• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Raporti mbi rastin “Litvinenko”, dënim kundër Putinit

by A R
24/01/2016 14:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Publikimi i raportit hetimor britanik mbi rastin “Litvinenko” është një goditje e fortë. Megjithatë si nga ana juridike ashtu edhe lidhur me pasojat konkrete politike ai nuk ka shumë efekt, komenton Ingo Mannteufel.

Kur në nëntorin e vitit 2006, ish-agjenti i shërbimit sekret rus dhe më vonë kundërshtari i Putinit, Aleksander Litvinenko u asgjësua në Londër me helmim me polonium radioaktiv, menjëherë u përhap në botë dyshimi se ky akt është vepër e zyrave shtetërore në Rusi.

Si tregues i rëndësishëm për këtë dyshim ishte shtënia në dorë e poloniumit, një element radioaktiv që nuk e gjejnë dot lehtë njerëzit e thjeshtë. Por edhe sepse para eliminimit të tij në Londër, ish-agjenti rus kishte qëndruar në kontakt me dy të dyshuar rusë, Andrej Lugovoj dhe Dmitrij Kovtun. Që të dy këta persona nuk kanë pranuar se janë fajtor në këtë çështje. Por Lugovoj dhe Kovtun as nuk u morën dot në pyetje në Londër dhe as nuk u akuzuan nga drejtësia e atjeshme. Autoritetet ruse e kanë refuzuar ekstradimin e tyre.

Jo aktkakuzë por raport akuzues

Si rrjedhojë pyetja e drejtpërdrejtë dhe më interesante është se sa i involvuar është shërbimi sekret rus, (Shërbimi Sekret i Federatës Ruse FSB- praktikisht pasuesi i KGB-së, shën.red.) në këtë rast, dhe nëse ish-kreu i FSB-së, Nikolaj Patrushev dhe presidenti rus, Vladimir Putin kanë të bëjnë drejtpërdrejt me vrasjen e Litvinenkos. Autoritetet britanike janë përpjekur të japin një përgjigje në një raport të gjatë hetimor.

Për shkak se deri më tani nuk mund të ngrihej asnjë akuzë, sipas ligjeve britanike raporti hetimor i gjykatësit Robert Owen lejohej t’i prezantohej sot Gjykatës së Lartë të Londrës. Edhe pse ky nuk mund të japë një dënim përfundimtar të vlefshëm juridikisht, konkluzioni i hetimeve të Robert Owen është spektakolar: Sipas tij të dy të dyshuarit, Lugovoj dhe Kovtun jo vetëm që kanë vepruar me urdhër direkt të shërbimit sekret rus, FSB, por gjykatësi Owen në raportin 300 faqësh zbardh më shumë se kaq – duke përmendur me emër, në fakt edhe me kufizimin “ndoshta” – se ish-kreu i FSB-së Patrushev dhe presidenti rus, Vladimir Putin kanë miratuar ndoshta vrasjen e Litvinenkos.

Kjo duhet përfytyruar edhe njëherë: Një gjykatës britanik me prestigj pas disa vitesh hetimi dhe marrjes në pyetje të një duzine dëshimtarësh vjen në përfundimin se presidenti rus “ndoshta” ka dhënë miratimin për vrasjen e një kundërshtari politik. Me këtë ndjehen të konfirmuar të gjithë ata që prej vitesh kritikojnë dhe akuzojnë tiparet kriminale të lidershipit të Kremlinit. Aleksander Litvinenko nuk është i vetmi kritik i Kremlinit që është vrarë në Rusi që pas ardhjes në pushtet të Vladimir Putinit. Një rezultat hetimor më eksploziv vështirë të përfytyrohet.

Pasoja të kufizuara

Pasojat juridike të publikimit të raportit hetimor janë relativisht pa peshë, për sa kohë që të dyshuarit nuk ekstradohen. Edhe për marrëdhëniet britaniko-ruse nuk priten pasoja të rënda. Marrëdhënia mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Rusisë është ftohur së tepërmi që pas vrasjes së Litvinenkos para dhjetë vjetësh- Një përkeqësim i mëtejshëm është gati i pamundur. Por në një kontekst më të gjerë politik ky raport ka efektin e vet të fortë: Pasi në hapësirën tonë të re globale të informimit rezultatet hetimore të publikuara paraqesin një dënim faktik të presidentit Putin nga një gjykatë britanike.

Deutsche Welle

Next Post

28 leje drejtimi të pezulluara në Tiranë, dhjetëra sanksione pas kontrolleve nga policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

August 21, 2026
Lufta në fazë të rrezikshme, Rusia mësyn qendrat tregtare në Ukrainë, viktima dhe zjarr

Lufta në fazë të rrezikshme, Rusia mësyn qendrat tregtare në Ukrainë, viktima dhe zjarr

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com