbajtur shënime

by Java News
05/08/2019 19:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përveç SPAK që pritet të godasë zyrtarët e korruptuar, edhe qytetarët parashikohet të përfshihen si partnerët më të mirë të super-prokurorëve të posaçëm.

Ligji i bibilfryrësve i hyrë në fuqi në të njëjtën kohë kur u miratua edhe paketa e reformës në drejtësi lë hapësirë të konsiderueshme për publikun që të sinjalizojë korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës jo vetëm në sektorin publik, por edhe në sektorin privat.

Deri më tani në çdo institucion shtetëror janë ngritur në total 166 njësi përgjegjëse tek të cilat çdo punonjës i administratës mund të sinjalizojë rastet e korrupsionit të kolegëve apo eprorëve të tij.

Në të gjitha institucionet IlDKPI deklaron se janë angazhuar 332 nëpunës shtetërorë të cilët janë të detyruar të mbajnë shënim sinjalizimin për veprimet e dyshuara të korrupsionit. Ky është formulari që pas paraqitjes vullnetarisht të një bilbilfryrësi, ai shqyrtohet menjëherë.

Në rast se nëpunësi që tregon shkeljet në institucionin ku punon i rrezikohet puna, atij i afrohet mbrojtje nga hakmarrja . Por avokatja Megi Zonja mendon se administrata stepet për të sinjalizuar praktikat e dyshimta.

“Këta janë skeptikë sepse kanë frikë, cilat do jenë pasojat dhe a do i mbrojë ligji… Do sjell në vëmendje një rast që më erdhi në zyrë: ishte një zotëri i cili kishte marrë statusin e sinjalizuesve dhe brenda administratës së tij kishte vërejtur një shkelje, abuzim me detyrën.

Ai kërkonte interpretimin e ligjit pasi nuk ishte i qartë”, shpjegoi avokatja.

Nga ana tjetër ILDKPI raporton se bilbilfryrësit kanë sinjalizuar raste të shpërdorimit të detyrës pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Insitutit të sigurimeve shoqërore dhe Autoritetit Portual Durrës, raste që me pas janë referuar në prokurori.

Ndërkohë bilbilfryrës pretendojnë shkelje në dhënien e vendimeve gjyqësore dhe falsifikim dokumentash gjatë procesit.

Nga ana tjetër në një raport vëzhgimi të Komitetit Shqiptar të Helsinkit u vu re se pavarësisht sinjalizimeve nëpër drejtori të ndryshme, asnjë nëpunës nuk ka guxuar të sinjalizojë në 11 ministri.

Next Post
‘Pasite’, kënga më e re e Taynës dhe Pint

‘Pasite’, kënga më e re e Taynës dhe Pint

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

August 22, 2026
Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

August 22, 2026
Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

August 22, 2026
Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

August 22, 2026
Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

August 22, 2026
Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

August 22, 2026
Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

August 22, 2026
Përfundon numërimi i votave në Kosovë, LVV forcë e parë me 53 mandate, por nuk formon dot e vetme qeverinë

Kurti: Ura e Ibrit duhet të hapet, Kosova në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in

August 22, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Arjani dhe arnat-at e rrjetit

August 22, 2026
‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

Do rindizet protesta në shtator?

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com