• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Raporti kritik i PAMECA, Prokuroria: Raporti ka dëmtuar hetimin për çështje konkrete

by A R
12/10/2016 14:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi i Prokurorise per Krime te Renda ka thirrur ne takim perfaqesuesit e PAMECA, pas publikimit te raportit te tyre me te fundit ne media, ne te cilen eshte prezantuar qendrimi i prokurorisë se: 1. Raporti ka demtuar hetimin per ceshtje konkrete 2. Raporti konsiderohet si nderhyrje ne hetimin ne ceshtje konkrete te prokurorise, per me teper jashte objektit te punes se Projektit. 3. Ka demtuar imazhin e institucioni.

Raporti i PAMECA “shuplakë” prokurorisë për disa çështje në hetim, nga Shullazi, Çako e Roshi

Me një raport të pazakontë për cështje që janë në hetim, misioni policor i asistencës europiane në Tiranë, PAMECA, ka hartuar një raport tejet kritik në lidhje me prokurorinë në raport me disa cështjes të rëndësishme hetimore të vitit të fundit.

shullazi1Raporti i PAMECA, mision që ndodhet në zyrat e drejtorisë së përgjithshme të policisë, kritikon prokurorinë kur thotë se hetimet dhe provat ndaj Emiljano Shulazit nuk janë të thelluara.

PAMECA evidenton se policia u perjashtua nga procesi i hetimit te Shullazit, ne nje kohe qe pas arrestimit te tij disa muaj me pare ne Tirane, policia deklaroi se ishte ajo qe kishte dërguar referimin në prokurori për Shullazin në të paktën një rast gjobëvënie dhe vendosje eksplozivi në Tiranë. Ja si shprehet konkretisht raporti i PAMECA, në lidhje me rastin e Emiljano Shullazit, në pjesën me titull: Vlerësim i hetimit policor për ndjekjen penale të çështjes së E. Sh.

Raporti i PAMECA 4

thumbnail_pameca4

PAMECA IV kreu një vlerësim të shkurtër të hetimit të policisë dhe të prokurorisë lidhur me E. Sh., një personazh i famshëm i kriminalitetit. Sipas informacionit të mbledhur, Prokuroria e krimeve të rënda rregjistroi procedimin penal nr. 26/2016 (bashkuar me procedimet penale nr. 27, 50 dhe 76 të 2016), për kryerjen e veprës penale “shtërngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” (zhvatje); “shkatërrim i pronës me eksploziv”; kërcënim i një zyrtari publik në detyrë; “prodhim i paligjshëm dhe mbajtje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara në Nenet 109/b, 152, 238/25, 278/4, 283/a dhe 333/a të Kodit Penal. Referoju shtojcës X për faktet dhe provat e mbledhura.

Vlerësimi tregon se hetimet nuk janë kryer në mënyrë të thelluar për të arritur një rezultat konkret në mënyrën më të shpejtë të mundshme. Faktet përshkruhen në mënyrë të vagët e të përgjithshme, pa ndonjë referencë kohore dhe vendi të sjelljes së supozuar kriminale, për shembull, të modaliteteve të kërcënimeve të bëra, dhe pa ndonjë referencë për burimin e provave të mbledhura (përgjime, deklarime dëshmitarësh, etj.) dhe për personelin e angazhuar në hetim. Sipas mediave, PSH është ankuar për faktin se ata nuk ishin të përfshirë në hetimet – që mund të jetë për shkak të ndjeshmërisë politike të çështjes ( karakteristikat e së cilës nuk janë të qarta për momentin).

Raporti në fjalë mësohet se u është dorëzuar autoriteteve shqiptare si policia, ministria e Brendshme, prokuroria etj, dhe pritet të publikohet zyrtarisht brenda pak ditëve. Dokumenti në fjalë ka vlerë informuese dhe rekomanduese për autoritetet shqiptare.

ma.me

Next Post
VIDEO/ Sekuestrohen 80 kg kanabis dhe 6 armë zjarri, dy në pranga, një në kërkim

VIDEO/ Sekuestrohen 80 kg kanabis dhe 6 armë zjarri, dy në pranga, një në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama për legalizimet: Kemi skanuar 54 milionë fletë, në 2027 gjithçka e digjitalizuar

Rama për legalizimet: Kemi skanuar 54 milionë fletë, në 2027 gjithçka e digjitalizuar

April 2, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

April 2, 2026
G7 do të zhvillojë bisedime për Ngushticën e Hormuzit me vendet e Gjirit Persik

G7 do të zhvillojë bisedime për Ngushticën e Hormuzit me vendet e Gjirit Persik

April 2, 2026
Katari i drejtohet OKB-së për sulmet e fundit iraniane: Të dënohen këto akte të paligjshme dhe të kompensohen dëmet

Katari i drejtohet OKB-së për sulmet e fundit iraniane: Të dënohen këto akte të paligjshme dhe të kompensohen dëmet

April 2, 2026
Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

April 2, 2026
“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

April 2, 2026
“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

April 2, 2026
Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

April 2, 2026
Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

April 2, 2026
Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In