• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti i OBSH: 52% e meshkujve të rritur shqiptarë pinë duhan, femrat vetëm 7.3%

by A R
20/07/2017 12:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Organizata Botërore e Shëndetësisë sapo ka publikuar raportin e epidemisë globale të cigares të vitit 2017.

Me të dhënat që i referohen 2015-s, Shqipëria ka një prevalencë në total të përdorimit të duhanit tek të rriturit prej 23%, një nivel mesatar ose më i ulët se i shteteve të tjera të Europës apo rajonit.

Në rajon, duhanpirësi më i madh është Mali i Zi, me 38%, më pas vjen Serbia me 33%%, të ndjekura nga  Bosnja dhe Kroacia, me 32% secila. Edhe grekët janë konsumatorë të mëdhenj të duhanit me 35%.  Për Maqedoninë dhe Kosovën nuk ka të dhëna.

Në hartat e raporit të OBSH-së, Shqipëria renditet ndër vendet që ka pasur arritjet më të larta në 2016-n për zbatimin e legjislacionit kundër duhanit dhe zbatimin e penaliteteve për reklamimin e duhanit.

52% e meshkujve shqiptarë pinë duhan
Sipas të dhënave të detajuara të standardizuara për Shqipërinë rezulton se 51.7% e meshkujve shqiptarë pinë cigare dhe duhan dhe femrat vetëm 7.3%. Vetëm për cigaren, këto shifra janë përkatësisht 46.3% dhe 4.8%.

Tek të rinjtë, përqindja e atyre që pinë cigare është shumë më e ulët te meshkujt, me 14.5% dhe më e lartë tek femrat, me 6.7%. Këto të dhëna i përkasin vitit 2016.
Çmimi më i ulët i paketës së cigareve në Shqipëri është 170 lekë (çmimi i pakicës për një paketë me 20 cigare) dhe ai i cigareve premium është 300 lekë.
Taksat përbëjnë 55-66% të çmimit të paketës së cigares.

Cigarja më e shitur në vitin 2016 kishte një çmim mesatar prej 230 lekë (Karelia). Interesant është që kjo paketë që shqiptarët e blejnë 230 lekë, nëse do të matej sipas metodës së barazisë së fuqisë blerëse kushton 5.23 dollarë, pra trefish.

OBSH publikon dhe treguesin e përballueshmërisë, që matet si % e GDP për frymë që duhet për të blerë 100 paketa të markës më të shitur të cigareve (sa më e lartë aq më pak e përballueshme është) dhe për Shqipërinë ky tregues është 4.41%.

Për Bosnjën, ky tregues është më i lartë, në 5.91%, teksa Bosnjë, çmimi I paketës më të shitur në dollar ndërkombëtare (sipas fuqisë blerëse) është 6.6 dollarë dhe akciza arrin deri në 84% të çmimit.
Relativisht më të lira janë cigaret në Mal të Zi, ku treguesi i përballueshmërisë është 2.84% e të ardhurave për frymë./Monitor

a.ç

TEMAT:

Next Post
OKB paralajmëron botën: Na pret një valë i nxehti

I nxehti afrikan vijon, ja kur pritet freskimi i motit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com