• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Rashë në dashuri me motrën time dhe kemi 4 fëmijë”/ Historia që tronditi botën: U cilësuam si kriminelë

by Java News
01/05/2022 11:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo është historia e dashurisë së ndaluar mes një vëllai dhe motre që ka tronditur botën, kur ata u zotuan se do të qëndronin së bashku për fëmijët e tyre.

Susan Karolewski u ribashkua me vëllanë e saj më të madh, Patrick Stuebing, 20 vite pasi ai u arratis nga shtëpia e tyre abuzive, kur u birësua në moshën 3-vjeçare, në ish-Gjermaninë lindore.

Gjashtë muaj pasi nëna e tyre biologjike vdiq, dyshja që në atë kohë ishte 16 dhe 23 vjeç, rrëfyen se si dashuria e tyre për njëri-tjetrin u shndërrua në një marrëdhënie shqetësuese seksuale.

Çifti ka katër fëmijë, dy prej të cilëve janë me aftësi të kufizuara të rënda. Ndërsa Patrick që vuan dy dënime me burg pasi u shpall fajtor për incest.

Susan dhe Patrick shkaktuan një stuhi mediatike kur lidhja e tyre doli në dritë në vitin 2001. Në atë kohë ata u zotuan se do të sfidonin ligjet e incestit të Gjermanisë, që e bënin të paligjshëm seksin midis vëllezërve dhe motrave.

Në vitin 2012, Patrick apeloi në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në përpjekje për të vulosur bashkimin e tyre, duke pretenduar se ai dhe Susan kishin të drejtën e jetës familjare.

“Ne nuk ndihemi fajtorë për atë që ka ndodhur mes nesh. Ne duam që ligji që e bën incestin krim të shfuqizohet”, tha në atë kohë Patrick, i cili lindi në një familje të vështirë në 1977-n në Leipzing dhe ishte një nga tetë fëmijët.

Në moshën 3-vjeçare, ai u sulmua me thikë nga babai i tij alkoolist dhe si pasojë u strehua në një vend të sigurt. Ishte 7 vjeç kur u birësua.

Ndërsa motra e tij, Susan, lindi në vitin 1984 në ditën kur u finalizua divorci i prindërve të tyre. Ajo është me aftësi të kufizuara mendore dhe i rrit në të njëjtën familje abuzive që vëllai i saj u arratis. Ajo ishte e keq arsimuar dhe mezi lexonte e shkruante.

“The Sun” shkruan se disa nga gjashtë vëllezërit dhe motrat vdiqën pasi kishin lindur me aftësi të kufizuara, ndërsa një tjetër u vra mbi 7 vjeç.

“Rashë në dashuri me motrën time dhe kemi 4

Dashuria e ndaluar

Ishte viti 2000 kur Patrick nisi që të kërkonte familjen e tij biologjike dhe u takua me të motrën. Marrëdhënia e tyre u intensifikua vetëm 6 muaj pasi nëna e tyre, Ana Maria, vdiq nga një atak në zemër.

Susan ishte vetëm 16 vjeçe kur ajo dhe Patrick, atëherë 23 vjeç, filluan marrëdhëniet e tyre shqetësuese incestuale dhe filluan të ndanin një dhoë.

Duke folur për “Mail” në vitin 2007, ai tha: “Ne të dy qëndruam zgjuar deri vonë natën duke folur për njëri-tjetrin, shpresat dhe ëndrrat tona”.

Ndërsa Susan u shpreh: “Ne nuk e kemi njohur njëri-tjetrin në fëmijëri, nuk është njësoj për ne. Ne ramë në dashur si të rritur dhe dashuria jonë është e vërtetë. Nuk mund të bëjmë asgjë për këtë. Ne ndoqëm instiktin dhe zemrat tona”.

Në tetor të vitit 2001, Susan mbeti shtatzënë me fëmijën e saj të parë dhe lindi një djalë me aftësi të kufizuara të rënda, të quajtur Erik. Një infermiere mori në telefon policinë dhe Patrick u dënua me një vit burgim të pezulluar për incest dhe Susan, 17 vjeç, u vendos në kujdes pasi ishte ende e mitur.

Dyshja vazhduan të takoheshin në fshehtësi dhe Susan kishte tre fëmijë të tjerë. Një vajzë Sarah, e cila gjithashtu lindi invalide, si dhe Nancy dhe Sophia.

