Deputeti i Listës Srpska në Kuvendin e Kosovës Nenad Rashiçi ka deklaruar se pret që në hartimin e statutit të Asociacionit të Komunave serbe të punojnë ekspertë që e njohin mirë sistemin juridik të Kosovës, transmeton Koha.net.
“Mendoj se statutin e AKS-së do ta punojë Brukseli, përkatësisht ekspertë të caktuar që e mendojnë veten të jenë brenda kësaj fushe dhe njohës të tematikës, por para së gjithash do të punojnë përfaqësuesit e tyre që janë në terren “, citon radio të ketë thënë Rashiq, transmeton Koha.net.
Ai ka shtuar se nuk është optimist kur bëhet fjalë për shpejtësinë e krijimi të AKS-së, sepse, ka shtuar ai, më shumë po mendohet në drejtimin e ndryshimit të konceptit që do të zbatohej në rrjedhën e deritashme të dialogut.
Edhe Rada Trajkoviq nuk beson se AKS do të formohet brenda një periudhe të shkurtër duke shtuar se shqiptarët AKS-në e shohin entitet që kërcënon hapësirën e Kosovës. (b.an)