• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Raportimi i Shqipërisë në PE, Macovei kërkon të dhëna për deputetët e inkriminuar

by A R
30/10/2015 18:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendësministrja e Jashtme, Odeta Barbullushi raportoi në takimin përgatitor për komitetin e 9-të të stabilizim-asociimit mes Parlamentit Europian dhe Shqipërisë, që do të mbahet më 9 dhe 10 nëntor në Bruksel.

“Disa prej aspekteve që unë prek gjatë prezantimit tim kanë lidhje me luftën kundër informalitetit dhe impaktin ekonomik që ai ka, sfidat dhe zhvillimet më të fundit ekonomike, planin e qeverisë shqipëtare në lidhje me forcimin e sektorit energjetik, kryesisht për kapacitetet, e po ashtu lidhur me  dialogun politik është dhe reforma në drejtësi, një prej reformave më gjithëpërfshirëse dhe sfiduese për vendin tonë dhe me kënaqësi do të raportoj se ka një afrim të të dy palëve, si mazhorancës dhe opozitës, jo vetëm sa i takon domosdoshmërisë së kësaj reforme, por dhe të pozicioneve të tyre.” – tha Odeta Barbullushi

Megjithë dëshirën e mirë të 3 eurodeputetëve pjesëmarrës, mbledhja përgatitore u mbajt pa praninë e medias, siç imponoi kryetarja e delegacionit, Monica Macovei, edhe vitin e kaluar. Mësohet se në këtë takim, raportuesi gjerman Fleckenstein ka  dhënë përshtypje pozitive pas vizitës së fundit në Shqipëri, ndërsa zëvendës-shefi i Njësisë, Georg Ziegler, ka përsëritur qëndrimin e Komisionit Europian se vendi po ecën mirë në përgjithësi me zbatimin e reformave për prioritetet kyçe, duke theksuar rëndësinë e përmbylljes së reformës në drejtësi.

Burime konfidenciale rrëfyen për Top Channel se gjatë mbledhjes, drejtuesja Macovei ka kërkuar të dhëna të plota nga Shqipëria për  rastet e deputetëve që përballen me drejtësinë, krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivel të lartë.  Përveç këtyre çështjeve, agjenda e 9 Nëntorit  merr në konsideratë dhe  amendimet për rregullat e proçedurës së Komitetit ndërparlamentar të Stabilizim Asocimit, siç propozoi 6 muaj më parë kryetarja Macovei, menjëherë pas takimit të mbajtur në Shqipëri.

Sekretariati i Komitetit pritet të fresojë programin e mbledhjes së Nëntorit, i cili parashikon aktualisht që Komisioni Europian të përfaqësohet me drejtorin për Ballkanin, Jean-Eric Paquet, i sapoemëruar zëvendës- Sekretar i  Përgjithshëm i KEsë (nga 1 Nëntori) në mbledhjen efundit të Kolegjit. /Top Channel

Next Post

Inaugurohet BSH, Rama: Nuk është luks i tepërt, garant i së ardhmes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

April 11, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

Berisha apel për pjesëmarrje në protestën e 17 prillit: PD nuk ndalet deri në largimin e Ramës

April 11, 2026
Rama: Në qershor aplikojmë për t’u bërë pjesë e zonës së përbashkët për pagesat Euro

Rama: Negociatat me BE nuk janë bllokuar, njerëzit e ligj i përdorin shqiptarët si mish për top

April 11, 2026
“Naftën e hoqëm se nuk e ka as BE”, Rama prezanton programin mbështetës para fermerëve të Lushnjes

“Naftën e hoqëm se nuk e ka as BE”, Rama prezanton programin mbështetës para fermerëve të Lushnjes

April 11, 2026
Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

April 11, 2026
Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

April 11, 2026
Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative, kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Etikës

Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative, kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Etikës

April 11, 2026
Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

April 11, 2026
Korridoret e reja të naftës/ Shtetet e Gjirit synojnë tubacione të reja për të anashkaluar Hormuzin

Korridoret e reja të naftës/ Shtetet e Gjirit synojnë tubacione të reja për të anashkaluar Hormuzin

April 11, 2026
SHBA-Iran nisin negociatat në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon

SHBA-Iran nisin negociatat në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In