• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti për fushatën, partitë shpenzuan deri në 40 mijë USD për një miting

by Java News
09/07/2017 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një miting i partive të mëdha, në një nga qytetet kryesore në vend, kushton deri në 40 mijë USD. Kostoja është përllogaritur nga ekspertët financiarë të emëruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për të monitoruar shpenzimet e partive politike gjatë fushatës elektorale. Sipas raportit paraprak të ekspertëve, mitingu elektoral i Partisë Socialiste në Tiranë ka kushtuar 4,030,000 lekë ose 40 mijë USD. Mitingu në Fier ka kushtuar 1,870,000 lekë.

“Theksojmë se kostot e mësipërme janë bërë me një përllogaritje të përafërt bazuar në çmimet e tregut. Me marrjen e një informacioni më të saktë nga financa e Partisë Socialiste do të bëhet një përllogaritje në bazë të dokumenteve e do të pasqyrohet në raportin përfundimtar”, thuhet në raportin paraprak të ekspertëve financiarë.

PS-PD të pastra

Dy partitë më të mëdha në Shqipëri, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, rezultojnë se kanë respektuar ligjin sa i takon shpenzimeve dhe sjelljeve politike gjatë fushatës elektorale. Kështu thuhet në raportet e ndërmjetme të monitorimit të shpenzimeve gjatë fushatës zgjedhore të PD-PD, hartuar nga ekspertët financiarë. Megjithatë, ekspertët po punojnë për një raport më të hollësishme dhe përfundimtar, mbi shpenzimet dhe burimin e financimit të fushatës.

Ekspertët kanë monitoruar aktivitetin elektoral të PS në bashkitë kryesore të vendit, duke dalë në konkluzionin se PS ka zbatuar ligjin për partitë politike, i ndryshuar pas marrëveshjes Rama-Basha.

Gjithashtu, ekspertët nuk kanë asnjë pretendim për rezistencë nga PS dhe PD sa i takon vënies në dispozicion të kontratave të qirave dhe shpenzimeve të tjera për fushatë.

“Nga verifikimi në territorin e bashkive të përmendura me lart nuk rezultoi, që subjekti zgjedhor Partia Socialiste të këtë ngritur zyra elektorale dhe të këtë afishuar materiale propagandistike në kundërshtim me ligjin 8580, datë 17.02.2000, “Për partitë politike” i ndryshuar në ligjin nr 90/2017, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8580, datë 17.02.2000, “Për partitë Politike”, të ndryshuar, udhëzimit të KQZ-së nr 1, datë 31.05.2017 “Për përdorimin e materialeve propagandistike dhe vendet për afishimin e tyre gjatë fushatës zgjedhore”. Siç mund të shihet nga fotot bashkëngjitur, gjatë monitorimit, nuk kishte flamuj apo materiale propagandistike, në një distance më larg se 5 metra nga zyra elektorale e subjektit zgjedhor Partia Socialiste, dhe nuk ka shkelje të ligjit”, thuhet në raportin e firmosur nga ekspertët financiarë, Silvana Gjikdhima dhe Stoli Laze.

Periudha e monitorimit është nga 12.06.2017 deri në 16.06.2017. Po ashtu, sipas dy raporteve të monitorimit Partia Demokratike ka respektuar me korrektësi ligjin sa i takon zyrave elektorale dhe materialeve propagandistike.

