• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Raporti konfidencial / Rritet numri i fëmijëve nën 13 vjeç që shkelin ligjin

by Aalison Pearse Stevens
04/03/2016 08:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

EKSKLUZIVE JAVANEWS / Një raport konfidencial i hartuar nga disa shoqata që përfshihen në Kolaicionin për të Drejtat e Fëmijëve, dhe që pritet t’i shkojë edhe Ministrisë së Brendëshme, tërheq vëmendjen se në Shqipëri, përgjatë vitit 2015, janë evidentuar mbi 820 fëmijë në të gjithë vendin nën moshën 13 vjeç, që kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin. Numërin më të lartë për veprime të kundërligjshme e mban Tirana, pasuar me Durrësin, Shkodrën, Elbasanin, Fierin, si dhe Lezhën. Për shkak se janë nën moshë, këta fëmijë nuk procedohen penalisht. Raporti në fjalë ngre shqetësimin se ndonëse ata nuk procedohen penalisht, nga ana tjetër ata nuk i nënshtrohen trajtimeve ligjore, me qëllim që në të ardhmen të mos bëhen burim për ngjarje të rënda kriminale, apo të shfrytëzohen si “ushtarë” në rrjetet kriminale. Raporti synon të verë “gishtin mbi plagë”, duke nënvizuar se riintegrimi i këtyre fëmijëve mbetet një nga shqetësimet më serioze në fushën e mbrojtjes së të drejtave të tyre.

Shkeljet që evidentohen

Shkeljet ligjore që evidentohen në këtë raport të kryera nga fëmijët nën moshën 13 vjeç kanë të bëjnë kryesisht me vjedhje, zënka nëpër shkolla, por edhe në ambiente publike, prishje të rendit dhe qetësis publike, dëmtim prone, mbajtje armësh të ftohta, ngarje mjetesh pa patentë etj. Nga informacioni i grumbulluar pranë komisariateve të policis në qytetet kryesore të vendit, ka rënë në sy fakti se për një sërë veprash penale të kryera, fëmijët rezultojnë t’i kenë kryer në bashkëpunim me disa persona që në shumicën e rasteve janë shokë shkolle apo familjarë me njëri- tjetrin.  Policia është mjaftuar vetëm me regjistrimin e veprave të kundraligjshme, kartelizimin e personave që i kanë kryer dhe më pas janë detyruar t’i lenë të lirë, pasi janë nën kufirin ligjorë. Më të ekspozuar ndaj këtyre ngjarjeve janë fëmijë me probleme të mëdha ekonomike në familjet e tyre, me prindër të divorcuar, por edhe fëmijë të cilët jetojnë relativisht në kushte shumë të mira ekonomike.

Problematika

Në raport evidentohet fakti se në qendrat policore përgjithësisht fëmijët kanë trajtim të diferencuar dhe korrekt, por problem mbetet kur ata përdoren nga persona me moshë të madhe për të kryer vepra të rënda penale, si vjedhje, transport sendesh të vjedhura, dëmtim prone etj. Koalicionin për të Drejtat e Fëmijëve nënvizon se ka një mungesë bashkëpunimi mes policis dhe shkollave për këto raste, pasi policia mjaftohet vetëm me regjistrimin e shkeljeve të bëra, ndërsa shkolla thuajse nuk mban asnjë përgjegjësi në lidhje me këtë problematikë. Raporti kërkon që procesi i riintegrimit të tyre të jetë sa më i prekshëm, duke përfshirë këtu jo vetëm qendrat e riintegrimit, që janë ende të pamjaftueshme sa i përket kapaciteteve, por edhe shkollës dhe familjeve të fëmijëve që kryejnë shkelje ligjore. Ky dokument faktmbledhës do t’u dërgohet institucioneve më të larta shtetërore, i shoqëruar edhe me rekomandime përkatëse. (javanews.al / Me.Ar)

Next Post

Zgjedhja e Thaçit president, shkon në Gjykatën Kushtetuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me kë po tallet Kryeministri?

“Safe City’: Siguri për makinën, rrezik për shqipen!

March 12, 2026
Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment

Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment

March 12, 2026
Drejtësia e re dhe vonesat/ Minxhozi: “21 janari” u trajtua me të njëjtin standard siç u trajtua në momentin kur ngjarja ndodhi

As Balluku nuk e afroi dot kilometrin e fundit

March 12, 2026
I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba  është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

March 12, 2026
Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

March 12, 2026
“Balluku” rrezikon integrimin? Reagon ambasada gjermane: Mbështesim dëshirën e qytetarëve shqiptarë!

“Balluku” rrezikon integrimin? Reagon ambasada gjermane: Mbështesim dëshirën e qytetarëve shqiptarë!

March 12, 2026
Pentagoni: 6 ditët e para të luftës me Iranin kushtuan SHBA-së 11.3 miliardë dollarë

Pentagoni: 6 ditët e para të luftës me Iranin kushtuan SHBA-së 11.3 miliardë dollarë

March 12, 2026
Mbreti i Panairit

Sheherazadia ime

March 12, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

March 12, 2026
EMRAT / Begaj dekreton ambasadorët e Shqipërisë në Katar dhe NATO

EMRAT / Begaj dekreton ambasadorët e Shqipërisë në Katar dhe NATO

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In