• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raportimi i Çelës, Tabaku: Kriza që ka sot ekonomia, pastrimi i parave në ndërtim; Gjekmarkaj: Diskurs i ndërtuar mbi një…

by A R
27/10/2025 15:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas raportimit në Kuvend dhe përgjigjes së pyetjeve të deputetëve, nga kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela, demokratët kanë shprehur rezerva mbi deklaratat e tij.

Në fjalën e saj, deputetja Jorida Tabaku ngriti alarmin mbi gjendjen e ekonomisë shqiptare për shkak të pastrimit të parave në ndërtim dhe uljes në 30% të vlerës euro për shkak të pastrimit të parave dhe korrupsionit. Tabaku theksoi se nuk mori asnjë përgjigje mbi pyetjet e ngritura ndaj Çelës, ndërsa risolli në vëmendje një deklaratë të bërë në Komisionin e Ligjeve nga Çela në vitin 2022.

“Deklarata juaj në maj 2022 te Komisioni i Ligjeve, ishte sikur shteti hiqte dorë. Sipas jush Prokuroria më e madhe ajo e Tiranës ka 7 prokurorë në seksionin e pastrimit të parave që nuk bëjnë asgjë. Në Tiranë janë dhënë 1.9 mln metra katrorë leje ndërtimi. Shifër e jashtëzakonshme, e papërballueshme për sektorin bankar dhe kompanitë.

Në raportin e SPAK të 2023 thuhej se grupet kriminale po përdorin hapësirën ligjore për të pastruar para. Sot ka kompani që marrin leje ndërtimi për kulla 200 mln euro me zero bilanc. Çfarë mund të bëhet për të ndalar këtë që po ndodh me sektorin e ndërtimit. Pastrimi i parave, korrupsioni kanë ulur vlerën e euros në 30% dhe kjo është kambanë alarmi për ekonominë shqiptare. A duhet krijuar qark i mbyllur se ku shkojnë paratë? Situata sot është dhe më keq. Kriza që ka sot ekonomia shqiptare është pastrimi i parave në ndërtim”, tha Tabaku.

Nga ana e tij, deputeti Agron Gjekmarkaj i konsideroi përgjigjet e kryeprokurorit Çela si diskurs të ndërtuar mbi paradoks.

Ai theksoi se teksa raporti i OSBE/ODIHR konstaton  shuarje të kufirit mes partisë dhe shtetit, organet e drejtësisë shqiptare nuk e vërejnë atë.

“Përgjigjet e tij stilema që përdoren rëndom. Diskursi i tij i ndërtuar mbi një paradoks. Pjesëtarët e OSBE/ODIHR konstatojnë shuarje të kufirit mes partisë dhe shtetit ndërsa organet e drejtësisë nuk e vërejnë.

Lukunia  e patronazhistëve ka bërë kërdinë me manipulim vote dhe organet e drejtësisë nuk e shohin, mjaft trishtuese. Kryetarët e bashkive, drejtorët, administrata publike ushtrojnë presion mbi votën dhe organet e drejtësisë nuk e vërejnë. E çuditshme. Shumë mandate u përcaktuan nga vota e krimit, patronazhimit”, tha ai.

Next Post
VIDEO / Balluku nga Bukureshti zbulon planin për boshtin e ri energjetik Shqipëri–Rumani–Itali

VIDEO / Balluku nga Bukureshti zbulon planin për boshtin e ri energjetik Shqipëri–Rumani–Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

September 20, 2026
Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

September 20, 2026
Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

September 20, 2026
Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

September 20, 2026
Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

September 20, 2026
Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

September 20, 2026
“Epsteini” ynë

Vendimi i Gjykatës Speciale rrëzoi arsyet për të cilat ajo ishte ngritur

September 20, 2026
AFD kryeson sërish. “Katastrofë” për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem -

AFD kryeson sërish. Katastrofë për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem –

September 20, 2026
Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com