PS probleme në Elbasan dhe Librazhd

Në raportin e fundit të ndërmjetëm, për periudhën 19.06.2017 deri 23.06.2017, Partia Socialiste rezulton se ka afishuar materiale propagandistike në kundërshtim me ligjin në hyrje të qytetit të Elbasanit dhe të qytetit të Librazhdit. “Nga verifikimi në territorin e bashkive të përmendura më lart rezultoi, që subjekti zgjedhor Partia Socialiste, në rrugën nacionale, në hyrje të qytetit të Elbasanit dhe të qytetit të Librazhdit të ketë afishuar materiale propagandistike në kundërshtim me udhëzimin nr. 1 dt 31.05.2017 të KQZ-së, “Për përdorimin e materialeve propagandistike dhe vendet për afishimin e tyre gjatë fushatës zgjedhore”. Për sa i përket ekzistencës së zyrave elektorale pranë njëra-tjetrës në rrugë të ndryshme të Bashkisë Tiranë, jemi në pritje të përgjigjes nga bashkia për numrin e lagjeve dhe nëse zyrat elektorale i përkasin lagjeve të ndryshme. Jemi paraqitur në selinë e subjektin zgjedhor Partia Socialiste e Shqipërisë, kemi marrë informacion mbi aktivitetet elektorale. Monitorimi i aktiviteteve është kryer kryesisht në: Kashar, Lushnje, Fier, Paskuqan, Gramsh, Elbasan, Sarandë, Durrës, Kavajë, Tiranë e Shkodër”, thuhet në raport.

 Mitingu i PS

Sipas raportit paraprak të ekspertëve, mitingu elektoral i Partisë Socialiste në Tiranë ka kushtuar 4,030,000 lekë ose rreth 40 mijë USD. Mitingu në Fier ka kushtuar 1,870,000 lekë.

Shkelja

Në raportin e fundit të ndërmjetëm, Partia Socialiste rezulton se ka afishuar materiale propagandistike në kundërshtim me ligjin në hyrje të qytetit të Elbasanit dhe të qytetit të Librazhdit.

Box
Shpenzimet e PS në disa mitingje elektorale

Mitingu në sheshin Nënë Tereza, në Tiranë, 4,030,000 lekë
Mitingu elektoral në Durrës, 980,000 lekë
Mitingu elektoral në Kavajë, 180,000 lekë
Mitingu elektoral në Gramsh, 295,000 lekë
Mitingu elektoral në Paskuqan, 149,000 lekë
Mitingu elektoral në Fier, 1,870,000 lekë
Mitingu elektoral në Kashar, 165,000 lekë
Mitingu elektoral në Sarandë, 91,500 lekë

Box
Shpenzimet e detajuara të PS për mitingun në Tiranë

Podium, 1 copë, 15,000 lekë
Karrige, 1 copë, 15,000 lekë
Banera, 1 copë, 15,000 lekë
Ekran LED 1 copë, 80,000 lekë
Ndriçimi, 1 copë, 80,000 lekë
Fonia, 1 copë, 80,000 lekë
Kamera, 1 copë, 15,000 lekë
Fotograf, 1 copë, 15,000 lekë
Flamur     , 10000 copë, 2,000,000 lekë
Shirita dore 2000 copë, 200,000 lekë
Bluza 2000 copë, 600,000 lekë
Transport materiale, 1 copë, 15,000 lekë
Transport i pjesëmarrësve copë, 2000 individë, 600,000 lekë
Ujë, 2000 copë, 100,000 lekë
Piroteknik Fishekzjarrë, 1 copë, 200,000 lekë

Kolonë
Partia pa asnjë zyrë elektorale në të gjithë Shqipërinë

Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen ka rezultuar se nuk ka hapur asnjë zyrë elektorale në Shqipëri. “Me datë 15.06.2017 kemi bërë një verifikim në terren në territorin e Bashkisë e Elbasan, Peqin, Rrogozhine, Lushnjë, Fier, Memaliaj, Tepelenë dhe Gjirokastër nëse kjo parti ka zyra elektorale, ka postera, afishe, flamuj apo të tjera materiale propagandistike të vendosura. Pas verifikimeve të bëra nga ana jonë në këto qytete nuk u gjet asnjë zyrë elektorale e hapur si dhe nuk u gjeten materiale propagandistike.

