• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Raporti tronditës: Ndihmësi i Trump ka lobuar për Yanukovychin që mbështetej nga Rusia

by Aalison Pearse Stevens
19/08/2016 09:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia Associated Press (AP) ka raportuar se i ka në dispozicion emailat që tregojnë se kompania e udhëhequr nga shefi i fushatës së Donald Trumpit, ka lobuar për ish-presidentin e Ukrainës, që mbështetej nga Rusia, dhe se nuk i ka plotësuar kërkesat ligjore për zbulimin e këtyre aktiviteteve.

Emailit tregojnë se firma e lobimit, e udhëhequr nga Paul Manafort, dhe zëvendësi i tij, Rick Gates, kanë synuar të përfitojnë publicitet dhe të ndikojnë në opinioni publik amerikan në favor të ish-presidentit, Viktor Yanukovich, i cili ishte detyruar të tërhiqet nga revolta popullore në vitin 2014. Zbulimet e djeshme për lidhjet ruse të zotit Manafort po bëhen në periudhën kur kandidati republikan për president amerikan, Donald Trump, po ballafaqohet me kritika në rritje për pikëpamjet e tij miqësore për Rusinë.

Manafort dhe Gates e kanë drejtuar fushatën e zotit Trump prej prillit dhe i kanë mbajtur pozicionet e tyre përkundër ndryshimeve në ekipin e fushatës këtë javë. Më herët këtë javë, Manafort ka thënë se asnjëherë nuk ka kryer “mbështetje lobuese direkte” për qeverinë e Ukrainës ose të Rusisë.

Por, agjencia AP raportoi se firma e tij ka kryer lobim të këtillë dhe është dashur të regjistrohet dhe ta zbuloj rolin e vet si agjent i jashtëm. Sipas legjislacionit në Shtetet e Bashkuara, njerëzit që lobojnë për liderë të jashtëm politikë, duhet të paraqesin raporte të detajuara për aksionet e tyre në Departamentin e drejtësisë.

Dështimi për ta bërë këtë paraqet krim, i cili mund të dënohet me pesë vjet burg dhe gjobitje deri në 250 mijë dollarë. Dje, Buroja Kombëtare Antikorrupsion në Ukrainë ka publikuar ekstrakte nga librat kryesorë të kontabilitetit të partisë politike të Yanukovichit, ku dokumentohet se më tepër se 12 milionë dollarë në pagesa “nën tavolinë” ishin paraparë për zotin Manafort. Këto dokumente nuk konfirmojnë se Manafort aktualisht i ka marrë paratë dhe avokatët e tij e kanë hedhur poshtë pjesëmarrjen në çfarëdo aktiviteti ilegal.

ma.me

Next Post
Memaliaj, asgjësohen 7600 bimë kanabis në 18 parcela

Memaliaj, asgjësohen 7600 bimë kanabis në 18 parcela

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com