• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti zbulon arsyen e temperaturave ekstreme: Është dora e njeriut

by Java News
12/08/2017 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa administrata Trump po shqyrton një raport qeveritar që kundërshton pikëpamjet për ndryshimet klimatike, një tjetër raport i OKB-së arrin në përfundimin se njerëzit, me veprimtarinë e tyre, kanë bërë që planeti ynë të shënojë temperatura rekord të larta.

Temperaturat e larta rekord, bënë që vitin e kaluar Alberta e Kanadasë të përfshihej nga flakët……I nxehti vdekjeprurës ka shkaktuar thatësirë në Indi, duke e zhytur vendin në një krizë uji…

Planeti ishte më i nxehtë se kurrë vitin e kaluar, sipas Raportit të vitit 2016 për Gjendjen e Klimës, të hartuar nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike. Bashkëautori i raportit foli me Skype për Zërin e Amerikës:“Raporti pohon edhe një herë diçka që ne e dimë. Ne e dimë se jetojmë në një planet që vazhdon të ngrohet.

…Dhe e dimë që kjo ka për shkaktuar probleme në mbarë botën,” – thotë studjuesi.Në raport thuhet se një cikël klimatik El Nino tepër i fuqishëm, ka kontribuar në rritjen e temeperaturave ekstreme, thatësira dhe shira të rrëmbyer.

Këto ndryshime nga vitit në vit po ndodhin njëkohësisht me rritjen e vazhdueshme të përqëndrimit të gazeve që ngrohin planetin, në nivele të papara për të paktën 800,000 vjet.

Në studimin vjetor të klimës së Tokës kanë kontribuar rreth 500 shkencëtarë nga 62 vende të botës. Studjuesi Deke Arndt thotë se tashmë janë të njohura shkaqet e ngrohjes së planetit:

“Ne mund t’i rishikojmë gjithmonë shifrat, për të përcaktuar me saktësi ndryshimet që po ndodhin, por diçka është e qartë: ngrohja e planetit tonë po ndodh kryesisht nga aktiviteti njerëzor.”Ky përfundim e vë raportin në kundërshtim me politikën për e klimës së administratës Trump. Shefi i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit Scott Pruitt e vë në dyshim faktin në se shkaktarë të ndotjes janë njerëzit.  “Unë besoj se aftësia për të matur saktësinë me të cilën aktiviteti njerëzor ndikon tek klima është një subjekt i debatueshëm,”– thotë ai.

Këto pikëpamje dhe tërheqja e SHBA nga Marrëveshja e Parisit për Klimën ka ngritur shqetësime në mesin e një numri të madh shkencëtarësh, se administrata Trump do t’i japë fund kërkimeve për klimën.Këta shkencëtarë i dhanë gazetës “The New York Times” një projekt-raport të 13 agjencive qeveritare, ku thuhet se aktiviteti njerëzor është arsyeja parësore për ndryshimet klimatike dhe se për këtë nuk ka shpjegime alternative.

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha se ishte “zhgënjyese, e megjithatë e pritshme” që the Times “do të shkruante një raport pa e konsultuar më parë përmbajtjen e tij me Shtëpinë e Bardhë”.Por ajo nuk komentoi lidhur me përmbajtjen e raportit, ku thuhet se “frekuenca dhe intensiteti i motit ekstrem ka shumë mundësi që të rritet në të ardhmen.”

Zyrtarë të administratës pritet ta përfundojnë rishikimin e raportit për klimën deri të premten e ardhshme, përgatiti ”VO”. (b.an)

Next Post
Tentative vrasje në Mirditë, shpallet në kërkim 46-vjeçari

Tentative vrasje në Mirditë, shpallet në kërkim 46-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministrja e Shëndetësisë nga Londra: Inteligjenca artificiale, arma jonë për “super-diagnostikën”

“Barazia gjinore” prezantohet në OKB, Sala: Drejt përfaqësimit 50% për secilën gjini në vendimmarrje

March 10, 2026
Kush është gardisti që goditi Flamur Noka? Ilir Kulla: Ik rrih oligarkët, jo kampionin e volejbollit dhe…

Kush është gardisti që goditi Flamur Noka? Ilir Kulla: Ik rrih oligarkët, jo kampionin e volejbollit dhe…

March 10, 2026

Ekspertët ngrenë alarmin: Biletat e avionëve do të arrijnë nivele rekord

March 10, 2026
Sulmi kibernetik ndaj Parlamentit, eksperti: Hakerat kishin ditë brenda sistemit

Sulmi kibernetik ndaj Parlamentit, eksperti: Hakerat kishin ditë brenda sistemit

March 10, 2026
Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

March 10, 2026
Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

March 10, 2026
“Ishim mirë, kur ishim keq”, fermerët flasin për financimet në bujqësi

Zhbllokohen fondet IPARD III, BE hap rrugën për financimin e bujqësisë shqiptare

March 10, 2026
Vëmendje për viktimat

Me dinamit kundër demokracisë

March 10, 2026
Të paraburgosurit tek 302-shi futen në grevë urie, bëjnë publike 8 kërkesat

447 të burgosur përfitojnë lirinë, ja kur kalon për diskutim në Kuvend amnistia penale

March 10, 2026
Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In