• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti i NATO: Ballkani i rrezikuar nga ndërhyrja ruse, korrupsioni e problemet me demokracinë

by A R
29/04/2017 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me normën e lartë të papunësisë, korrupsionit, erozionit i shtetit të demokracisë dhe sundimit të ligjit, shpesh me ndërhyrjen e Rusisë në punët e shtetit, Ballkani Perëndimor duhet të mbështetet fuqishëm në integrimin e tij euroatlantik, thuhet në draft raportin e fundit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Komiteti i Ekonomisë dhe Sigurisë së Asamblesë Parlamentare të NATO-s ka hartuar draft raportin me titull “Tranzicioni ekonomik në Ballkanin Perëndimor. Një vlerësim në prill të vitit 2017”, i shkruar nga Richard Benyon, raportues për Mbretërinë e Bashkuar nga Partia Konservatore.

Draft-raporti mbi vlerësimin e tranzicionit ekonomik në Ballkanin Perëndimor jep një pasqyrë politike dhe ekonomik të rajonit. Në raport thuhet se Ballkani Perëndimor mbetet një fushë me interes të veçantë për NATO-n, e cila aktualisht është e pranishme në rajon, përmes Forcës së Kosovës (KFOR) dhe Operacionit “Althea”, ku vetëm Serbia dhe Republika Srpska nuk kanë treguar interes për t’u bërë pjesë e NATO-s, shkruan transmeton ResPublica.

Edhe pse NATO pranon se BE-ja ka qenë një lojtar kyç në ruajtjen e stabilitetit në rajon, ajo gjithashtu konsideron se kriza ekonomike i ka hapur derën lëvizjeve populiste dhe nacionaliste anti-BE për të kundërshtuar reformat e vështira”. Në raport thuhet se procesi i integrimit të rajonit në BE është tronditur nga çështjet e shumta politike dhe ekonomike brenda shteteve, por edhe nga faktorë të jashtëm. Një nga çështjet kryesore të cilat shkaktuan shqetësime në të gjithë rajonin ishte paqëndrueshmërinë aktuale e BE-së, e cila shkaktoi lulëzimin e lëvizjeve nacionaliste dhe autoritare.

Tensionet e Kosovës me Serbinë kanë qenë në rritje gjatë vitit të kaluar, qëkurse “Beogradi dërgoi në kufi një tren të pikturuar me parullën “Kosova është Serbi”. Marrëdhëniet u ndezën edhe më keq kur Prishtina shpalli dëshirën për të formuar një ushtri të rregullt. Sa për Malin e Zi, vendi që së shpejti do të jetë anëtar i NATO-s, në gusht u përball me një skenar të planifikuar për grusht grusht shteti dhe me opozitën e cila është duke bojkotuar parlamentin, ndërsa situata në Maqedoni është “edhe më dekurajuese”, me Presidentin që refuzon për t’i dhënë mandatin liderit të opozitës, Zoran Zaev për të formuar qeverinë. Në përgjithësi, tensionet politike mes vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk janë qetësuar edhe pas thirrjeve të BE-së.

Përveç çështjeve të brendshme, Ballkani Perëndimor po përballet me një shkallë të lartë të papunësisë, sidomos në mesin e të rinjve, e cila i bën ata “më të prekshëm nga demagogjia dhe keqinformimi.” Sa për gjendjen e demokracisë, raporti vë në dukje se niveli i zhvillimit demokratik në Ballkanin Perëndimor ka bërë hapa pas gjashtë vitet e fundit. Sundimi i ligjit është dëmtuar nga elita politike, e cila është duke përdorur këtë leva për përfitime personale.

Raporti vazhdon më tej në problemet e Ballkanit Perëndimor duke theksuar se në të gjithë rajonin “korrupsioni, klientelizmi, manipulimi i votave dhe mashtrimi janë të gjitha të lidhura me problemin e kapjes së shtetit nga elitat me pak interes në avancimin e thelbit të demokracisë, edhe pse forma e demokracisë i përshtatet qëllimeve të tyre.” Ai gjithashtu prek marrëdhëniet e Rusisë me vendet e Ballkanit Perëndimor, një terren pjellor për të sfiduar ndikimin e NATO-s dhe BE-së”. Raporti arrin në përfundimin se ka një rrezik shumë të lartë për Ballkanin Perëndimor të rrëshqasë në ideologjinë nacionaliste, duke shtuar se autoritarizmi nuk është një “formulë e suksesshme ku problemi kryesor ka qenë mungesa e demokracisë”. /a.m.

Next Post
Dhuna në Maqedoni, 102 persona u plagosën

Protesta para zyrave të BE në Shkup

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com