• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Raporti për vitin 2019/ Krimet për shkak të urretjes janë rritur me 2.7 % në SHBA

by Ardit Rada
16/11/2020 18:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vitin e kaluar në SHBA krimet me bazë urrejtjen pësuan një rritje me 2.7 për qind, duke arritur nivelin e tyre më të lartë në më shumë se një dekadë, thuhet në një raport të ri të Byrosë Federale të Hetimit (FBI).

Në 2019 u shënuan 7,314 incidente të klasifikuara si krime urrejtjeje nga 7,120 në 2018, numri më i lartë i incidenteve të kësaj natyre që nga viti 2008, sipas raportit të publikuar të hënën.

Përkundër një rënie të lehtë në 2018, krimet me bazë urrejtjen u rritën me gati 21 për qind gjatë tre viteve të para të administratës së Presidentit Donald Trump, një periudhë që u shënua nga një gjallërim i një lëvizjeje gjithnjë e më të dhunshme të ekstremit të djathtë. Megjithëse zoti Trump i ka denoncuar supremacistët e bardhë, përfaqësuesit e organizatave që vëzhgojnë ekstremizmin, vërejnë se krimet me bazë urrejtjen janë rritur ndaj atyre grupeve të cilat kanë qenë objekt sulmesh nga presidenti. Për shembull krimet me bazë urrejtjen kundër anëtarëve të komunitetit hispanik në SHBA, u rritën me 53 për qind gjatë tre viteve të para në detyrë të zotit Trump, sipas të dhënave të FBI-së.

“Rritjet e fundit të krimeve me bazë urrejtjen japin një panoramë të re, ku sulmet kundër grupeve viktima, jo vetëm që po rriten, por kjo rritje po nxitet gjithashtu nga një përhapje më e madhe e akteve më të dhunshme“, thotë Brian Levin, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Studimin e Urrejtjes dhe Ekstremizmit në universitetin shtetëror të Kalifornisë.

FBI-ja përcakton si krime me bazë urrejtjen ato vepra penale të motivuara nga raca, etnia, origjina, feja, orientimi seksual, paaftësia fizike ose mendore, gjinia dhe identiteti gjinor.

Megjithëse shumica e krimeve me bazë urrejtjen nuk janë të dhunshme, raporti tregon një rritje të akteve të dhunshme si sulmet dhe vrasjet.

Vrasjet e motivuara nga urrejtja u dyfishuan në një shifër rekord prej 51 të tillash, të nxitura nga sulme të kryera nga supremacistët e bardhë, përfshirë masakrën e gushtit 2019 në një supermarket në El Paso të Teksasit, ku u vranë 23 persona.

Viti i kaluar shënoi rritjen e tretë radhazi të vrasjeve të motivuara nga urrejtja. Sipas të dhënave të përpiluara nga Qendra për Studimin e Urrejtjes dhe Ekstremizmit, vrasjet e kryera nga supremacistët e bardhë dhe ekstremistët e tjerë të djathtë pësuan gjithashtu rritje për të tretin vit me radhë në 2019.

“Këta vrasës racistë mbizotëruan kategorinë e përgjithshme të vrasjeve të motivuara nga ekstremizmi me një total më të lartë se të gjitha vrasjet me bazë ekstremizmin të kombinuara së bashku për vitin 2018“, thuhej në raportin e kësaj qendre.

Numri i sulmeve me pasoja të rënda, të nxitura nga urrejtja, u rrit për të gjashtin vit me radhë në nivelin më të lartë që nga viti 2001, sipas raportit të FBI-së. Vitin e kaluar u shënuan 866 sulme të rënda, nga 818 një vit më parë.

Sikurse në vitet e mëparshme, shumica e krimeve me bazë urrejtjen të raportuara në 2019 ishin të motivuara nga raca dhe etnia, ndjekur nga feja si një tjetër shkak.

Krimet e urrejtjes me bazë anti-semitizmin u rritën me 14 për qind, në 953 raste, niveli më i lartë që nga viti 2008. Sipas Qendrës për Studimin e Urrejtjes dhe Ekstremizmit “2019 ishte një nga dy vitet e dekadës së fundit me mbi 900 krime urrejtjeje që kishin për bazë anti-semitizmin”.

Krime e urrejtjes kundër hispanikëve u rritën me rreth 9 për qind, në 527 raste në 2019, numri më i lartë që nga viti 2010, ndërsa sulmet kundër komunitetit me origjinë arabe u rritën me 16 për qind në 95. Ndërkohë krimet e urrejtjes kundër myslimanëve ranë për të tretin vit me radhë, nga 188 në 176, pasi arritën kulmin me 308 raste në vitin 2016./VOA/

Next Post
Të infektuarit me Covid i shpërthen bombola e oksigjenit në shtëpi

Të infektuarit me Covid i shpërthen bombola e oksigjenit në shtëpi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Belgjika kërkon arrestimin e ish-komisionerit europian, Dimitris Avramopoulos

Belgjika kërkon arrestimin e ish-komisionerit europian, Dimitris Avramopoulos

June 23, 2026
Kërcënimet me bombë në Xhorxhia, çfarë po hetojnë zyrtarët e inteligjencës amerikane

Penetroi të gjitha sistemet amerikane/ Pse administrata Trump i dha Anthropic vetëm 90 minuta për të tërhequr modelin e saj më të ri të inteligjencës artificiale

June 23, 2026
“Ka shumë interes për ta vrarë projektin për shkak të Trump”, Rama për FT: Pa Kushner, askujt nuk do t’i interesonin flamingot apo Shqipëria

“Ka shumë interes për ta vrarë projektin për shkak të Trump”, Rama për FT: Pa Kushner, askujt nuk do t’i interesonin flamingot apo Shqipëria

June 23, 2026
“Më ndryshoi jetën”, Jessie J rrëfen përjetimin pas betejës me kancerin e gjirit

“Më ndryshoi jetën”, Jessie J rrëfen përjetimin pas betejës me kancerin e gjirit

June 23, 2026
Vrasja e çiftit Mujeci në Lezhë, lihet në burg i dyshuari si bashkëpunëtor

Vrasja e çiftit Mujeci në Lezhë, lihet në burg i dyshuari si bashkëpunëtor

June 23, 2026
Përvëlohet Evropa! Ekspertët paralajmërojnë rritjen e temperaturave mbi 40°C

Përvëlohet Evropa! Ekspertët paralajmërojnë rritjen e temperaturave mbi 40°C

June 23, 2026
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

“Nëse paguan mbi 500 mijë lekë cash, gjobitesh”, sqarimi avokates

June 23, 2026
“Wom Travel” për Shqipërinë: Jo vetëm Ksamili! Një vend plot histori, natyrë dhe shije

“Wom Travel” për Shqipërinë: Jo vetëm Ksamili! Një vend plot histori, natyrë dhe shije

June 23, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndikime të forta planetare dhe mundësi të arta

Horoskopi për ditën e sotme nga Jorgo Pulla, ja çfarë parashikohet për të gjitha shenjat

June 23, 2026
Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

Riorganizohet Policia e Shtetit, emrat e rinj që marrin drejtimin e qarqeve

June 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In