• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti, rreziqet afatgjata që i kanosen vendit nga i nxehti afrikan

by A R
08/08/2017 11:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Numri i ditëve me temperatura më të larta se 35°C ka të ngjarë të rritet me 3-4 ditë deri në vitin 2020 krahasuar me mesataren e viteve 1961-1990, ndërsa  numri i ditëve me ngrica (me temperatura më të ulëta se -5°C) në lartësi të mëdha pritet të ulet me 4-5 ditë deri në vitin 2025, dhe me 9 ditë deri në vitin 2050. Parashikimet u dhanë në projekt-strategjinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore dhe u hartuan nga ekspertë të Këshillit Kombëtar të Ujit.

Ata thonë se, temperaturat në rritje priten të kontribuojnë në një numër më të madh ditësh me stuhi breshëri në verë dhe gjithashtu do të ndikojnë  në shpeshtësinë dhe intensitetin e ditëve të nxehta dhe valëve të të nxehtit.  Numri i ditëve me reshje të rrëmbyeshme (maksimumi 24 orë) krahasuar me mesataren e viteve 1961-1990 ka gjasa të rritet me 1-2 ditë deri në vitin 2025, me 2-3 ditë deri në vitin 2050.

Mirëpo këto zhvillime në kushtet klimatike do të ndikojnë negativisht edhe në zhvillimin ekonomik të vendit, sidomos bujqësinë dhe prodhimin e energjisë.

Përveç ndryshimeve nga njëri vit në tjetrin, si dhe ndryshimeve sezonale, në vend ka edhe ndryshime gjeografike shumë të dukshme. Shirat vijnë kryesisht nëpërmjet erërave jugperëndimore dhe ndikohen edhe nga relievi. Kjo ofron një larmi veçorish klimatike dhe të ecurisë së reshjeve në rajonet e vendit, shpjegojnë ekspertët e ujërave.  Edhe pse reshjet e shumta shoqërohen përgjithësisht me rritje të nivelit të ujit, kjo nuk ndodh njëlloj në të gjithë territorin, si në pjesën e sipërme të Basenit të Drinit,e cila mbetet një zonë ë thatë.

Reshjet më të pakta vjetore në Shqipëri bien në zonat bregdetare në jug me vlera nën 1,000 mm/vit. Megjithatë, ka pjesë të basenit ujor të Drinit në Kosovë dhe Maqedoni ku reshjet vjetore janë më të pakta dhe nuk i kalojnë 800 mm/vit.

Reshjet më të shumta bien në rajonin e Liqenit të Shkodrës, ku reshjet mesatare vjetore i tejkalojnë 3,000 mm/vit. Temperaturat mesatare vjetore më të larta vihen re në pjesën perëndimore të vendit me 15°C më të larta në bregdet.

Temperaturat vjetore më të ulëta shënohen në veri afër kufirit me Kosovën dhe në lindje afër Liqenit të Ohrit. Efekti i kombinuar i reshjeve dhe temperaturës (dhe ndryshime të tjera meteorologjike) çojnë në përfundimin se prurjet janë më të larta në veri dhe jug të vendit, ku sasia e reshjeve tejkalon sasinë e ujit që avullon më shumë se 500 mm në vit. Në pjesën qendrore të vendit reshjet arrijnë më pak se gjysma e kësaj vlere.

Monitor

Next Post
Mandati i saj i shkon Ramës? Flet deputetja e PDIU në Dibër : Ja e vërteta

Reme Lala fund beqarisë, FOTOT e ceremonisë me 1 mijë të ftuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Unë për ty kam qenë si Skënderbeu, ti për mua Mamica”- Mesazhi i Ramës në Asamblenë e PS për Spiropalin: Nuk mund t’i gjuash shtëpisë me gur!

“Unë për ty kam qenë si Skënderbeu, ti për mua Mamica”- Mesazhi i Ramës në Asamblenë e PS për Spiropalin: Nuk mund t’i gjuash shtëpisë me gur!

November 14, 2026
“Mirënjohje, punë në ekip”- Rama i besoi drejtues politik të PS në Tiranë, Demo: Qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë më shumë prej nesh!

“Mirënjohje, punë në ekip”- Rama i besoi drejtues politik të PS në Tiranë, Demo: Qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë më shumë prej nesh!

November 14, 2026
UEFA Nations League/ Kombëtarja zhvillon stërvitjen zyrtare para sfidës me Bjellorusinë!

UEFA Nations League/ Kombëtarja zhvillon stërvitjen zyrtare para sfidës me Bjellorusinë!

November 14, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Më shumë dramë për “kush” sesa për “çfarë”

November 14, 2026
“Ne nuk harrojmë!”- Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Durrësit”, 700 efektivë në terren! Digjet një kazan mbeturinash, policia e shuan (FOTO)

“Ne nuk harrojmë!”- Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Durrësit”, 700 efektivë në terren! Digjet një kazan mbeturinash, policia e shuan (FOTO)

November 14, 2026
Asambleja e PS në Lalëz/ Rama kërkoi përjashtimin, Spiropali dhe Ndreca i shpëtojnë masës në momentin e fundit, nuk u hodh në votim!

Asambleja e PS në Lalëz/ Rama kërkoi përjashtimin, Spiropali dhe Ndreca i shpëtojnë masës në momentin e fundit, nuk u hodh në votim!

November 14, 2026
Finlanda hedh poshtë kërkesën e Rusisë për t’u larguar nga NATO si pjesë e bisedimeve të paqes në Ukrainë

Finlanda hedh poshtë kërkesën e Rusisë për t’u larguar nga NATO si pjesë e bisedimeve të paqes në Ukrainë

November 14, 2026
Liga e Kombeve/ Alarm në Kombëtare, Ernest Muçi në dyshim për sfidën me Bjellorusinë

Liga e Kombeve/ Alarm në Kombëtare, Ernest Muçi në dyshim për sfidën me Bjellorusinë

November 14, 2026
Përplasen dy makina pranë tunelit të Murrizit, humbin jetën dy persona, 5 të tjerë dërgohen në spital

EMRI/ Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, makina përplas me vdekje këmbësorin!

November 14, 2026
FOTOLAJM/ Berisha humb ‘luftën’ online me Ramën! Kryeministri me rreth 28 herë më shumë shikues live në Facebook!

FOTOLAJM/ Berisha humb ‘luftën’ online me Ramën! Kryeministri me rreth 28 herë më shumë shikues live në Facebook!

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In