• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

RAPORTI/ Numërohen zyrtarisht 40 burra nga Kosova të dhunuar seksualisht gjatë luftës

by Java News
30/10/2021 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ata dhe 968 gra të tjera kanë dokumentuar dhunën seksuale që kanë përjetuar para më shumë se dy dekadash. Për tri vjet, mbi një mijë persona kanë arritur të fitojnë statusin e viktimës së dhunës seksuale dhe për të përfituar pagesën mujore prej 230 eurosh. Në mesin e tyre, ka gra e burra që kanë refuzuar të marrin pensionin, por që këta të mbijetuar kanë kërkuar vetëm të dokumentojnë tmerrin që kanë përjetuar, raporton Kosova Press në një shkrim të gjatë për këtë çështje.

Kryetarja e Komisionit për Verifikimin e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale, Minire Begaj-Balaj ka thënë se procesi i verifikimit të të gjitha lëndëve të dorëzuara është i ndjeshëm dhe i vështirë.

Në intervistën për KosovaPress ajo ka thënë se prej kur ka filluar punën ky komision janë paraqitur mbi 1500 raste.

“I kemi 1565 raste që kanë aplikuar për t’u njohur statusi i viktimës së dhunës seksuale. Prej tyre të trajtuara i kemi 1008 raste që u kemi njohur statusin e viktimës së dhunës seksuale. Ky numër është edhe i përfshirë në pensionin mujor personal në vlerë prej 230 eurosh. Prej tyre në përgjithësi të trajtuara deri më tani janë 1280. Kemi përafërsisht diku deri në 50 raste janë në pritje në shqyrtim që presin për dokumente shtesë, për intervista. Kemi edhe një numër të refuzuar, 219 raste janë të refuzuara. Por, te pjesa e refuzimeve i kemi edhe kërkesat për rishqyrtim edhe kërkesat që po shkojnë me padi në gjykatë”, ka thënë Begaj-Balaj.

Pranë komisionit të përbërë nga nëntë panelistë gjatë këtij viti janë paraqitur dosjet e 74 personave.

Udhëheqësja e këtij komisioni me mandat pesëvjeçar, shprehet se prioritet kanë që palët të trajtohen me kujdes dhe të paraqiten nevojat e të mbijetuarve. Sipas saj, ka lëndë që trajtohen deri në katër herë, para se të merret vendimi për këtë rast.

“40 burrave ua kemi njohur statusin e viktimës së dhunës seksuale, pjesa tjetër është gra…. (06:40) Për këtë vit ne i kemi pasur deri më tani 73 raste që kanë aplikuar. Ne jemi të vetëdijshëm që pandemia ka ndikuar në çdo sferë, edhe në këtë pjesë te komisioni, edhe te aplikimet. Në vitin e kaluar e kemi pasur atë pengesën që kemi qenë të obliguar sipas vendimeve të qeverisë. Më pastaj e kemi pasur një zbritje, por ka qenë afektim i pandemisë. Nuk kemi pasur rritje apo ulje drastike, ka qenë një tempo e njëjtë që ka mund të vijë gjatë muajve”, është shprehur Begaj-Balaj.

Përkundër që një pjesë e viktimave kanë arritur të dokumentojnë dhunimin që kanë përjetuar, ata kanë refuzuar të marrin pagesën mujore.

“Kemi disa raste, nuk janë shumë raste, por kemi raste që disa të mbijetuara kanë ardhur të aplikojnë vetëm të tregojnë ajo që ka ndodhur. Dhe e thonë shumë hapur, e shprehin para neve që ‘nuk kam nevojë për mjete financiare, nuk kamë nevojë për asnjë. Kam ardhur të tregoj dhe me mbet kjo gjurmë dhe kjo vuajtje që na ka ndodhë’. E paraqet edhe me atë që aq ka mundur të bëjë, të vijë deri në komision, të fitojë të drejtën e viktimës por nuk i interesojnë mjetet financiare”, ka deklaruar ajo.

Komisioni për Verifikimin e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale nuk ka hapur ende rrëfimet e mbi 280 personave.

Trajtimi i këtyre rasteve po konsiderohet i vështirë, meqë rrallë viktimat posedojnë dokumentacionet e nevojshme që kërkon ky komision.

“Problemet janë të ndryshme, tash së fundmi që po e evidentojmë më së shumti është çështja e stigmës. Kanë probleme burrat dhe gratë për një arsye apo tjetër që t’i drejtohen komisionit. Në fillim ka qenë ndryshe sepse muajt e parë ne e kemi pasur një volum shumë të madh të lëndëve. Diku për muajt e parë 700 lëndë na kanë ardhur për aplikim, por kanë qenë raste që kanë qenë të trajtuara nëpër OJQ. Tash jemi në vitin e tretë dhe po e shohim që ka probleme të dokumentimit, të narracionit janë 20 vjet në pyetje. Gjërat janë harruar dhe nëse ka pasur kontrolle, dokumentet nuk janë ruajtur. Edhe nëse kanë pasur dëshmitarë, tash nuk vjen dëshmitari të konfirmojë apo të jap një deklaratë”, është shprehur ajo.

Afati i fundit për të paraqitur kërkesën për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimës së dhunës seksuale është pesë vjet nga fillimi i punës së komisionit. Ky komision Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë luftës ka filluar punën zyrtarisht në shkurt të vitit 2018. Kosova Pres

Next Post
Rrjeti masakron Berishën :”Keni gënjyer për gjyqin në Francë”

Rrjeti masakron Berishën :"Keni gënjyer për gjyqin në Francë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthen bombola e gazit në Krumë, plagoset zonja e shtëpisë

“Duhet të përdoren vetëm të çertifikuarat”, ISHTI: Incidentet me bombolat, pasojë e rrjedhjes së gazit

November 5, 2026
Nga Parisi në Lion, Franca në këmbë! 270 mijë protestues në rrugë, policia përplaset me turmën

Nga Parisi në Lion, Franca në këmbë! 270 mijë protestues në rrugë, policia përplaset me turmën

November 5, 2026
Martinaj i zhdukur, Mihasi i vrarë! SPAK “kopsit” dosjen, jepet pretenca për të pandehurit

Martinaj i zhdukur, Mihasi i vrarë! SPAK “kopsit” dosjen, jepet pretenca për të pandehurit

November 5, 2026
Sistemi i pagesave dhe siguria, Banka Botërore: Shqipëria hapa pozitivë!

Sistemi i pagesave dhe siguria, Banka Botërore: Shqipëria hapa pozitivë!

November 5, 2026
E vendosur në katin zero, gjendet bombola e gazit që dyshohet se shkaktoi shpërthimin tragjik në Elbasan

E vendosur në katin zero, gjendet bombola e gazit që dyshohet se shkaktoi shpërthimin tragjik në Elbasan

November 5, 2026
Dosja hetimore e SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

Dosja hetimore e SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

November 5, 2026

Taksa e qarkullimit te mjetet, eksperti: Përfitojnë ata që bëjnë shumë kilometra

November 5, 2026
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

“Fondet të kalojnë pa vonesa”, INSTAT kërkon para shtesë për vitin 2027 për censin e bujqësisë

November 5, 2026
Përplaset për vdekje nga dy makina i moshuari, arrestohen dy shoferët, njëri u largua nga vendngjarja

Përplaset për vdekje nga dy makina i moshuari, arrestohen dy shoferët, njëri u largua nga vendngjarja

November 5, 2026
‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës

‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In