• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti tronditës i prokurorit: Nëna i dha ilaçin vdekjeprurës vajzës 9-vjeçare përmes ushqimit

by Java News
12/09/2022 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë zbardhur detaje tronditëse nga vrasja e 9-vjeçares në Greqi, ku sipas raportit të prokurorit  Georgios Noulis, 9-vjeçarja ka humbur jetën si pasojë e një ilaçi që nëna e saj i hodhi në ushqim.

Në raport theksohet se nëna kishte tentuar të vriste vajzën edhe më parë, si pasojë e të cilës vajza u bë katërplegjike. Duke vlerësuar provat në dosje, Noulis flet për një “skenar kriminal dhe mizori të paprecedentë”, të cilin e akuzuara e sajoi për t’u hakmarrë ndaj bashkëshortit të saj, shkruajnë mediat greke.

Megjithatë, ajo që ka një vlerë të veçantë është përshkrimi se si, sipas prokurorit, 33-vjeçarja i jepte ketaminë vajzës së saj.

“Sasia e ketaminës, të cilën ajo e bleu i është injektuar me anë të një shiringe në stomak”.

Pasi i ka injektuar një dozë të rëndë e të substancës helmuese, njëkohësisht i ka hequr edhe oksimetrin,” sipas prokurorit. 33 vjeçarja më pas ka tentuar ta mbysë me duar duke i mbyllur hundën dhe gojën, duke i shkaktuar arrest kardiak.

Sipas prokurorit, ajo çfarë ndikoi në këtë ngjarje tragjike ishte edhe jeta bashkëshortore  dhe papjekuria e tyre për shkak të moshës  të re.

1) Daskalakis, nga ana tjetër, ka treguar mungesë kontakti dhe stabiliteti në marrëdhëniet e tij me të tjerët (madje edhe fëmijët e tij), mungesë emocioni, paaftësi për të shprehur mendimet.

2)Dhe të pandehurës i mungon emocioni i vërtetë dhe i trajton fëmijët e saj si një narciste.

Siç theksohet në raport, “një element vendimtar i të gjithë personalitetit të të pandehurës ka qenë posesiviteti  ndaj bashkëshortit të saj, duke qenë se ajo ishte xheloze. Ajo ishte e frikësuar se ai do ta braktiste. Duhet theksuar se Daskalakis kishte krijuar një marrëdhënie të veçantë dobësie dhe dashurie  ndaj vajzës së tij Georgina.

Skenari i krimit

Më pas, Noulis vazhdon me atë që ndodhi në Patra, në prill 2021, e cila vërtetoi tentativën për vrasje ndaj Roula Pispirigou: Fiksimi i të pandehurës me burrin e saj dhe dhimbja  që ajo përjetoi nga tradhtitë e tij të përsëritura dhe ndarja me të e shtynë atë të krijonte një mizori të paprecedentë duke  e përdorur vajzën e saj Georgina si një mjet hakmarrjeje ndaj Daskalakis, për shkak të dobësisë së veçantë që kishte ndaj fëmijës, raporton abcnews.al.

Menjëherë pas ngjarjeve të 21.3.2021, vdekja e foshnjës së papagëzuar të çiftit  Irida e cila u nda nga jeta kur ishte vetëm gjashtë muajshe më 21.3.2022) të pandehurës i lindi ideja për të vrarë 8-vjeçaren.

Ajo mendoi planin, kur vajza u shtrua në një spital për arsye mjekësore. Sipas propozimit të prokurorit, 33-vjeçarja “për të zbatuar planin e saj të vrasjes, mëngjesin e 8 prillit 2021 (vetëm 18 ditë pas vdekjes së vajzës) ka shoqëruar vajzën tjetër në Karamandanio.

Megjithatë, një mjek në klinikë, tha se vajza nuk kishte asgjë dhe u shtrua në spital vetëm për shkak të këmbënguljes të së emës. Kur vajza u shtrua në spital ajo tentoi të bindte burrin e  saj të kthehej me të për arsyen e vetme që vajza ishte sëmurë.

Më në fund, “rreth orës 18:50 e akuzuara gjeti mundësinë që kërkonte për t’i marrë jetën vajzës së saj”. E ndërsa vogëlushja humbi plotësisht ndjenjat dhe thuajse kishte vdekur, e akuzuara njoftoi personelin mjekësor duke thënë se vajza nuk kishte më puls.

Menjëherë mjekët vrapuan drejt repartit të fëmijës dhe pas 50 minutash përpjekjesh arritën ta sillnin në jetë. Më pas, pas “rikthimit heroik” të jetës së 9-vjeçares , ajo u transferua në ICU të Spitalit Universitar të Patrës.

Atje ajo u intubua dhe ushqehej vetëm përmes një tubi nazogastrik.

Më në fund, 9-vjeçarja më 19 korrik 2021, kthehet në shtëpinë e saj.

Vrasja

Më 17 janar 2022 , 9-vjeçarja u shtrua në Spitalin Universitar të Patrës. Dy ditë më vonë, megjithatë, nëna e saj tha se kishte të vjella dhe kriza. Vlen të përmendet se gjatë qëndrimit në ICU, 9 vjeçarja nuk kishte asnjë nga simptomat që tha nëna e saj.

Në janar 2022, nëna kishte kërkuar në internet informacione mbi veprimin e substancës përkatëse ketaminë dhe ishte në dijeni të pasojave të përdorimit të saj. Sipas prokurorit,  33-vjeçarja ka blerë ketaminë nga një trafikant i panjohur dhe më 29 janar, e vetme në dhomë me vajzën (e cila ka qenë në gjendje të qëndrueshme gjatë gjithë mëngjesit), ka kryer vrasjen e së bijës.

Rreth orës 14:00 ajo ka injektuar ketaminën përmes një tubi me të cilën vajza ushqehej. Rreth orës 14:28,  fëmija kishte gjakderdhje dhe kishte humbur çdo shpresë për të mbijetuar./ abcnews

g.kosovari

Next Post
Sistemi TIMS me probleme / Në Kapshticë dhe Qafë-Thanë kalimi bëhet me regjistër

Sistemi TIMS me probleme / Në Kapshticë dhe Qafë-Thanë kalimi bëhet me regjistër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In