• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Raporti vjetor i Prokurorisë: Në 2016 dominuan krimet kundër personit

by Java News
21/03/2017 08:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Prokuroria e Përgjithshme ka dorëzuar në Kuvend raportin vjetor mbi gjendjen e kriminalitetit në vend. Raporti voluminoz jep një tablo të qartë, mbi gjëndjen e krimit në Shqipëri, duke filluar nga vrasjet, korrupsioni e vepra të tjera penale. Raporti pritet të analizohet dhe nga Komisioni i Sigurisë dhe të dëgjohet nga deputetët e vendit. Vetëm gjatë vitit 2016 janë rregjistruar 426 procedime penale për sa i përket krimeve kundër personit.

Vetëm gjatë vitit 2016 janë rregjistruar 54 procedime penale me 31 të pandehur të dënuar për akuzën e vrasjes me paramendim. Ndërkohë në 2015, për akuzën e vrasjes me paramendim janë 31 stë tilla. Ndërkohë që gjatë vitit 2015 statistikat tregojnë se shifrat janë 423 procedime penale.

“Shqiptarja.com” mëson se gjatë vitit 2016 veprat penale kundër personit kanë pësuar një ritje, në krahasim me vitin 2015.Sipas Prokurorisë së Përgjithshme pesha specifike që zë ky grup veprash penale për vitin 2016 është 1,44 për qind e numrit total të procedimeve penale të regjistruara në shkallë vendi, ndërsa për vitin 2015 ky grup veprash përbënte 1,3 për qind, të totalit të procedimeve. Pra vihet re një rritje e këtij treguesi për vitin 2016 në krahasim me vitin 2015.

Sipas raportit vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme koefiçenti i kriminalitetit për 100.000 banorë për këtë grup veprash në vitin 2016, ka qënë 15,7 për qind ndërsa në vitin 2015 ka qenë 14,65 për qind. Nga të dhënat statistikore të paraqitura në tabelë, rezulton se në vitin 2016 ka një rritje prej 7 për qind, të numrit të procedimeve të regjistruara për “Krime Kundër Jetës të Kryera me Dashje” në krahasim me vitin 2015. Ndërkaq është shënuar një ulje prej 16,8 për qind të procedimeve të dërguara për gjykim në krahasim me vitin 2015.

Në lidhje me të pandehurit e regjistruar për këtë grup veprash penale, vihet re rritje përkundrejt këtij totali në vitin 2015 prej 31 për qind, rritje e numrit të të pandehurve, të cilët i janë dërguar gjyqit prej 7,5 për qind dhe ulje e numrit të të pandehurve të dënuar nga gjykata me 9,7 për qind përkundrejt vitit 2015. Për vitin 2016 janë dërguar në gjyq 244 të pandehur, ndërkohë në 2015 janë dërguar në gjykatë si të pandehur 227 të tillë.

Në krahasim me vitin 2015, gjatë 2016 Prokuroria e Përgjithshme ka rregjistruar dy procedime më pak për vrasjen e efektivave të Policisë së Shtetit. Vetëm 5 procedime janë rregjistruar tek Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërkohë gjatë vitit 2015 kjo prokurori ka rregjistruar 7 procedime për vrasjen e policëve.

Ndërkohë statistikat tregojnë se gjatë vitit 2016 ka pasur një ulje të vogël,për sa i përket vrasjeve në famlje. Brenda një viti janë rregjistruar në total 26 procedime penale, nga 28 të tillë që ishin rregjistruar gjatë vitit 2015.

ma.me

Next Post
Rama: PS e gatshme të futet në zgjedhje edhe vetëm, s’ka qeveri teknike

Rama: PS e gatshme të futet në zgjedhje edhe vetëm, s'ka qeveri teknike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In