• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Raporti për kriminalitetin/ Kryeprokurori Çela kërkesë Parlamentit: Shtoni si krim pasurimin e paligjshëm

by Java News
30/04/2021 21:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Përgjithshme ka dorëzuar në parlament raportin për kriminalitetin në vend.

Gazetarja Anila Hoxha një lidhje live në edicionin e lajmeve tha se Prokuroria e Përgjithshme ka ngritur shqetësimin e zbrazjes së prokurorive nga vettingu.

Hoxha bën me dije se kryeprokurori ka shtuar kërkesën që të konsiderohet si vepër penale neni për pasurimin e paligjshëm, që do të prekë drejtpërdrejt asetet pasurore.

“Shqetësimi kryesor është fakti i boshatisjes së prokurorive nga procesi i vettingut, për të cilin raportin vjetor të kriminalitetit 2020, kryeprokurori Olsian Cela sugjeron shtimin e oficerëve të policisë gjyqësore derisa të kapërcehet sipas tij situata kritike. Dy janë sugjerimet më interesante që do të lexojë kryeprokurori Olsian Çela para parlamentit janë:

Iniciativa ligjore që prek drejtpërdrejt reformën në drejtësi. Olsian Cela kërkon kompetenca dhe pjesëmarrje aktive gjatë procesit të emërimit, caktimit por edhe shkarkimit të drejtuesve të prokurorisë.

Në të vërtetë, ky proces ju la si kompetencë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, një institucion i ri i reformës në drejtësi, me synimin për të fuqizuar rolin e Prokurorit të zakonshëm e për të shumuar dhe shkatërruar të gjithë hierarkinë vertikale të prokurorisë që është e njohur tashmë që u shkatërrua pas 2016.

Sugjerimi i dytë lidhet me atë që Çela e konsideron si shtim të një vepre penale në Kodin Penal dhe është neni i pasurimit të paligjshëm, një vepër që nëse do të pranohej në parlament do të prekte pikën e dobët të të korruptuarve sic janë asetet pasurore”, sqaroi gazetarja Anila Hoxha.

Ndër të tjera sqaroi se 80% e veprave për hetimin pasuror janë pushuar nga Prokuroria, ndërsa krimi më i zakonshëm sipas prokurorisë është vjedhja e pasurisë. Ndërsa krimi më pak i frekuentuar është cenimi i lirisë të besimit ku renditen vetëm 4 raste.

“Në raportin vjetor të kriminalitetit 2020, dorëzuar Kuvendit thuhet se 11503 shtetas shqiptarë përfunduan të akuzuar në Gjykata, por prokuroria nuk ka qenë kaq efektive sa i takon hetimit pasuror, që në 80% të rasteve u pushua dhe vetëm në 20% të këtyre rasteve përfunduan në gjykatë. Krimi më i zakonshëm i ndodhur sipas prokurorisë gjatë 2020 është vjedhja e pasurisë me 8700 raste. Ky krim qëndron në vend të parë.

Në vend të dytë janë krimet që prekin sigurinë publike me 7361 raste dhe në vend të tretë janë krimet që derivojnë nga konfliktet për pronësinë e tokës.

Krimi më pak i frekuentuar ka qenë ai që lidhet me cenimin e lirisë së besimit në vetëm 4 raste, ndërsa në këtë raport evidentohet dhe ndryshohet edhe harta e kriminalitetit dhe sikurse thotë në raportin e dorëzuar në Kuvend Prokuroria e Përgjithshme, në vend të parë për koficent të kriminalitetit në raport me numrin e banorëve është Gjirokastra.

Kjo është një surprizë ndryshe nga asaj harte që jemi mësuar të dëgjojmë nga policia. Në vend të dytë me koficent kriminaliteti të lartë është qyteti i Vlorës, më pas i Durrësit dhe i Tiranës. Në raport me koficentin e banorëve, qyteti më i paqtë dhe në fund të kësaj liste është qyteti i Beratit dhe i Dibrës”, bën me dije gazetarja e Top Channel Anila Hoxha./ Top Channel

g.kosovari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi marrëdhënie strategjike me SHBA”- Shqipëria pajiset me sistemet raketore HIMARS, Nufi: Do marrim sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore

“Kemi marrëdhënie strategjike me SHBA”- Shqipëria pajiset me sistemet raketore HIMARS, Nufi: Do marrim sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore

November 24, 2026
Zgjedhjet vendore, Klosi: Ne do të fitojmë në 9 maj! Do të marrim edhe mandatin e pestë në 2029

Zgjedhjet vendore, Klosi: Ne do të fitojmë në 9 maj! Do të marrim edhe mandatin e pestë në 2029

November 24, 2026
Microsoft shpall “Kod të Kuq” pas ndërprerjes globale, miliona përdorues mbetën pa Outlook dhe Teams!

Microsoft shpall “Kod të Kuq” pas ndërprerjes globale, miliona përdorues mbetën pa Outlook dhe Teams!

November 24, 2026
Bloomberg: “NATO-ja e re” e Trump, dhuratë për Putinin dhe goditje për 80 vite siguri evropiane!

Bloomberg: “NATO-ja e re” e Trump, dhuratë për Putinin dhe goditje për 80 vite siguri evropiane!

November 24, 2026
Nga erdhën dronët në protestën e dhunshme të 17 tetorit? Nufi mbi tentativën për sulm ndaj Kryeministrisë: U komanduan nga…

Nga erdhën dronët në protestën e dhunshme të 17 tetorit? Nufi mbi tentativën për sulm ndaj Kryeministrisë: U komanduan nga…

November 24, 2026
“Kronikë e paralajmëruar”- Vangjeli: Elisa është shembulli që Rama po kërkon të bëjë para zgjedhjeve!

“Kronikë e paralajmëruar”- Vangjeli: Elisa është shembulli që Rama po kërkon të bëjë para zgjedhjeve!

November 24, 2026
Sulmi kibernetik i Iranit më 2022, prej aktivitetit të muxhahedinëve në Manzë? Nufi: Nga kontrollet rezultoi se…

Sulmi kibernetik i Iranit më 2022, prej aktivitetit të muxhahedinëve në Manzë? Nufi: Nga kontrollet rezultoi se…

November 24, 2026
Jensen Huang kërkon falje para punonjësve të Nvidia-s: Bëra gabime të tmerrshme, jam në terapi!

Jensen Huang kërkon falje para punonjësve të Nvidia-s: Bëra gabime të tmerrshme, jam në terapi!

November 24, 2026
Ish-gjenerali rus paralajmëron: Putinin e pret një fund i pashmangshëm, Rusia mund të shpërbëhet!

Ish-gjenerali rus paralajmëron: Putinin e pret një fund i pashmangshëm, Rusia mund të shpërbëhet!

November 24, 2026
Dhunimi i drejtorit të AKU Shkodër, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

EMRAT/ Abuzimi me 13-vjeçaren u bë nga disa persona të ndryshëm! Ja kush është 49-vjeçari nga Fieri, një prej të arrestuarve (FOTO)

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In