• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Raporti/ Shqiptarët të parët në Evropë për besimin ndaj udhëheqjes amerikane

by A R
19/01/2018 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Raporti i fundit i organizatës Gallup mbi opinionin e botës ndaj Shteteve të Bashkuara tregon se ndonëse miratimi i politikave amerikane nga opinioni botëror është në një nivel të ulët shumëvjeçar, Shqipëria dhe Kosova mbeten në krye, megjithëse në rënie në krahasim me vitet e kaluara.

 Rreth 75 për qind e Kosovës dhe 72 për qind e shqiptarëve shprehën opinion pozitiv ndaj performancës në punë të udhëheqësisë së Shteteve të Bashkuara në vitin 2017, me një rënie prej 7 pikësh në Kosovë dhe 4 pikës në Shqipëri në krahasim me vitin 2016. Lajmi bëhet i ditur nga një raport i organizatës së vrojtimeve të opinionit publik, Gallup.

“SHBA-të morën miratimin e shumicës në vetëm tre vende në Europë më 2017 – Kosova, e cila udhëheq rajonin (dhe botën) në shkallën e miratimit të udhëheqësisë amerikane (75%); Shqipëria, e cila renditet e dyta në rang botëror (72%); dhe Polonia (56%),” shkruhet në raport. “Nuk është e pazakontë të shohësh kosovarët dhe shqiptarët në majë të listës së miratuesve; këto dy popullsi zakonisht i japin udhëheqësisë amerikane vlerësim të lartë. Më 2017 gjithsesi për herë të parë miratim pati edhe mes shumicës së popullsisë polake,” vijon raporti.

Gjithsesi, pavarësisht rekordit botëror, besimi i kosovarëve në udhëheqësinë amerikane ra me 7 pikë më 2017 në krahasim me një vit më parë ndërsa besimi i shqiptarëve të Shqipërisë ra me 4 pikë.
Në vendet e tjera të botës, më pak se gjysma e popullsisë kanë mendim pozitiv dhe normat e miratimit kanë rënë ndjeshëm në krahasim me vitin 2016, pra para se Donald Trump të zgjidhej president. Në Mbretërinë e Bashkuar vetëm 33% e popullsisë e vlerëson punën e udhëheqësisë amerikane me rënie 26% në krahasim me një vit më parë. Në Islandë shënohet rekordi negativ me 8% me 25 pikë të humbura brenda një viti. Në Rusi opinioni vlerëson Amerikën vetëm në pasën 8%, gjithsesi me 6% rritje. Rënia më e fortë e shkallës së besimit shënohet në Belgjikë me 44 pikë përqindjeje brenda një viti. SHBA gëzoi opinion negativ në shtetet e kontinentit amerikan, në Europë dhe në Azi, por një shumicë e thjeshtë e afrikanëve shprehën miratimin e tyre.

“Miratimi i udhëheqësive amerikane dhe kineze ishte në nivele të përafërta mes publikut afrikan më 2017,” shkruhet në raport; mesatarisht 51% ishte miratimi për udhëheqësinë amerikane dhe 50% për atë kineze. Gjithsesi, për një pjesë të konsiderueshme të vendeve të Afrikës, besimi te udhëheqësia amerikane pësoi rënie më 2017. Gallup thotë se ka intervistuar rreth 1 mijë vetë ballë për ballë ose përmes telefonit për secilin prej 134 vendeve të përfshira në vrojtim me një marzh gabimi që varion nga 2 në 5% në varësi të kampionit të përzgjedhur në secilin vend. Në rastin e Shqipërisë, marzhi i gabimit llogaritet në 4% ndërsa në Kosovë, 3.6%./BIRN/a.m.

Next Post
VIDEO/ Rama: Mjekët e Urgjencës Kombëtare shtëpi më shtëpi në familjet e prekura nga përmbytjet

'Përkthimi shqip-shqip i SHBA rrëzon leximin shqip-shqup të Kushtetutës'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In