• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raportuesi i PE-së për Shqipërinë reagon për përshkallëzimin e protestave në Tiranë: Dhuna nuk është zgjidhje, ndaloni përshkallëzimin

by E B
18/10/2026 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder, ka reaguar për përshkallëzimin e protestave në Tiranë, duke u bërë thirrje palëve të ndalin menjëherë dhunën.

Në një reagim në X, Schieder shprehu shqetësimin për përplasjet mes protestuesve dhe Policisë, duke theksuar se dhuna nuk mund të jetë zgjidhje.

Ai u ndal edhe te kërkesat e të rinjve për arsim më të mirë dhe mundësi të barabarta, duke i cilësuar ato si të drejta dhe të nevojshme.

“Në të gjithë Europën, të rinjtë po dalin në rrugë, nga Parisi dhe Berlini deri në Tiranë. Ata po luftojnë për arsim më të mirë dhe mundësi të barabarta për të gjithë. Kjo është e drejtë dhe e nevojshme, dhe duhet t’i nxisë qeveritë të rishikojnë qasjen e tyre”, u shpreh Schieder.

Ai theksoi se arsimi duhet të jetë i aksesueshëm për të gjithë, pavarësisht mundësive financiare të familjeve.

“Megjithatë, dhuna nuk është kurrë zgjidhje, pavarësisht nëse vjen nga individë të dhunshëm që depërtojnë në protesta apo nga shteti dhe policia”, deklaroi raportuesi i Parlamentit Evropian për Shqipërinë.

Në përfundim, Schieder përsëriti thirrjen për ndalimin e menjëhershëm të përshkallëzimit të situatës në Tiranë.

Next Post
“Kjo situatë duhet të marrë fund”, Ibrahimaj publikon fotot e bizneseve të shkatërruara nga protestuesit: 38 degë bankare dhe 42 bankomate të dëmtuara!

“Kjo situatë duhet të marrë fund”, Ibrahimaj publikon fotot e bizneseve të shkatërruara nga protestuesit: 38 degë bankare dhe 42 bankomate të dëmtuara!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com