• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Raporti konfidencial i BE-së: Pushtet, afera dhe korrupsion me EULEX-in në Kosovë

by
02/06/2015 08:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një raport i përpiluar para më shumë se dy muajsh, i cili tregon lidhjet mes politikanëve kosovarë dhe zyrtarëve të EULEX-it si dhe ndërhyrjet që kanë bërë në të gjitha format në punën e EULEX-it, është publikuar sonte nga ekipi i emisionit “Puls” në KTV. Raporti ishte hartuar nga një ekip hetuesish të BE-së, pas dyshimeve për korrupsion dhe afërsi të zyrtarëve të lartë të EULEX me politikanë vendorë.

Në këtë pjesë të raportit konfidencial përmenden 13 emra vendorë dhe ndërkombëtarë. Që nga ish-shefi i EULEX-it, Bernd Borchard, ish-kryeministri Hashim Thaçi, kryetari i kuvendit Kadri Vesli, ministri i drejtësisë, Hajredin Kuçi, ish-shefi tjetër i EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac e deri tek ish-kryeprokurori, Ismet Kabashi si dhe përshkruhen situata e parashikueshme, veprimet e tyre, qëllimet dhe veprimet që kanë ndodhur dhe ato që pritet të ndodhin, raporton Koha.net.

Tre janë personat kryesorë që përmenden në këtë raport. Persona kyç janë Hajredin Kuçi, Bernd Borchard dhe…Mariana Papa, një zyrtare shqiptare që pavarësisht pozitës si oficere e lartë e antikorrupsionit, përshkruhet si person i fuqishëm në EULEX. Padyshim dhe Mats Mason, ish-kreu i divizionit ekzekutiv në EULEX.

Ky grup personash, sipas raportit, kanë pasur ndikim direkt në vendime të rëndësishme në fushën e drejtësisë. Ndërsa për ish-shefin e EULEX-it, raporti tregon aferën me Mariana Papën dhe tentimin e marrjes së pozitës së shefit të mbrojtjes së përbashkët dhe politikës së sigurisë. Në këtë tentim, sipas raportit, Borchard ka dështuar. Ndërsa njeriu tjetër me fuqi në EULEX, Mats Mason, qëllimin e parë e ka pasur të marrë pozitën e shefit të EULEX-it, mirëpo ka dështuar.

Qëllimi i dytë dhe shumë i rëndësishëm në gjithë këtë raport është marrja e pozitës së kryetarit të Gjykatës Speciale. Në bazë të raportit, Mason është duke tentuar që më çdo kusht ta marr këtë pozitë.

Ndërkohë, për kryetarin e PDK-së dhe zëvendëskryeministrin, Hashim Thaçi, raporti tregon se ai është duke punuar vazhdimisht që të bëhet president./RESPUBLICA/

Next Post

I "inkriminuari" i shkruan Berishës në Facebook

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pasqyrë Albania një mur për të mashtruar qytetarët”- Berisha akuza kryeministrit: Rama do që të vjedhë 130 mln euro në Aeroportin e Vlorës!

“Pasqyrë Albania një mur për të mashtruar qytetarët”- Berisha akuza kryeministrit: Rama do që të vjedhë 130 mln euro në Aeroportin e Vlorës!

August 24, 2026
Arrestohet 34‑vjeçari që kanosi me armë zjarri tre shtetas, sekuestrohen pistoleta dhe municion luftarak

Arrestohet 34‑vjeçari që kanosi me armë zjarri tre shtetas, sekuestrohen pistoleta dhe municion luftarak

August 24, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Edhe një herë për të majtët që iu mbajnë flamurin fashistëve në protestë

August 24, 2026
Përkeqësohet gjendja e monarkut më të vjetër në Evropë, Pallati Mbretëror: Ka reaguar ndaj trajtimit

Përkeqësohet gjendja e monarkut më të vjetër në Evropë, Pallati Mbretëror: Ka reaguar ndaj trajtimit

August 24, 2026
U emërua në mënyrë të paligjshme, shkarkohet prokurori në SHBA

U emërua në mënyrë të paligjshme, shkarkohet prokurori në SHBA

August 24, 2026
Qeveria miraton 53.3 milionë lekë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga murtaja e ruminantëve

“Pasqyrë Albania”: Si do të funksionojë platforma e re e qeverisë për shërbimet dhe ankesat e qytetarëve

August 24, 2026
Gjenden mbetjet mortore të 23 personave në Zubin Potok, Kurti: Numri përkon me “grupin e intelektualëve”

Gjenden mbetjet mortore të 23 personave në Zubin Potok, Kurti: Numri përkon me “grupin e intelektualëve”

August 24, 2026
Aksion në burgun e Fushë-Krujës: Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

Aksion në burgun e Fushë-Krujës: Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

August 24, 2026
Nga divorci te hashashi, dy pistat e hetimit për ekzekutimin e babë e bir në Dukagjin

Nga divorci te hashashi, dy pistat e hetimit për ekzekutimin e babë e bir në Dukagjin

August 24, 2026
Sërish fluks i lartë në Portin e Vlorës, 995 pasagjerë dhe 265 automjete drejt Brindisit

Sërish fluks i lartë në Portin e Vlorës, 995 pasagjerë dhe 265 automjete drejt Brindisit

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com