• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti për të dhënat personale, Dumani: SPAK lufton krimin e organizuar, por ruan të drejtat e qytetarëve

by S T
04/11/2024 20:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani ka deklaruar se SPAK në punën e tij jo vetëm duhet të jetë efektiv në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, por edhe të respektojë të drejtat e qytetarëve.

Duke folur në takimin me prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela dhe komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, Dumani theksoi se “qasja jonë i ka rrënjët te transparenca dhe privatësia, për të garantuar që metodat që ne përdorim përmbushin standardet evropiane dhe mbrojnë të drejtat e qytetarëve. Ne synojmë jo vetëm të jemi efektivë në luftën kundër krimit të organizuar por mbi të gjithë të ruajmë vlerat që janë në themel të shoqërive tona demokratike.”

Nga ana e tij, Prokurori i Përgjithshëm, Çela nënvizoi se “procesi i monitorimit nga Komisioneri ka vlerë jo vetëm në drejtim të zbatimit të Marrëveshjes mes Republikës se Shqipërisë dhe Eurojust, por krijon mundësinë e vendosjes së standardeve të larta për trajtimin e të dhënave personale nga ana e prokurorisë në të gjitha drejtimet, shumë e rëndësishme kjo edhe në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe standardeve që duhet të përmbushin institucionet shqiptare.”

Gjithashtu, ai theksoi domosdoshmërinë e një komunikimi të vazhdueshëm institucional me Komisionerin edhe për sa i përket transparencës me publikun.

Ndërkaq, në fjalën e tij për të pranishmit, Komisioneri Dervishi theksoi si mjaft të rëndësishëm bashkëpunimin dhe kontributin proaktiv të strukturave qendrore dhe vendore të sistemit të Prokurorisë, në funksion të forcimit të standardeve dhe mekanizmave që garantojnë mbrojtjen e të dhënave personale, si një e drejtë themelore e individit.

“Rezultati duket më se pozitiv, vlerësim maksimal pati nga ana e kolegëve të mbrojtjes së të dhënave të Eurojust dhe veçanërisht, prezantimi si modeli për t’u aplikuar edhe nga vendet e tjera të rajonit në Akademinë e Mbrojtjes së të Dhënave, organizuar në Bruksel në shtator të këtij viti nga Komisioni Evropian.

Vlerësoj se përveç suksesit të këtij Raporti, çfarë tjetër duhet të nënvizohet në këtë proces është bashkëpunimi dhe komunikimi i shkëlqyer ndërmjet Institucioneve tona të pavarura në misionin tepër të rëndësishëm që ato kanë.

Ky rol i caktuar në këtë Marrëveshje për institucionin tonë lidhet me një të drejtë të cilësuar shumë të rëndësishme në BE. Kjo, ashtu si dhe vlerësimi nga ana e partnerëve ndërkombëtarë, na bën patjetër të ndihemi mirë nga njëra anë, por nga ana tjetër, na ngarkon me përgjegjësi për të vijuar me po të njëjtin angazhim dhe cilësi këtë ushtrim periodik, të cilin duhet ta konsiderojmë si një mundësi për të përmirësuar proceset e punës dhe praktikat e mira të bashkëpunimit ndërinstitucional”, tha Dervishi.

Next Post
Dy gjyqtarë “bëjnë lëmsh” paktin për emigrantët, “hedhin poshtë” dekretin e Melonit! Pasojat

Dy gjyqtarë "bëjnë lëmsh" paktin për emigrantët, "hedhin poshtë" dekretin e Melonit! Pasojat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

September 20, 2026
Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

September 20, 2026
Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

September 20, 2026
Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

September 20, 2026
Osmani në New York, takon djalin e Trumpit -

Osmani në New York, takon djalin e Trumpit –

September 20, 2026
Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

September 20, 2026
Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

September 20, 2026
“Epsteini” ynë

Vendimi i Gjykatës Speciale rrëzoi arsyet për të cilat ajo ishte ngritur

September 20, 2026
AFD kryeson sërish. “Katastrofë” për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem -

AFD kryeson sërish. Katastrofë për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem –

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com