• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

RAPORTI SEKRET/ 363 zonat me hashash në Shqipëri. Parcelat kontrollohen me dron

by Aalison Pearse Stevens
13/08/2016 19:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një raport sekret i agjencive ligjzbatuese ne Shqipëri ka listuar plot 363 zona, ne te cilat kultivohet kanabisi. Dokumenti është hartuar edhe me ndihmën e partnereve nga Gjermania dhe Italia, duke dhëne nje panorame te plote te trafikut te hashashit qe gjeneron miliarda euro fitime, raporton “Vizion Plus”.

Shqipëria konsiderohet një prej prodhuesve kryesor të kanabisit në Europë duke mundur te kaloje mbi nje mije ton marijuane ne vit. Trafikantet nga Jugu ne Veri bashkëpunojnë me drejtues lokale dhe oficere te policisë, per te garantuar mbrojtjen e parcelave me droge kundrejt pagesës prej 10 euro per rrënje, ose duke dhëne si këmbim 30 perqind te prodhimit ne fund.

Te dhënat sekrete kane evidentuar se trafikantet veç bandave te armatosura, po përdorin edhe dronet per kontrollin e hapësirave me kanabis. Për here te pare kjo teknologji është zbatuar ne Kruje dhe sipas te dhënave, po përhapet me shpejtësi edhe ne zona te tjera.Tendenca e kultivimit ketë vit ka kaluar parashikimet.

Këto dokumente tregojnë se hashashi ka mbuluar jo vetëm lumin e Vlorës, Tepelenën apo malësitë e Dukagjinit, por edhe zona te tera ne juglindje, veri, ne Fier, Berat e Skrapar, apo edhe ne Mat, Kruje e Dibër. Trafikantet gjithashtu janë kujdesur te sigurojnë fara kanabisi qe sigurojnë rritje te shpejte dhe me cilësi.

Gjithë sasia e hashashit kalon ne perëndim, por ketë radhe, duke ndryshuar edhe rrugët tradicionale. Se fundmi, tonelatat me droge ndjekin itinerarin: Shkodër – Mali i Zi – Serbi – Hungari dhe më pas në Gjermani.

Ne tregjet perëndimore, marokenet janë drejtuesit kryesore te trafikut dhe ata sipas informacioneve bashkëpunojnë ngushte me grupet shqiptare. Ato shpërndajnë hashashin ne Itali e Greqi, e me pas dhe ne Holande, France, Hungari, Ceki, Austri e Gjermani. Raporti thekson se çdo vit ne europe harxhohen 24 miliardë euro për drogën dhe një pjesë e mirë e këtyre fitimeve u kalojnë grupeve kriminale shqiptare. Vetëm nje dite me pare ne jug te Italisë, policia arrestoi disa shqiptare, te cilët kishin transportuar me gomone plot 2 ton hashash.

ma.me

Next Post

Ndërron jetë ish- ish-Drejtori i Policisë së Durrësit, Arben Ruçi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kandidatët e “Rithemelimit” për 6 marsin/ PD: Nuk na përfaqësojnë. Mashtrimi i radhës i Berishës!

Deklarata për spastrimin etnik në Kosovë / PD kërkon shpalljen “non grata” të ministres serbe

July 14, 2026
Zjarr në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Zjarr në Novoselë, rrezikohen disa banesa

July 14, 2026
Trump kërkon pagesë nga anijet tregtare në Hormuz, Britania: Mund të prishë tregtinë globale

Trump kërkon pagesë nga anijet tregtare në Hormuz, Britania: Mund të prishë tregtinë globale

July 14, 2026
Rinovimi i kupolës drejtuese/ Murrizi i del kundër Berishës: Mos i mbani emrat sekret, PD nuk drejtohet me porosi e SMS

Rinovimi i kupolës drejtuese/ Murrizi i del kundër Berishës: Mos i mbani emrat sekret, PD nuk drejtohet me porosi e SMS

July 14, 2026
“Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”/ Spiropali shpërthen ndaj ministres serbe: Nuk është mendim politik, është barbarizëm verbal!

“Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”/ Spiropali shpërthen ndaj ministres serbe: Nuk është mendim politik, është barbarizëm verbal!

July 14, 2026
Rama ndan të tjera pamje nga Parisi, paradë madhështore me rastin e 14 korrikut

Rama ndan të tjera pamje nga Parisi, paradë madhështore me rastin e 14 korrikut

July 14, 2026
Jordania rrëzon katër raketa iraniane, përshkallëzohet tensioni në Lindjen e Mesme

Jordania rrëzon katër raketa iraniane, përshkallëzohet tensioni në Lindjen e Mesme

July 14, 2026
Vrasja e Edmond Sulës në Bërxullë, hetimet përqendrohen te konfliktet për pronat dhe lëvizjet e viktimës

Vrasja e Edmond Sulës në Bërxullë, hetimet përqendrohen te konfliktet për pronat dhe lëvizjet e viktimës

July 14, 2026
“COELA nuk ka sot një vendim për raportin e IBAR për Shqipërinë”, mediat: Do të jetë sërish në axhendën e së enjtes

BE i jep dritën jeshile Shqipërisë, ekspertët: Tani nisin kapitujt më të vështirë të anëtarësimit

July 14, 2026
Akademia e Sigurisë heq dorë nga kateringu pas dy helmimeve, ushqimi përgatitet në mensë

Akademia e Sigurisë heq dorë nga kateringu pas dy helmimeve, ushqimi përgatitet në mensë

July 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In