• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Raporti, shqiptarët kanë ndjenja të përziera për zgjedhjet vendore

by
20/05/2015 16:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptarët do t’i drejtohen kutive të votimit më 21 qershor duke pasur në mendje se do të votojnë për Kryetarin/en e bashkisë dhe për Këshillin Bashkiak. Por këto zgjedhje vendore do të përmbajnë risinë e 61 bashkive, ndryshe nga viteve e mëparshme ku konsistonin 373 njësi të qeverisjes vendore të përbëra nga 64 bashki dhe 309 komuna.

Një studim mbi edukimin dhe motivimin e votuesve në prag të zgjedhjeve vendore të qershorit 2015, i kryer nga Partnerët Shqipëri me mbështetje të UNDP mori në analizë persona nga mosha 17 deri në 72 vjeç në zonat më të prekura nga Reforma Administrative Territoriale. Pjesëmarrësit kishin etni, nivel arsimor, ekonomik e kulturor të ndryshëm dhe numri i burrave dhe grave ishte pothuajse i njëjtë.

Mënyrat si zgjidhet Këshilli, sa është numri i të zgjedhurve në Këshill dhe sa është kohëzgjatja e mandatit të tij ishin të panjohura ose të paqarta për pjesëmarrësit në studim, të cilët jetonin në zonat Vorë, Rubik, Orikum, Urë Vajgurore, Ndroq, Mbrostar, Dropull dhe Bushat,

Këto janë komuna dhe bashki të cilat po bashkohen me të tjera duke “humbur”: statusin e tyre aktual, kryetarët dhe këshillat e zgjedhur vendorë, si edhe ato që po bëhen qendra e një bashkie të re duke “përfshirë” fshatra dhe qytete të tjera.

Në kuadër të çështjeve zgjedhore kryesore pjesëmarrësit dinin si të verifikonin emrin në listën e votuesve, por shprehën dyshim nëse mund të mësonin ndonjëherë se cilët ishin kandidatët/et për Këshillat Bashkiakë para ditës së votimit.

Pjesëmarrësit treguan një nivel të lartë ndërgjegjësimi lidhur me fshehtësinë e votës dhe rastet kur votuesit mund të ndihmojnë të tjerë për të hedhur votën dhe se çfarë konsiderohet asistencë e papërshtatshme gjatë votimit.

Duke e cilësuar votimin e kryefamiljarit si ‘praktikë e të shkuarës’ pjesëmarrësit pranuan se ka raste kur kryefamiljari vendos se kujt do t’i shkojë vota e cilit anëtar të familjes.

Megjithatë shqiptarët janë pak të ndërgjegjësuar për ndikimet e vjedhjes së votës dhe për ndëshkimet e mundshme të dhëna në zgjedhjet e mëparshme.

Në këto zgjedhje, motivimi për të votuar është më i ulët se në të tjerat, pasi një pjesë e konsiderueshme e pjesëmarrësve u shprehën se dyshonin te ndryshimi që do të sillte vota e tyre dhe u mungonte besimi në procesin zgjedhor. Vonesa në shpalljen e rezultatit është një tjetër faktor që ul entuziastmin për të votuar.

Përmbushja e detyrës si qytetar, u përmend nga pjesëmarrësit në studim si një nga arsyet më bindëse për të votuar, megjithatë një pjesë e tyre u shprehën se nuk do të votonin nëse nuk do t’u pëlqenin kandidatët e partive. Vota si mundësi për të kontribuar në ndryshimin për mirë të komunitetit, ishte një tjetër arsye, megjithëse jo edhe aq bindëse.

Studimi zbuloi se të rinjtë dhe ata që votonin për herë të parë ishin më tepër entuziazëm për të votuar dhe kishin më shumë besim në rëndësinë e të votuarit. Ata shprehën më tepër interes për politikat sociale të kandidatëve, si edukimi, kultura, asistenca për personat me aftësi të kufizuara, etj.

Sipas pjesëmarrësve në studim bindjet politike ishin më pak të rëndësishme për ta sesa kanë qenë në të shkuarën. Për shkak të zhgënjimit nga partitë, zgjedhësit shprehën vullnetin për të votuar individin dhe reputacionin e tij në vend të përkatësisë së tij partiake. Gjithashtu platforma e propozuar dhe ide të tjera që kandidati/ja mund të ketë, përbën një arsye kryesore për t’u mbështetur nga votuesit.

Një fakt tjetër interesant është se shumica e pjesëmarrësve shprehën motivim më madh për të votuar për një kandidate grua përkundrejt një burri, pasi konsiderojnë se një grua do të ishte më e kujdesshme në çështjet ekonomike, më e devotshme në punë, e përgjegjshme nga natyra dhe më pak e korruptueshme.

Sa do ndikojë Reforma Territoriale te votuesit?

Të mëdyshur për faktin nëse vota e tyre do të ketë rëndësi më të madhe apo më të vogël prej riorganizimit territorial, shqiptarët duket se do të kenë shumë pikëpyetje.

Shumica e pjesëmarrësve nga komunitetet më të vogla të marra në studim shprehën një motivim më të ulët për të votuar pasi ekzistonte ndjenja e përgjithshme se këto komunitete do të “humbasin” në një njësi më të madhe dhe do të neglizhohen.

Por nga ana tjetër votuesit nga qytetet e mëdha u shprehën më pak të motivuar për të votuar prej mendimit se burimet e tyre do të shpërndahen në mënyrë jo të drejtë me komunat më të vogla dhe se territori i zgjeruar do të ketë një ndikim negativ në ofrimin e zgjidhjeve të problemeve për banorët.

Për optimistët Reforma Territoriale do t’i jepte mundësi reale për përmirësime në komunitet pasi sipas tyre fondet do të ishin më të mëdha. Këta pjesëmarrës mendonin gjithashtu se Kryetari i Bashkisë do të ishte më serioz dhe i përgjegjshëm, administrata do të ishte më pak e kushtueshme dhe do të kishte më pak korrupsion në nivel vendor.

Një tjetër faktor demotivues për votimin ishte mungesa e përfaqësimit të komunitetit në qeverisjen e e vendore. Në kuadër të Reformës Territoriale studimi konkludoi se kishte nevojë të konsiderueshme për informacion se si do të funksionojnë njësitë e reja administrative (brenda Bashkisë së re) dhe se si do të krijohen ato.

Marrë nga BIRN

Next Post

Shqipëria, çfarë muskujsh në rajon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
“Sali Berisha është bingo e Edi Ramës”/ Koçi: Një opozitë e korruptuar nuk e lufton korrupsion

“Nuk ka arsye serioze për shkarkimin e Spiropalit”, Koçi: Mund ta shmangte deklaratën që bëri në Kuvend

March 5, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

EMRAT / Plagosje në Shkodër, autori shkrep armën në servis dhe arratiset

March 5, 2026
VIDEO / Amerikanët shkatërrojnë aeroplanët dhe depot e municionit të Iranit

VIDEO / Amerikanët shkatërrojnë aeroplanët dhe depot e municionit të Iranit

March 5, 2026
Tensione dhe bojkot në Kuvend, opozita braktis sallën, mazhoranca kalon e vetme ligjet në bllok

Tensione dhe bojkot në Kuvend, opozita braktis sallën, mazhoranca kalon e vetme ligjet në bllok

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In