• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti i TI/ Çuçi: Reformat mundësuan uljen e korrupsionit

by Java News
25/01/2017 13:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Shqipëria vijon të shënojë rritje në luftën kundër korrupsionit, të cilat u dokumentuan edhe në raportin e fundit të Transparency International mbi indeksin e perceptimit ndaj korrupsionit për vitin 2016. Ky raport e rendit Shqipërinë në vendin e 83 nga 176 vende që janë marrë në shqyrtim.

Pas raportit, ministri Çuçi në një dalje për mediat u shpreh se perceptimi i qytetarëve lidhur me korrupsionin në Shqipëri ka rënë në mënyrë shumë të ndjeshme “Shqipëria është ngjitur nga vendi i 122-të ku ishte në vitin 2013, në vendin e 83-të në vitin 2016, pra është ngjitur 39 vende” tha ai.

Ministri tha se në rajonin tonë, kemi lënë pas Maqedoninë dhe Kosovën, por lufta kundër korrupsionit është një prioritet strategjik për qeverinë.

“Ne jemi shumë të ndërgjegjshëm se kemi ende shumë për të bërë. Por, rezultatet shumë inkurajuese të dokumentuara nga Transparency International dëshmojnë se angazhimi i qeverisë shqiptare për ta çrrënjosur korrupsionin dhe qasja që kemi zgjedhur për ta fituar këtë luftë, po funksionon“.

Ministri Çuçi mbylli deklaratën duke thënë se zbatimi i reformës në drejtësi është një domosdoshmëri historike për t’i konsoliduar arritjet e tre viteve të fundit në luftën kundër korrupsionit.

“Krijimi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe i Byrosë Kombëtare të Hetimit do ta rrisin në mënyrë drastike forcën goditëse të shtetit kundër korrupsionit’ përfundoi ai.

Deklarata e plotë
Jam këtu për të ndarë me ju dhe qytetarët lajmin e mirë se reformat e qeverisë po vazhdojnë tëjapin rezultate në çrrënjosjen e korrupsionit në Shqipëri dhe, për pasojë, po vazhdojnë të rrisin besimin e qytetarëve  shqiptarë ndaj institucioneve shtetërore.

Sot është bërë publik raporti i Transparency International mbi indeksin e perceptimit të korrupsionit për vitin 2016. Ky raport e rendit Shqipërinë në vendin e 83 nga 176 vende që janë marrë në shqyrtim në të.

Kjo do të thotë se perceptimi i qytetarëve lidhur me korrupsionin në Shqipëri ka rënë në mënyrë shumë të ndjeshme në këta tri vite te qeverisjes sonë: Shqipëria është ngjitur nga vendi i 122-të ku ishte në vitin 2013, në vendin e 83-të në vitin 2016, pra është ngjitur 39 vende, duke përfshirë ngjitjen prej 5 vendesh nga raporti i një viti më parë. Në rajonin tonë, kemi lënë pas Maqedoninë dhe Kosovën.

Lufta kundër korrupsionit është një luftë e gjatë dhe një prioritet strategjik për qeverinë tonë. Ne jemi shumë të ndërgjegjshëm se kemi ende shumë për të bërë. Por, rezultatet shumë inkurajuese të dokumentuara nga Transparency International dëshmojnë se angazhimi i qeverisë shqiptare për ta çrrënjosur korrupsionin dhe qasja që kemi zgjedhur për ta fituar këtë luftë, po funksionon.

Në këta tri vite të qeverisjes, ne ndërmorëm reforma të mëdha, si reforma e shërbimeve publike dhe reforma administrativo-territoriale, të cilat e modernizojnë shtetin dhe, për pasojë, ngushtojnë hapësirat për korrupsion.

Ne kemi konceptuar dhe zbatuar, po ashtu, një program ambicioz të luftës kundër korrupsionit, duke ju dhënë, mbi të gjitha, qytetarëve mundësi konkrete për të kontribuar në parandalimin dhe denoncimin e rasteve korruptive.

Siç e dini, qeverisë i është dashur ta zhvillojë këtë luftë kundër korrupsionit si ai njeriu që lufton me një dorë të lidhur pas shpine. Për fat të keq, në këta tri vite të qeverisjes sonë, sistemi i drejtësisë nuk ka bashkëpunuar seriozisht dhe me të gjithë fuqinë e tij në përpjekjet për ta ndëshkuar korrupsionin në Shqipëri.

Ndaj, zbatimi i reformës në drejtësi është një domosdoshmëri historike për t’i konsoliduar arritjet e këtyre tri viteve të fundit në luftën kundër korrupsionit dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë të të gjithë atyre që angazhohen në afera korruptive. Në mënyrë të veçantë krijimi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe i Byrosë Kombëtare të Hetimit do ta rrisin në mënyrë drastike forcën goditëse të shtetit kundër korrupsionit.
Ju falemnderit!

ma.me
Next Post
OSHEE hedh poshtë me dokumenta pretendimet e Bashës se Klajdi Muça vrau veten se s’kishte të paguante dritat

OSHEE hedh poshtë me dokumenta pretendimet e Bashës se Klajdi Muça vrau veten se s’kishte të paguante dritat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In