• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti/ Shqipëria si Taxhikistani, numri i aborteve te adoleshentet vetëm rritet

by A R
15/06/2017 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri temat për seksin, dhe sensibilizimi për kontracepsionin mbeten ende ‘territore’ aspak apo pak ‘të shkelura’. Shoqëria shqiptare, duket se ende vuan nga mentaliteti për të trajtuar çështje që kanë derivuar në fenomene edhe më shqetësuese që lidhen me vetë shëndetin e popullatës.

Çështje të tilla që shihen nga popullata e gjerë ende si tabu, kanë sjellë edhe një nivel mjaft të ulët, për të mos thënë të papërfillshëm sensibilizimi për parandalimin e pasojave në shëndet. Pavarësisht fushatave të ndryshme, informacioni që duhet të mbërrijë tek shtresat e rrezikuara mbetet  në nivele mjaft të ulta.

Një problem mjaft i mprehtë për shoqërinë shqiptare sot, që vjen si pasojë e përdorimit në një masë mjaft të ulët të metodave kontraceptive, është rritja e numrit të aborteve. Akoma më alarmante është situata nëse kemi parasysh se grupmosha e femrave që abortojnë i përket adoleshencës.

Referuar një studimi të kryer nga Fondi i Popullsisë i Kombeve të Bashkuara (UNFPA), rezulton se Shqipëria nga vitit 1990 deri në vitin 2014, njeh vetëm rritje sa i takon numrit të aborteve të adoleshentët. Vetëm Taxhikistani njeh trend rritje dhe Shqipëria nga gjithë vendet e botës referuar studimit. Sipas të dhënave, në vendin tonë për çdo 5.8 lindje, kemi 1 abort.

Por, shifrat mund të jenë edhe më të larta nëse kemi parasyh se një pjesë e aborteve kryen privatisht jashtë institucioneve shtetërore, apo nuk raportohen nga klinikat private, ose raportohen me të dhëna të rreme, pasi pacientet i druhen mentalitetit dhe nuk japin të dhëna të sakta. Sipas ekspertëve që janë marrë me studimin, nëse ndërhyhet me politika, abortet mund të ulen deri në 67 %.

Por, pse në Shqipëri numri i aborteve vetëm rritet. Një prej problemeve kryesore mbetet përdorimi i kontraceptivëve. Referuar studimit, shqiptarët janë të fundit në Evropë për përdorimin e metodave moderne të kontracepsionit, vetëm 11 %. Këto të dhëna u prezantuan nga “Infinit Plus” në një tryezë me gazetarë dhe përfaqësues të UNPFA. /JavaNews/a.m.

Next Post
Pse nuk mund ta kemi më parlamentin e vitit 1992?!

Pse cenohen zgjedhjet nga retorikat Rama-Basha-Meta!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com