• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

RAPORTI/ Shqipëria kryeson në rajon me kreditë e këqia

by Java News
24/10/2016 09:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria ka kaluar për herë të parë këtë vit në shtetin që ka nivelin e kredive më të larta me probleme (NPL) në rajon, duke ia kaluar edhe Serbisë, që “kryesonte” në këtë tregues, teksa strategjitë për reduktimin e NPL-ve duket se po funksionojnë në rajon, por jo në vendin tonë.

Sipas të dhënave më të fundit të Bankës së Shqipërisë, në gusht, huatë e pakthyera në afat u ngjitën në 21.4% të totalit, pas një rënieje në rreth 18% në fund të vitit të kaluar si rrjedhojë e fshirjes në atë kohë të huave të humbura nga bilanci i bankave. Disa falimentime të mëdha, që kanë pasur efekt zinxhir dhe kriza e sektorit të naftës rezultojnë arsyet kryesore të këtij përkeqësimi në pjesën e parë të këtij viti, raporton Monitor.

Pas nesh ka kaluar Serbia, niveli I NPL-ve të së cilës ka zbritur në 20.2% në qershor, sipas tabelave të fundit të publikuara në raportin e tremujorit të tretë të Komisionit Europian për vendet kandidate dhe potencial kandidate. “Zgjerimi i kreditimit dhe zbatimi i një strategji për zgjidhjen e kredive me probleme kanë reduktuar normën e NPL-ve me 1.4 pikë përqindje që nga fillimi I vitit”, thuhet në raport. Vitet e fundit Serbia ka qenë shteti me treguesin më të përkeqësuar të NPL-ve, ku 2015-a u mbyll me një nivel prej 21.6%, më e larta në rajon.

Mali I Zi, një tjetër shtet problematik me kthimin e kredive,  i ka ulur huatë me probleme në 11.7% në fund të tremujorit të dytë, nga më shumë se 22% në vitin 2010, përmes një strategjie për reduktimin e NPL-ve, të ashtuquajtur “Plani Podgorica”, ku ristrukturimi i kompanive ka qenë në thelb të planit, duke u preferuar dukshëm ndaj falimentimit të tyre, i shoqëruar me një monitorim të rreptë të bankave.

Shtetet e tjera të rajonit, Maqedonia, Bosnja e Kosova nuk kanë qenë problematike përsa i përket kthimit të huave me probleme, në raport me vendet e sipërpërmendura dhe duket se vijojnë ta mbajnë nën kontroll këtë tregues. Në Maqedoni, psh, niveli I NPL-ve u ul në 7.2% në fund të tremujorit të dytë, nga 10.3% në fund të 2015-n dhe 11.9% që kulmoi në 2013-n.

Edhe Bosnja i ka ulur nga 15.2 në 2014-n, në 12.1% në fund të qershorit 2016. NPL-të më të ulëta janë në Kosovë, në vetëm 5.3% e huave të dhëna, që nuk janë kthyer në afat në banka.

ma.me

Next Post
Topi i Artë, dalin emrat e pesë kandidatëve të parë

Topi i Artë, dalin emrat e pesë kandidatëve të parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stoli për Martinin, sërish pengesë/ Prindërit përballen me refuzim për përkujtimoren në “Fan Noli”

Stoli për Martinin, sërish pengesë/ Prindërit përballen me refuzim për përkujtimoren në “Fan Noli”

February 24, 2026
Emri i modeles shqiptare në dosjet e Jeffrey Epstein – The Sun: Rikthimi i bujshëm i Misse Beqiri në ekran

Emri i modeles shqiptare në dosjet e Jeffrey Epstein – The Sun: Rikthimi i bujshëm i Misse Beqiri në ekran

February 24, 2026
Të akuzuar për korrupsion pasiv, GJKKO dënon dy ish-inspektorët e IMT

Të akuzuar për korrupsion pasiv, GJKKO dënon dy ish-inspektorët e IMT

February 24, 2026
Ish-Blloku dhe Komuna e Parisit, “magnet” për të huajt – Investropa: Lagjet më të preferuara për blerje apartamentesh në kryeqytet

Ish-Blloku dhe Komuna e Parisit, “magnet” për të huajt – Investropa: Lagjet më të preferuara për blerje apartamentesh në kryeqytet

February 24, 2026
Kina kërkon të thellojë bashkëpunimin me Gjermaninë përpara vizitës së Merz-it

Kina kërkon të thellojë bashkëpunimin me Gjermaninë përpara vizitës së Merz-it

February 24, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lejuan shtëpinë e barit dhe kazinonë në mes të Lezhës, përjashtohen dy oficerë, e pëson edhe ish-drejtori

February 24, 2026
Epike! I propozoi në stadium, futbollisti njofton ndarjen pas… 3 ditësh

Epike! I propozoi në stadium, futbollisti njofton ndarjen pas… 3 ditësh

February 24, 2026
Moti i keq shemb një pjesë të rrugës së projektit të motorsportit në Elbasan

Moti i keq shemb një pjesë të rrugës së projektit të motorsportit në Elbasan

February 24, 2026
Masazhistja tregon eksperiencën e saj me princin Andrew: Doli nga banjoja i zhveshur, shmanga shikimin

Masazhistja tregon eksperiencën e saj me princin Andrew: Doli nga banjoja i zhveshur, shmanga shikimin

February 24, 2026
Vrasja për një parkim në Kavajë, gjykata lë në burg autorin

Vrasja për një parkim në Kavajë, gjykata lë në burg autorin

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In