• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti para nisjes së sezonit veror, gjendja e transportit publik në Durrës kaotike

by A R
26/05/2017 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Në një kohë kur sezoni veror thuajse ka nisur, Qendra “Konsumatori shqiptar” me mbështetjen e LëvizAlbania kanë bërë publik një raport në lidhje me gjendjen e transportit publik në një prej qyteteve kryesore turistike në vend, siç është Durrësi.
Referuar raportit voluminoz, që është produkt i një vëzhgimi rreth 1-vjeçar, shërbimi i transportit publik në qytetin bregdetar të Durrësit rezulton në një situatë kaotike. Në qytetin e dytë më të madh në vend, me 200 mijë banorë dhe me nje kampus universitar, linjat e autobuzëve nuk plotësojnë as kushtet më minimale.
Si studentët ashtu edhe punëmarrësit, ankohen se është e pamundur të mbërrijnë në kohë në destinacion referuar intervistimeve të kryera në terren. Kjo, jo për shkak të trafikut në rrugë, por si rrjedhojë e numrit të pamjaftueshëm të autobusëve si dhe mosrespektimit të orareve të përcaktuara.
Në raportin e detajuar, renditet di problem mungesa e vendeve të rezervuara për nënat e reja, gratë shtatzëna apo persona të tjerë me nevoja të vecanta.  Këto gjetje u publikuan nga Qendra “Konsumatori shqiptar”, pas një monitorimi te kryer me mbështetjen e LëvizAlbania, gjatë muajve dhjetor 2016-shkurt 2017.
Higjiena është tej kushteve dhe standarteve. Që në orët e para të mëngjesit, mjetet e shërbimit publik, janë të ndotura, duke nisur nga sediljet e deri tek dyshemeja e mbushur me mbeturina.  Kondicionerët nuk funksionojnë, ndërsa sipas qytetarëve faturinot sillen  në mënyrë jo korrekte  dhe etike në shumë raste. Ndërsa me afrimin e sezonit turistik, kur Durrësi popullohet nga afro 1 milion persona, kjo situatë bëhet edhe më alarmante.
Ndonëse sipas orareve të përcaktuara, autobusët duhet te nisen cdo 8-12 minuta, në fakt qëndrimi i tyre në stacion arrin edhe 40 minuta. Brenda mjeteve, nuk ka asnjë tabelë informuese mbi stacionet e itinerarit që përshkon mjeti, apo informacion nga faturinot për vendndodhjen.
Pjesë e vëzhgimit janë tre linja, “Durrës – Plepa, “Durrës – Currila”, si dhe “Durrës – Universiteti A.Moisiu.
Në vazhdimësi, Progres – Raportet për Shqipërinë, nga Komisioni Evropian, kanë evidentuar se transporti publik mbetet një çështje që nuk ka njohur progres. Me reformën administrativo-territoriale, pritej që shërbimi I transportit publik të përmirësohej dhe të arrinte standartet e kërkuara, por në Durrës mbetet ende  joefiçent, shumë i ngadaltë dhe me mungesë të theksuar të higjienës./Konsumatori Shqiptar/Andi Malasi
Next Post
Zbardhet procesverbali i Konferencës së Kryetarëve, hezitimi i Metës për presidencën…

Zbardhet procesverbali i Konferencës së Kryetarëve, hezitimi i Metës për presidencën...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations league/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

Nations league/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

September 25, 2026
Paralajmërimi polak: Rusia mund të jetë duke përgatitur “diçka të madhe” -

Putin kërcënon Ukrainën dhe zbulon nëse do sulmojë Evropën: Do të vuajë pasojat e sulmeve që ka kryer ndaj qytetarëve rusë!

September 25, 2026
E paprecedentë në Kupën e Anglisë, ndeshja do të riluhet për shkak të një gabimi nga arbitri!

E paprecedentë në Kupën e Anglisë, ndeshja do të riluhet për shkak të një gabimi nga arbitri!

September 25, 2026
Beteja tregtare, BE i kërkon Mbretërisë së Bashkuar që të rrisë tarifat ndaj makinave kineze

Beteja tregtare, BE i kërkon Mbretërisë së Bashkuar që të rrisë tarifat ndaj makinave kineze

September 25, 2026
Ish-drejtoresha e SHISH u la në arrest shtëpie, GJKKO del me njoftim zyrtar dhe jep detajet e masës së sigurisë: I ndalohet edhe…

Analistja: Nxjerrja e pjesës nga dosja “Agasi”, e gabuar! Çështja është romantizuar, Hyseni u shpall e fajshme në opinionin publik

September 25, 2026
Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

September 25, 2026
SHBA, Gjykata e Lartë sinjale ‘pro’ për urdhrin e Trump që ndalon udhëtimet për shtetasit e 7 vendeve

Gjykata Supreme i hap rrugë Trumpit që të kontrollojë shtetësinë e votuesve

September 25, 2026
Facebook, WhatsApp dhe Instagram jashtë funksionit, vjen reagimi nga kompania

Facebook rrezikon gjobë rekord deri në 10.5 miliardë dollarë, akuzohet se mashtroi 2,1 mln banorë me të dhënat personale në New Mexico!

September 25, 2026
Premier League/ Manchester City nën akuzë, kryeministri britanik reagon: Mos nxirrni konkluzione të përshpejtuara!

Premier League/ Manchester City nën akuzë, kryeministri britanik reagon: Mos nxirrni konkluzione të përshpejtuara!

September 25, 2026
Rama flet në OKB edhe për protestën: U fabrikua një narrativë për ‘pushtimin Izraelit’ të bregdetit shqiptar duke përdorur flamingot! Protestuan kundër një fantazme (VIDEO)

Fjala e PLOTË/ Nga Inteligjenca Artificiale te “Revolucioni Flamingo”, Rama 25 minuta nga podiumi i OKB: Makineria e AI do bindet, por pyetja është se kujt?

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com