Patrick sërish u burgos për dhjetë muaj, pasi u akuzua për të dytën herë për incest. Më pas u dënua me 2 vjet e gjysmë të tjera. Dyshja mohuan që fëmijët e tyre të kishin lindur të paaftë për shkak të marrëdhënies së tyre incestuese.

Duke folur në vitin 2007, Patrick tha: “Dy nga fëmijët tanë janë me aftësi të kufizuara, por kjo nuk ka të bëjë domosdoshmërisht me faktin se ne jemi vëllezër e motra. Në familjen tonë ka njerëz me aftësi të kufizuara. Kemi pasur gjashtë vëllezër dhe motra që në disa raste nuk kanë mbijetuar sepse kanë qenë invalidë”.

The pair had four children together, two suffering from severe disabilities

Gjykata e Apelit

Ndërsa Patrick ishte pas hekurave, Susan u tha gazetarëve se nuk mund të jetonte pa të – pavarësisht se kishte ngjizur një fëmijë të pestë me një burrë tjetër.

Megjithatë, nëna e pesë fëmijëve hoqi dorë nga të drejtat e saj për fëmijën përpara se foshnja të shkonte të jetonte me babanë e saj.

Patrick iu nënshtrua një vazektomie në vitin 2004 dhe u përpoq të ndryshonte ligjin gjerman që e bënte incestin të paligjshëm në një përpjekje për të mbajtur veten jashtë burgut.

Por në vitin 2008, Gjykata Federale Kushtetuese e Gjermanisë e la në fuqi ligjin dhe e refuzoi ankesën e tij.

Në vitin 2012, Patrick apeloi gjithashtu në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, duke thënë se çifti kishte të drejtën e jetës familjare dhe privatësisë.

Përsëri ankesa u refuzua pasi gjykata besoi se çifti ishte trajtuar në mënyrë të drejtë nga autoritetet gjermane.

Në vitin 2014, Këshilli Gjerman i Etikës bëri një kthesë tronditëse dhe votoi në favor të lejimit të incestit midis vëllezërve dhe motrave. Ata pretenduan se rreziku i aftësisë së kufizuar nuk ishte i mjaftueshëm për të garantuar ligjin pas shqyrtimit të çështjes së çiftit gjerman.

Ligji mbetet ende në Gjermani me marrëdhëniet incestuale ndërmjet vëllezërve dhe motrave janë të paligjshme. Dënohet me burgim gjer në dy vjet ose me gjobë.

“The Sun” shkruan se besohet se çifti ende jeton bashkë në Gjermaninë lindore.

“Rashë në dashuri me motrën time dhe kemi 4

g.kosovari

Next Post
“Vuan nga kanceri dhe do t’i nënshtrohet një operacioni”/ Do zëvendësohet nga ish-shefi i FSB-së, “arkitekti” luftës në Ukrainë

"Vuan nga kanceri dhe do t’i nënshtrohet një operacioni"/ Do zëvendësohet nga ish-shefi i FSB-së, “arkitekti" luftës në Ukrainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ka turp kjo parti?”, Spaho shpërthen ndaj PD: Në mëngjes kundër protestës, në drekë del pro! Kanë hallin e karriges së pushtetit

“Vendimi i KLGJ dhe KLP, i turpshëm”/ Pagat e magjistratëve, Spaho: Vendosin Qeveria dhe Kuvendi!

September 14, 2026
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

“Kam qenë dëshmitar i vrasjes”, Spahiu flet për Azem Hajdarin: Pse SHBA i kërkoi PD-së të hiqnin dorë nga hakmarrja e armatosur

September 14, 2026
Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

September 14, 2026
“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

Polici goditi me grusht në bark protestuesin, Hoxha: Veprim që i shoqëruari të ulte kokën, mirëpo…

September 14, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

“Erion Veliaj mund të lirohet nesër”, analisti tregon si do të procedojë Gjykata e Lartë me kryebashkiakun

September 14, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

“Çështja e Veliajt ka të bëjë me fatin e Tiranës”, Vangjeli: Në një Shqipëri europiane ai duhet të lërë qelinë

September 14, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

Avokati i Veliajt për seancën në Gjykatën e Lartë: Arsyeja pse nesër presim lirimin nga burgu…

September 14, 2026
Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

September 14, 2026
PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

September 14, 2026
I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com