Gjatë verifikimeve në terren, nga an jonë janë bërë fotografi të cilat do t’i bashkëngjiten raportit”, thuhet në raportin e ekspertëve financiar. Ata kanë zhvilluar edhe një takim me sekretarin e përgjithshëm të MEGA, Ziso Lluci, i cili u ka pohuar se kjo parti nuk ka asnjë zyrë elektorale.

“Me datë 15.06.2017, në ora 18:00, u takuam me sekretarin e përgjithshëm të Partisë Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen (MEGA) z. Ziso Lluci, në Sarandë. Z. Ziso i kërkuam që në zbatim të ligjit duhet të vërë në dispozicion të ekspertit informacionet në lidhje me fushatën elektorale të partisë MEGA. Z. Ziso Lluci deklaroi se Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen (MEGA) nuk ka hapur asnjë zyre elektorale në territorin e Republikës së Shqipërisë si subjekt pjesëmarrës në zgjedhjet e datës 25 Qershor dhe nuk ka afishuar asnjë reklamë në shërbim të kësaj fushate.

Me datë 16.06.2017 në ora 09:00, u bë dhe një deklarate nga kjo parti, në lidhje me fushatën elektorale të kësaj partie, kjo deklaratë do të dorëzohet në KQZ bashkë me raportin përfundimtar. Me datë 16.06.2017 do të bëhen verifikime në terren në territorin e Bashkisë e Sarandë, Delvinë, Finiq, Himarë,Vlorë, Kavajë dhe Durrës nëse kjo parti ka zyra elektorale, ka postera, afishe, flamuj apo të tjera materiale propagandistike të vendosura, të cilat do të jenë pjesë e raportimit në vijim”, thuhet në raport.

Next Post
Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet brenda muajit

Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet brenda muajit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Kleçka” e korrikut! Meri Shehu: 4 planete do të trazojnë jetën e këtyre shenjave!

June 29, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

“Edhe Rusia me Ukrainën, apo SHBA me Iranin që janë në luftë bëjnë negociata! ‘Flamingot’ refuzojnë!”

June 29, 2026
“Nuk ecën, vendi kalon në kaos”/ Braçe dhe Berisha kundër platformës së protestës për asamble me short dhe qeveri tranzitore

Jesuralem Post: Si depërtoi retorika antisemite në protestat anti-Kushner në Shqipëri

June 29, 2026
Spaho, në Kuvend: Ne të Partisë Demokratike nuk jemi hajdutë!

“Rama të mos dorëhiqet”, Spaho sqaron deklaratën dhe “shpërthen” kundër PD

June 29, 2026
Flamingos, një revolucion proxy?

Flamingos, një revolucion proxy?

June 29, 2026
“Jeta e Gen Z nuk është si në vitin 2013”, ministri Gonxhja: Morëm një Shqipëri me një pajë tragjike

“Jeta e Gen Z nuk është si në vitin 2013”, ministri Gonxhja: Morëm një Shqipëri me një pajë tragjike

June 29, 2026
Përmbysje me gol në shtesë ndaj Japonisë, Brazili merr kualifikimin dramatik

Përmbysje me gol në shtesë ndaj Japonisë, Brazili merr kualifikimin dramatik

June 29, 2026
VIDEO/ Pamjet nga ajri, ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

VIDEO/ Pamjet nga ajri, ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

June 29, 2026
Studentët kërkojnë të marrin sërish banderolën/ Përplasje fizike mes protestuesve dhe rojeve të universitetit te ‘Politekniku’

Studentët kërkojnë të marrin sërish banderolën/ Përplasje fizike mes protestuesve dhe rojeve të universitetit te ‘Politekniku’

June 29, 2026
Protestuesit ‘mësyjnë’ brenda Universitetit Politeknik, tensione me policinë për banderolën e shpalosur në fasadë

Protestuesit ‘mësyjnë’ brenda Universitetit Politeknik, tensione me policinë për banderolën e shpalosur në fasadë

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In